Ish-konkurentja e “Për’ρυthen” ρlas ‘bombën’: Romeo Veshaj, i dashυri i shoqes time jashtë…

Gabriela Arapi, ish-konkurentja e “Për’puthen” ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”.

Mes deklaratave të saj të shumta, Gabriela ka folur pa ‘filtra’ edhe për banorët e BBV3, në rubrikën me foto nga Ronaldo Sharka.

Një ndër fotot e përzgjedhura për Gabrielën, ka qenë Romeo Veshaj, për të cilin ajo ka lëshuar deklaratën ‘bombë’, ku ka treguar se Romeo ka qenë në një lidhje me shoqen e saj, madje ka lënë të nënkuptohet se lidhja ka vazhduar deri para hyrjes së tij në BBV.

Gabriela: Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia.

Gabriela: Kush është Heidi? Nuk e njoh.

Ronaldo: Po thua që Romeo ka pasur diçka me një shoqe tënden më parë?

Gabriela: Po, me një shoqe timen ka pasur. Ndoshta deri para hyrjes në BBV.

Ήistoria që përΙoti botën! Gjendet trupi i gruas që u hodh në lumin e akullt për të shρëtuar qenin

Trupi i Amanda Richmond Rogers, 45 vjeç, është gjetur në lumin North Fork Eagle, në Alaskë. Ajo u përpoq dhjetorin e kaluar që të shpëtonte qenin e saj, i cili ra aksidentalisht në lumin e akullt në zonën Anchorage, Alaskë.

Amanda dhe bashkëshorti i saj, Dr. Brian Rogers, shkuan pranë lumit për të festuar përvjetorin e 18-të të martesës së tyre, me 23 dhjetor 2023. Gjatë shëtitjes, një prej qenushëve të tyre, Groot, ra në lumin e akullt dhe Amanda nuk mendoi dy herë, por u zhyt për të gjetur dhe shpëtuar Groot.

Trupi i saj u gjet më 24 mars, e përqafuar me qenushin. Motra e saj, Jennifer Richmond, tregoi se Amanda e kishte Groot në krahët e saj si dikur dhe shtoi se Amanda “ndërroi jetë si një heroinë e vërtetë”.

“Trupi u gjet nga një kalimtar i rastësishëm”, u shpreh zëdhënësi i departamentit të policisë në Anchorage, Reene Oistad. Ekspertët ekzaminuan trupin dhe u konfirmua identiteti i së ndjerës.

“Amanda i donte shumë qentë, thuajse aq sa fëmijët tanë. Ata ishin familja jonë”, u shpreh bashkëshorti i saj, Dr. Brian

Ai tha se Amanda nuk u hodh në lumin e akullt “për të shpëtuar thjesht një qen, por për të shpëtuar një anëtar të familjes”.

Amanda Richmond Rogers me familjen e saj
Amanda ishte nënë e katër fëmijëve, Leif Thurmond, Liam, August dhe Bodhi Rogers.

TikTok-u u përlot nga historia e saj, duke treguar edhe njëherë se katërputroshët nuk janë thjesht kafshë që mbahen në shtëpi, por janë pjesëtarë të familjes. “Ata e gjetën. Ajo po përqafonte mikun e saj me gëzof”; “Nuk po qaj vetëm unë, e di”; “U prehtë në paqe! Ajo është një heroinë”; “Kafshët janë të pazëvendësueshëm për disa prej nesh” ishin disa nga komentet në TikTok.

Një banor misterioz do të futet të martën në BBV3! Shkon në Fan Clυb me mαskë dhe bën sherr me Ronaldon(Video)

Një banor i ri do futet në shtëpinë në të famshme në Shqipëri ditën e martë.

Ai nuk ka dashur të prezantojë veten, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë.

Ai i ka konsideruar banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët. Ai tha se me hyrjen e tij do ketë një standard tjetër në BBV3, tashmë që edhe Egla u largua.

