Vdekjet e mistershme në Shqipëri, dëshmia: Nga këngëtarja Anita Bitri dhe familjarët e saj në SHBA, te katër turistët rusë në Qerret të Kavajës!

Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë.

Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj.

Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara.

Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike.

Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania noëadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

Vdekjet e Anita Bitrit dhe katër turistëve rusë në Shqipëri

Edhe në vendin tonë ka pasur mjaft raste vdekjesh nga oksidi i karbonit, me një pjesë të të cilave jam ndeshur edhe unë gjatë ushtrimit për një kohë shumë të gjatë, të profesionit të mjekësisë ligjore.

Por ajo që m’u kujtua në fillim ka qenë vdekja e këngëtares së njohur shqiptare, Anita Bitri, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, më 19 tetor 2004, në Staten Island të Nju Jorkut.

Nga ekzaminimet mjeko-ligjore dhe toksikologjike, si dhe shqyrtimi i të dhënave hetimore dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, ajo u konsiderua si një rast i ndodhur për shkak të bllokimit të tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit (CO) të kaldajës së sistemit të ngrohjes, nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni, në pjesën anësore të shtëpisë ku banonin viktimat.

Si pasojë e këtij bllokimi, ato u helmuan nga gazi vdekjeprurës i oksidit të karbonit, që kishte mbushur mjedisin e brendshëm të shtëpisë, nga bojleri që ndezi vetë viktima një natë më parë, për t’u ngrohur, sepse koha ishte ftohur shumë.

Rasti u konsiderua aksidental dhe nuk u shoqërua me ndjekje penale të ndonjë personi.

Rasti i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri

Po ngjarja më e rëndë e helmimit vdekjeprurës nga monoksidi i karbonit që ka ndodhur në vendin tonë, padyshim ka qenë ajo e vdekjes së katër turistëve rusë, më datën 15 tetor 2021, në një hotel të fshatit Qerret, të rrethit të Kavajës, për të cilën, një muaj e gjysmë më vonë, në një intervistë telefonike, gjatë një emisioni televiz të gazetares së njohur Klodiana Lala, unë shpjegova aspektet mjekoligjore të këtij rasti tragjik, me katër vdekje.

Kjo bisedë televizive, ndofta e bë shkaku që më shtyu që unë t’i shqyrtoj me më shumë kujdes të gjitha rrethanat, të dhënat hetimore, toksikologjike, mjeko-ligjore të këtyre vdekjeve, të paraqitura në mediat visive dhe shtypin e vendit tonë, duke u mbështetur edhe në përvojën time dhe literaturën e pasur përkatëse.

Madje për t’i plotësuar sa më shumë këto të dhëna, unë u takova edhe me prokurorin, që më tregoi edhe dosjen penale të kësaj ?ështjeje, në lidhje me aspektet mjeko-ligjore të saj.

Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se; më 15.10.2021, ora 22.10, është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë, në Hotel “Gloria Palace”, në ambientet e SPA-së, janë gjendur katër persona pa shenja jete, që rezultuan të ishin të katër shtetasve rusë: dy prindër, vajza dhe dhëndëri i tyre.

Itinerari i lëvizjeve deri në vdekjen e tyre ka qenë pak a shumë ky:

Viktimat kanë qenë akomoduar në këtë hotel, që më datën 10 tetor 2021. Pas disa ditëve të qëndrimit në hotel, më 15.10.2021, kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe në orën 10.07 kanë kaluar kufirin e Qafës së Thanës; Atje ata janë ushqyer dhe po atë ditë, në orën 17.07, kanë hyrë përsëri në Shqipëri, nga pika kufitare e Tushemishtit. Janë ndalur vetëm në Librazhd, ku janë ushqyer përsëri. Në orën 20.00, janë kthyer në hotel ku kishin prenotuar ambientet e SPA-së, që një ditë më parë, dhe kanë porositur për disa ushqime, që të çoheshin në dhomat e tyre. Ata janë gjetur të vdekur në ambientet e SPA-së nga personeli i hotelit.

