Ρrοva se si e ρengοnte drejtësinë Sali Berisha, është fshehja e kαsetës me dëshmίnë e “blerë”, që i mori trυρrοjes së Azemit

“Bolla e zezë” e Shqipërisë së trazicionit dhe i “tremburi” i Lalzit prej reformës së SHBA, kujton se provat e krimit dhe fshehja e krimeve të tij, zhduken siç ia zhduknin Adriatik Llalla, Gjin Gjoni, Enkelejdi Hajro, Marsida Xhaferllari, Alaudin Malaj, Dritan Broci, Fatmira Hajdari etj., por ato janë të plota në sirtarët e atyre që e damkosën si person “non grata”

Në çdo deklarim të tij, bërë pas vendimit të DASH për shpallje person “non grata”, Sali Berisha i ka quajtur shpifje akuzat për pengim të drejtësisë, lidhur me krimet e tij, të familjes, bashkëpunëtorëve ministra, politikanë, kryepolicë si Agron Kulicaj e Erzen Breçani dhe kriminelë që mbante pranë.

Ndoshta, nga tronditja e fortë që ka pësuar, Sali Berisha kujton se SHBA akuzon e vendos pa prova; por në fakt asnjë provë, dëshmi e dosje nuk është zhdukur, përkundrazi të gjitha janë të skeduara me detaje nga drejtësia e re Amerikane.

Një prej fakteve, që vërteton akuzën e SHBA, për pengim të drejtësisë me manipulim e fshehje të provave të krimit, me fshehje dëshmitari, është rasti i intervistës që Sali Berisha i ka marrë në spital truprojes së plagosur të Azem Hajdarit, mëngjesin e 13 shtatorit 1998, pa lejen e policisë e prokurorisë.

Fillimisht, truprojen Zenel Neza e manipuluan me premtimin për largim ilegal nga Shqipëria e fshehje në Belgjikë; duke i kërkuar si këmbim heshtjen dhe refuzimin për dëshmi para drejtësisë.

Pas pazarit, pesonalisht Sali Berisha, incizoi dëshminë e truprojes Zenel Neza, ndërsa pas disa ditësh e zhduku nga Shqipëria, duke e fshehur në Belgjikë, në baza trafikantësh me të cilët kishin lidhje Berisha dhe Gazidede.

– Përse Sali Berisha e intervistoi me urgjencë e ilegalisht, të vetmin dëshmitar okular të vrasjes së Azem Hajdarit, para marrjes në pyetje nga policia e prokuroria dhe pa lejen e tyre?

– Përse Sali Berisha po e fsheh prej 13 vitesh dhe nuk e dorëzon në organet e drejtësisë, këtë kasetë me dëshmi “kyçe” në skenarin e vrasjes së Azem Hajdarit, para selisë së PD?

Me aq “përvojë” sa ka Sali Berisha në çështje krimesh, besojmë se e kupton, që regjistrimi i paligjshëm e mos dorëzimi i kësaj kasete; manipulimi e ndalimi i dëshmitarit për të mos deklaruar para drejtësisë dhe fshehja e dëshmitarit jashtë Shqipërisë, janë prova pengimi me dashje të drejtësisë./Pamfleti