I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin. Përsa i përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

Ronaldo Sharka ka dhënë një mendim të tij se kush mund të jetë ky personazh kaq misterioz, por mesa duket atij nuk i pëlqeu komenti i moderatorit.

Ronaldo: Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë në Top News ka shprehur një dashuri të madhe për Riken.

Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?

Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt BBV3, u shpreh: Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë.

Ronaldo: Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla.

Ronaldo dhe Ina Kollçaku i ka dhënë vetëm dy javë kohë qëndrim në BBV e më pas do largohet pasi është i paqëndrueshëm dhe i lëkundur në ato gjëra që thotë.

“Ήarxhoj 5 mijë euro në muaj”, habit Gabriela e Për’ρυthen: Çunat e Kombëtares dhe VIP-a të martuar më ngαcmojnë

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur gjatë për jetën e saj private.

Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ok që janë shumë rroga mesatare bashkë.

Gabriela Arapi: Po janë shumë, do fillojnë tani se ku i gjen ti lekët, etj, etj, por nuk e tregoj, e kam sekret. Më marrin në sysh dhe nuk më vjen më pastaj leku.

Ronaldo Sharak: Po ti punon?

Gabriela Arapi: Po punoj.

Ronaldo Sharka: Kush është shumë apo dhurata më e çmendur që një mashkull ka bërë për ty.

Gabriela Arapi: Këtu më gjete pak ngushtë. Një makinë por nuk e kam më. Nuk e tregoj shumën.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj showbizi që të kanë shkuar dhe kanë nisur një flirt me ty duke bërë këtë batutë të Cartierit?

Gabriela Arapi: Po ka futbollistë të Kombëtares që kanë shkruar, por më shumë kanë shkruar jo të showbizit duke thënë “po çfarë do ti zemra aty, ta blejmë ne Cartierin”, ti nuk je për ata, ta shtrojmë ne me flori, me çfarë të duash”.

Ronaldo Sharka: Më trego një personazh publik që ka flirtuar apo ngacmuar me ty gjatë kohës së Për’puthen se ato ndjekin TV dhe kanë parë një gocë të bukur.

Gabriela Arapi: Nuk nxjerrim emra jo, se pastaj merren vesh, se mund të jenë dhe të martuar, të fejuar, në një lidhje, prandaj e ruajmë privatësinë.

Ronaldo Sharka: Ka pasur dhe kështu rastesh?

Gabriela Arapi: Po normale, që nxjerrin dhe gratë në Instagram.

“E gjeta υeten në rrugë”/ Pas ρërjashtimit të Eglës reagon “Maestro”, dhe bën deklaratën e ραzakontë

Sot është përjashtuar nga gara për çmimin e madh aktorja Egla Ceno.

Jo të paktë kanë qënë personazhet që kanë reaguar, ku pas Sara Gjordenit një tjetër ish-banor i ‘BBVA’ Armaldo Kllogjeri ka shprehur mendimin e tij.

“Ah moj Egla uroj që ende të jesh në punë (në teatër) tani që dole nga ‘BBV3’, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë, shkruan në postimin e tij Maestro.

Leku ‘letër’, nuk do ta besoni sa kυshtoi υeshja e Françeskës në ‘Ρrime-n’ e djeshëm

Françeska Murati është një nga banoret më të komentuara të ‘BBV3’, kjo jo vetëm për lojën e saj në format por dhe për paraqitjen e saj tepër stylish dhe të shtrenjtë që ajo paraqitet në çdo ‘Prime’.

Në spektaklin e sotëm për “look-un” e saj janë shpenzuar rreth 1500 euro, kur përfshihet fustani pranveror Zimmermann 795€ dhe 695€ këpucët Christian Louboutin.

Ήαbit akademiku shqiρtar: Apollonia është qγtet grek. Shqiptarët nuk kanë gjαk 100% të pastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me K të madhe.

Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut.

Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë.

Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha botës.