Pas njoftimit nga hoteli, u krye menjëherë, nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, këqyrja e vendit të ngjarjes. Kufomat u gjetën në katin përdhe (kati 0) të godinës së hotelit, ku në anën veriore të këtij kati, ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambient me përmasa 22.2 -8.4 m., në qendër të të cilit ndodhet pishina, me përmasa 11.5 x 6.5 m., me volum 60 muji.

Në skajin veri perëndimor të këtij ambienti, gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e këqyrjes, rezulton në punë dhe në pultin e saj, lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celsius. Përreth perimetrit të pishinës, gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike, me ngjyrë të bardhë.

Në cepin veri-lindor të pishinës, pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe, gjendet e shtrirë në mënyrë të ?rregullt, kufoma e një shtetasi mashkull, i identifikuar më pas si ajo e shtetasit S. B.

Në anën lindore të pishinës, në mesin e gjatësisë së saj, gjenden pranë njëra-tjetrës, dy kufoma të tjera, një mashkull dhe një femër, e identifikuar si N. B. dhe N. B. dhe këto dy kufoma, të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës, në shezllongun e mesit, gjendet e shtrirë dhe pa asnjë shenjë jete, kufoma e shtetases E B.

Nga këqyrja e jashtme e kufomave, tek asnjëra prej tyre nuk u vërejtën dëmtime të jashtme trupore (shenja dhune).

Nga ambienti i vendit të ngjarjes u morën në cilësinë e provave materiale, dy telefona celularë të viktimave dhe veshjet e përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës, u morën konform procedurave standarde, për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, dy kampione uji, të ndarë nga njëri-tjetri, një për ekzaminim me volum 1000 ml. dhe një për ruajtje, volum 100 ml.

Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur, në dukje si klor që përdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës; kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml. secila, një për analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat, u morën për ekzaminime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetjet e tyre, me qëllim që ato të ekzaminoheshin.

Ditën tjetër, më 16.10.2021, u krye autopsia e katër viktimave. Në ekzaminimet mjeko-ligjore të tyre u vunë re shenjat karakteristike të vdekjeve asfiktike, si dhe ngjyra e kuqe e çelur e indeve, në të katrë viktimat. Këto të dhëna, jepen në aktet përkatëse mjeko-ligjore, të shoqëruara me analizat toksikologjike, që rezultuan që gjaku i tyre, përmbante onoksid karboni, në shifrat 75 – 80 %.

Rezultatet mjeko-ligjore të këtyre katër vdekjeve, u shpallën kur kishte kaluar më shumë se një muaj, nga ndodhja e kësaj ngjarjeje tragjike. Kështu që gjatë muajit të parë pas këtyre vdekjeve, u dyshua më shumë për një helmim nga klori, ose avujt e tij, një helmim ushqimor, apo biologjik, etj.

Mjaft kohë më pas, është kryer edhe një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja, për të përcaktuar, nëse CO në ajër ka ardhur si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit siç duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera. Nga kryerja e tij, nuk u arrit ndonjë rezultat.

Pikërisht, në intervistën e dhënë prej meje, në dhjetor të vitit 2021, unë shpjegova, midis të tjerave:

Monoksidi i karbonit (CO), i dalë në rezultatet e ekspertizës është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën, bëhet vdekjeprurës. Vdekja e tyre ka ndodhur për arsye se problemi në kaldaja, duhet të jetë shumë i rëndë, që vdiqën të katër bashkë. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet, me hemoglobinën e gjakut.

Në rastet kur futet monoksidi në trup, nëpërmjet frymëmarrjes, ai lidhet me hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut, dhe kjo lidhje me të, është 250 herë më e fuqishme se ajo me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit të oksidit të karbonit, në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe një lloj euforie, e ngjashme me dehjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë, ku njeriu ka pamundësi në të lëvizur, pastaj bie në koma dhe vdes.

