10-υjeçari në Durrës bie nga kati i tretë i hοtelit, ndodhet në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Durrësin, ku një 10 vjeçar nga Polonia i cili ndodhej në Shqipëri për pushime, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Shkëmbin e Kavajës.

Për pasojë i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku po merr mjekimet e nevojshme.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.