“Kur amerikanët ndihen krenarë për kombin e tyre, ne pse të mos kemi lavdinë. Por duhet të jetë një lavdi e cila edhe sot duhet ti përgjigjet asaj të dikurshmes.

Ai që njeh të kaluarën nuk ka frikë nga e ardhmja, thuhej në një revistë. Kjo do të thotë se është një komb shumë vital, i cili arrin ndoshta të bëj diçka dhe të mbijetojë.

Që të gjesh në Ballkan gjak 100% të pastër nuk e gjen dot. 41% e kanë kroatët, ne e kemi më të ulët se ata. Kjo do të thotë se jemi më të përzier. Një komb që ka fuqi të madhe kulturore të asimilon.

Unë në librin tim nuk e quaj Epirin Epir, por Iliria e Jugut. Termi Epir nuk ka lidhje me grekët. Hyjnë thesprotët dhe kaonët. Homeri me fjalën Epir, do të thotë që janë banorë të ishujve që bregun përballë e quajnë Epir.

Është emërtim barbarët e detit, e bregut. Nuk është as emër që na kanë vënë të tjerët dhe as vetes, është emër neutral. Skënderbeu dhe Barleti e përdorin si mburrje.

Por unë them Iliria e Jugut, te aktet e papatit thuhet Arbëria e jugut. Orikumi nuk ka asnjë dokument që është koloni greke. Oriku nuk është koloni, Butrinti nuk është koloni. Apollonia u themelua nga 200 korintas dhe fusha e Myzeqesë quhet fusha e Gylakut, për të parin e kolonistëve. 200 vetë nuk mund të thuash se nuk patën përzierje me popullsinë vendase. Janë të tëra në greqisht.

Apollonia pavarësisht se kolonistët e parë janë martuar, janë përzier, është një qytet grek. Ti po vajte në Amerikë dhe je pesë gjenerata, ti je amerikan. Te Durrësi kam vërejtje. Nga autorët e lashtë gjithmonë quhet qytet.

Kur hyn në gjirin e Jonit, se Jon quhej Adriatiku në atë kohë, thuhet se në anën e djathtë banojnë barbarët ilirë. Në histori ke të bësh me përkthime të këqija që çojnë në anën e kundërt.

Kalon nga qytet ilir, në qytet greko-ilir, por që mbetet kolonia e Durrësit. Enver Hoxha ka thënë fjalën më të bukur lidhur me historinë, ajo që është greke jepjani grekëve, ajo që është ilire, dëshmojeni se është e tillë dhe mbroheni”, shprehet ai. /TEMA

Ceka: Qytetërimi ilir ka ekzistυar para qγtetërimit grek dhe romak

Arkeologu i njohur Neritan Ceka ngre tri teza interesante për ilirët dhe qytetërimin e tyre. A ka ekzistuar ky qytetërim para grekëve apo romakëve.

Në intrevistën për Report Tv, duke iu referuar kërkimeve arkeologjike, Ceka zbulon se qytetet ilire e kanë nisur jetën aktive para se të vinin në rajonet e Ilirisë helenët dhe romakët.“Qyteti është trajtuar që herët në literaturën arkeologjike mbi Ilirinë e Jugut, por ai përfshihej gjithmonë në sferën e qytetërimit grek apo të ndikimit të tij. Mendimi arkeologjik shqiptar ka njohur një evolucion të vazhdueshëm gjatë trajtimit të problemeve që lidhen me rrugën e urbanizimit të Ilirisë. Që në gjurmimet e para, gjeneza e qyteteve ilire është vështruar në këndvështrime të ndryshme. Disa e kanë parë të lidhur ngushtë me ndikimin e kolonive helene të bregdetit. Ndërsa të tjerë e kanë trajtuar si nje fenomen autokton, i lidhur me zhvillimin vendas, që nga vendbanimet e periudhës së parë të hekurit”, rrëfen ai.

