Ρolicia spanjolle zbulon “shtëpinë e barit”, 25-υjeçari tenton të arratiset nga çatia, por bie e hυmb jetën, në pμρranga dhe 7 shqiptarë të tjerë

Policia spanjolle ka zhvilluar një aksion ditën e sotme, ku është zbuluar një shtëpi bari.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 7 shqiptarë, ndërsa një 25-vjeçar ka humbur jetën teksa ka tentuar tu shpëtojë prangave.

Mësohet se kur shqiptari ka parë policinë që ka hyrë në ndërtesë ka hypur në çati dhe ka tentuar të arratiset, por ka rënë dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit të kësaj të shtune. Gjithë grupi shkruajnë mediat e huaja ishin shqiptarë.

Pas kontrolleve agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e ndërtesës ishte një fermë industriale droge me një plantacion të madh marihuane.