Ρύshohen nga ρuna 4 edukatore të çerdhes, frikësonin fëmijët duke vënë maska (VIDEO)

Katër punonjëse të një çerdheje janë pushuar nga puna, pasi vendosin maska ​​​​të frikshme të “Halloween” për të trembur fëmijët e vegjël, si një formë ndëshkimi.

Pamjet u bënë virale, ndërsa tregojnë një anëtare të stafit në Lil’ Blessings Childcare në Mississippi, SHBA, duke i tmerruar fëmijët e vegjël që të sillen mirë dhe duke u bërtitur në fytyrë.

Ndërkohë një punonjëse dëgjohet duke i thënë koleges së maskuar që të shmangë të vegjlit ‘e mirë’ dhe të ndëshkojë ata që kanë qenë ‘të këqij’, duke i bërë kështu fëmijët që të tremben dhe të qajnë.

SHIKO VIDEON KËTU