Tezat e prof.dr. Cekës janë publikuar tashmë në librin “Në fillimet e qytetit ilir” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Studimi monografik i arkeologut 70-vjeçar Neritan Ceka lidhet me rezultatet e gërmimeve nëpër qytetet ilire që përfshijnë një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut.Ky libër përbën një studim monografik mbi një temë, që në pamje të parë duket mjaft e trajtuar në studimet arkeologjike. Por kur njihesh me përmbajtjen themelore të punimit, kuptohet se autori, pasi i ka njohur mirë të dhënat e autorëve antikë, pasi ka gërmuar në qytete ilire dhe pasi ka gjurmuar me një vëmendje jo të zakonëshme një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut, depërton me një këndvështrim të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir.

Ky këndvështrim shumëplanësh, ka mundësuar në ndriçimin e fillesave të krijimit dhe në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit ilir, si fenomen urban, por edhe si dukuri shoqërore, politike dhe kulturore. Tema e qytetit ilir na çon drejt njohjes në detaje të fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Kr. Kjo temë, tanimë e trajtuar, nuk mund të ketë kufij të njohjes shkencore, duke mbetur objekt i shqyrtimit gjithnje e më të detajuar për arkeologjinë në përgjithësi dhe për atë shqipare në veçanti.Problemi i karakterit të qyteteve ilire ka qenë trajtuar gjerësisht në literaturën arkeologjike. Botimet e veçanta, apo edhe sintezat për qytetin ilir, e marrin në shqyrtim atë kryesisht duke filluar nga shek. IV p.e.sonë, d.m.th., në kohën kur ai ishte plotësisht i formuar. Ndërkohë që çështja e origjinës dhe e rrugës së formimit të këtij qyteti, ka mbetur pak e thelluar.

Zbulimet e arkeologut ndër vite në sitet arkeologjike përforcojnë tezat e tij falë zbulimeve të fundit, siç është varri madhështor i Amantias që doli në dritë pak muaj më parë në rrethinat e Vlorës.

‘Ky zbulim ka një rëndësi po aq të madhe sa zbulimi në Pire’ -thotë arkeologu Neritan Ceka

Në intervistën për Report TV arkeologu Ceka rrëfen se cilat janë të vërtetat historike që na çojnë drejt njohjes së fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Krishtit, ato të vërteta me të cilat babai i tij themeluesi i arkeologjisë shqiptare ka shtruar rrugën e rezulateve më të fundit të kërkimit, edhe në studimet e kolegëve.

Prof.dr. Neritan Ceka depërton përmes një këndvështrimi të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir. Një këndvështrim të ri do të ketë edhe Historia e shqipëtarëve, që po hartohet nga një grup i madh pune i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku arkeologu Ceka është edhe njëri nga autorët e saj.

Arkelogu Neritan Ceka i shtyn më tej kufijtë e njohjes shkencore duke e lënë të hapur debatin shkencor për gjenezën e ilirëve, në shërbim të së vërtetave shkencore, për t’i bërë sfidë me fakte në dorë sharlatanizmit.

Dokυmente të reja arkivore, në Sanaxhakun e Nishit ka pasur 716 υendbanime me shqiptarë – gjithçka nga intervista me studiuesin Osmani

Në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com është diskutuar për veprat lidhur me shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit, ndërkaq ka folur studiuesi i arkivistikës Jusuf Osmani, i cili ka publikuar shtatë veprat “Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit – Muhaxhirët” në 7 vëllime.

Në këtë intervistë është Osmani ka treguar rëndësinë e këtyre veprave, të dhënat e grumbulluara, vrasjet që ndodhën, shkatërrimin e pasurisë që është bërë, qëllimin e publikimit, përkthimin e dokumenteve e mbledhjen e arkivave të ndryshme.

Studiuesi Osmani thotë se në këto vepra janë detajet e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku, vuajtjet e maltretimet e deri të vendosja e tyre në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Turqi e deri në vendet arabe.

Ai thotë se më këtë ka përmbushur kërkimet e tij për maltretimet që u ndodhën shqiptarëve që u dëbuan nga këto treva që sot janë në Serbi.

Osmani thotë se përfundimi i shtatë vëllimeve ka kërkuar një përkushtim të madh, në një kohë të gjatë prej 20 vitesh.

“Kam hulumtuar dokumentet arkivore në arkivat e vendeve të rajonit dhe Turqisë, kam hulumtuar literaturën e paktë që është botuar për këtë temë, por edhe kam vizituar vendbanimet ku janë vendosur muhaxhirët duke përfshirë Turqinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe mos të flasim më Kosovën”.

Studiuesi i arkivistikës thotë se në libra janë dokumentuar edhe tapitë e pronave në Sanxhakun e Nishit, pastaj rrëfimet e të dëbuarve që janë përcjellë brez pas brezi.

Ai thotë se ideja për këto libra ka lindur pasi që duke bërë kërkime për veprat “Vendbanimet e Kosovës” ka vërejtur se janë shumë vendbanime që popullohen nga muhaxhirët.

Osmani ka zbuluar të dhëna interesante ku thotë se në Sanxhakun e Nishit ka pasur 716 vendbanime me shqiptarë.

“Nga këto 716 vendbanime, 416 vendbanime kanë qenë të pastra shqiptare, derisa të tjerat kanë qenë të përziera me popullatë shqiptare, serbe, turke, hebreje, çerkeze e rome. Shqiptarët në Nish kanë jetuar në një tërësi prej 10,972 km2”.

Hulumtuesi thotë se ka hasur në dokumente ku shqiptarë autoktonë ka pasur edhe në Pashallëkun e Beogradit.

Autori i shtatë vëllimeve ”Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit – Muhaxhirët” thotë se ai me ndihmën e bashkëpunëtorëve ka arritur deri në një pikë të hulumtojë për këtë temë, por sipas tij duhet edhe ndihma e shtetit.

Osmani thotë se ndërkombëtarëve duhet t’iu tregohet se shqiptarët janë shtri deri te vendbanimi i quajtur “Katun”, i njohur edhe si Molla e Kuqe.

Osmani në këtë emision me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar se në këto vepra janë detajet e dëbimit, vuajtjet e maltretimet e deri të vendosja e tyre në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Turqi e deri në vendet arabe.

Ai thotë se më këtë ka përmbushur kërkimet e tij për maltretimet që u ndodhën shqiptarëve që u dëbuan nga këto treva që sot janë në Serbi.

Osmani tregon se vendbanimet shqiptare në Sanxhakun e Nishit u zbrazën brenda vetëm dy muajve.

“Në dhjetor të vitit 1877 dhe janar të vitit 1878 u dëbuan më shumë se 250 mijë shqiptarë. Ata pësojnë shumë nga luftërat, dhuna, terrori. Sipas disa informatave rreth 70 mijë banorë shqiptar kanë pësuar në atë luftë. Ato territore pushtohen menjëherë nga Serbia dhe kolonizohen…Në Medvegjë janë 52 vendbanime dhe që të gjitha kanë qenë të banuara nga shqiptarë. Një vendbanim Lece ku ka qenë një xeherore kanë ardhur disa xehetarë serb dhe kanë banuar aty”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Studiuesi thotë se Toplica e Prokuplja kanë qene vendbanime që edhe vet serbët i kanë quajtur “çerdhe e shqiptarëve”.

Osmani thotë se qëllimi i librave është që të paraqiten fakte dhe të dihet e vërteta historike e këtyre trojeve.

Studiuesi thotë se burimet serbe janë gjithmonë të njëanshme për këto ngjarje.

Ai thotë se popullata e Sanxhaku gjeti strehim në Kosovë, Preshevë, e deri në vise të largëta të Turqisë.

“Ka të dhëna që këta shqiptarë kanë arritur deri në Siri e Jordani. Mos ta flasim për Turqinë ku ka fshatra të tëra që 80% e tyre kanë prejardhje shqiptare”, tregon ndër të tjera Osmani.

INTERVISTA E PLOTË: VIDEO

Gυri që fΙet shqip dhe ‘trόnditi’ Greqinë fαΙΙco të sajuar! Shρërndajeni

SHKRIMET ARKEOLOGJIKE ANTIKE FLASIN SHQIP DHE JO GREQISHT/ GJUHA SHQIPE ÇELËSI NË LETËRSINË GJUHËSORE DHE ETNOGRAFIKE GREKO – -LATINE

Guri që flet shqip dhe ‘tronditi’ Greqinë fallco të sajuar:

NË GUR ESHTË SHKRUAR: Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret

__________________________________________

Faqe 45

Do të jetë më e lehtë të konfirmojmë mendimin tonë për origjinën e shqiptarëve, pasi kjo gjuhë është mbajtur konstante në tiparet e tij më të mëdha ndër shekuj e deri më sot, sipas fakteve historike.

Siç e ka parashikuar tashmë shkencëtari gjerman Muller, shqipja do të na japë çelësin e zgjidhjes së disa problemeve që lidhen me letërsinë gjuhësore dhe etnografike greko-latinike.

I emëruar Pelaka Skype ose nga shqiptarët që jetojnë në Epir, Shqipëri, Maqedoni dhe Itali, arbër nga shqiptarët në Greqi, ky dialekt është formuar nga disa mijëra fjalë dhe njërrokëshe dyrrokëshe, rrënjë të thata dhe të thata pa parashtesa ose prapashtesa disa përjashtime.

Duke përjashtuar fjalët neopelasgjike, latine ose greke, turqisht, sllave ose të tjera, skeleti shfaqet në idiomën e tij të lakuriqësisë i fortë, pothuajse eolodorien ose erë, duke iu afruar në fakt të gjitha dialekteve në epigramet e gdhendura të vjetra ose të kënduara nga rapsodët dhe Aedes

Faqe 49

Rapsoditë tek Homeri, me gjithë korrigjimet e nënkuptuara nga athinasit, tek shqiptarët homerikë gjejmë shumë fjalë në përdorim, gjë që argumenton lashtësinë e shqiptarëve.

Faqe 57

Shqiptarët më në fund vajtojnë të vdekurit e tyre në mënyrën homerike gratë (data, shqip-oAoXu xXatmoi;, oXoXi5Ço>), duke përsëritur fjalët izi, oïzi = e zezë, e pakënaqur.

Homeri e përdori këtë fjalë dikur oizôc Çuditërisht, fjalën zi, Zia e kthente në çdo moment në mbishkrimin arkaik të gjetur në Lemnos, të cituar nga i nderuari Dr. Apostolides.

Kjo fjalë do të thotë në shqip varr ende zi dhe frazë na zia erd era që ne erdhëm në zi.

Çfarë i shtyn disa shkencëtarë të argumentojnë se gjuha e mbishkrimit i ngjan shqipes, kjo relike e pellazgjishtes, veçanërisht pasi ishulli Lemnos ishte shtëpia ekskluzive e pellazgëve deri në kohën e Miltiades, i cili pushtoi.

Konkluzioni:

Përfshirja e ishullit Lemnos është shkruar në gjuhën pellazge, pellazgët nuk u përthitën plotësisht dhe ata janë kthyer me pasardhësit e tyre, shqiptarë apo shqiptarë, si dhe historia dhe prova gjuhësore.

______

Burimi:

  • texts Bulletin by Institut égyptien, Topics Egypt
  • Publisher Le Caire [etc.] Impr. de l’Institut français d’archéologie orientale [etc.]
  • Collection robarts; universityofottawa; toronto
  • Contributor Robarts – University of Toronto
  • Language French
  • Volume 3-4 ser.4
  • Superseded in 1918 by Institut d’Égypte, Cairo (1918- ). Bulletin

_______

Libri i plot dixhital:

https://archive.org/det…/s4bulletin03inst/page/n3/mode/1up