Në rastin konkret, fakti që këta katër viktima të gjetura të vdekura në të njëjtën ambient, gjaku i të cilave përmbante CO në sasi shumë të lartë, e vërteton në mënyrë të saktë; që vdekja e tyre ka ardhur nga helmimi, me oksid karboni.

Viktimat në këto vdekje, paraqiten me një ngjyrë të të kuqe të çelur të trupit të tyre, e ngjashme me atë njeriut të gjallë, siç u gjetën edhe në këtë ngjarje.

Në momentin kur kanë hyrë punonjësit, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt, tregon se mundësia për një defekt në kaldajë, të jetë shumë e madhe”.

Në të vërtetë, arsyeja kryesore, që unë po e bëj përsëri këtë analizë mjaft të hollësishme të këtij rasti, është se kjo ngjarje e rëndë vdekjeprurëse, kur ka kaluar një kohë e gjatë, vazhdon të mbetet ende e pazbuluar, në lidhje me rrethanat dhe shkakun e këtij helmimi.

Në fillim unë dua të theksoj punën e ekipit të ekspertimit të Institutit të Mjekësisë, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë mjaft vite më parë, i cili arriti të përcaktojë me saktësi, si shkaktar të këtyre katër vdekjeve: helmimin nga CO (oksidi i karbonit).

Përveç kësaj, unë po përmend edhe të dhënat e literaturës së huaj, sipas të cilës, vdekjet nga helmimi me CO, të ndodhura në mjediset e mbyllura të pishinave dhe saunave të hoteleve, kanë ndodhur në mjaft raste në SHBA-ës, për shkak të defekteve të pajisjeve ngrohëse dhe atyre të ventilimit, të mjediseve të mbyllura të këtyre pishinave.

Por cilat janë të metat, që mund të kenë ndikuar negativisht në mos zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje ,në fshatin Qerret të Kavajës?

– Së pari, për këtë rast tragjik, u mendua menjëherë në fillim, për vdekje të ndodhura kryesisht nga helmimi me klor, ose avujt e tij, helmim ushqimor, ose biologjik, etj. Kështu, me aq sa kam arritur të verifikoj, nga të dhënat e marra prej meje në Prokurorinë e Kavajës dhe atyre paraqitura në shtyp, në këqyrjen e vendit të ngjarjes, menjëherë pas ndodhjes së saj, nuk rezulton të jenë parë dhe kontrolluar instalimet, për ngrohjen e mjediseve të brendshme të pishinës dhe saunës të hotelit: kaldaja ngrohëse e instaluar përjashta hotelit, me tubacionet e saj, sistemi i ventilimit, etj.

– Së dyti, ka një vonesë të pashpjegueshme, mbi një muaj, në shpalljen e rezultateve të plota të autopsive të viktimave, që përmbajnë edhe ekzaminimet toksikologjike përkatëse, për zbulimin e shkaktarit të vërtetë të këtij helmimi të rëndë, ndërkohë që rezultatet e ekzaminimeve toksikologjike, të vdekjes të shkrimtarit Francez Emil Zola, i kryer 120 vite më parë, e kanë zbuluar dhe shpallur në shtyp këtë helmim, shumë shpejt, vetëm 2-3 ditë, pas vdekjes së tij.

Ndërsa në rastin e vdekjes së katër turistëve rusë, gjatë kësaj periudhe mbi një-mujore, u kërkua kryesisht për helmim nga klori dhe avujt tij. Më vjen keq, ta deklaroj konstatimin e këtyre të metave, që kanë ndikuar padyshim në mos zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje, të cilat mund të kenë ndodhur, për arsye të ndryshme.

Unë po i shpall ato, sepse ky është një rast i rëndë, me katër jetë njerëzore të humbura, për të cilat mjekësia ligjore, një shkencë e vënë në shërbim të interesit kolektiv dhe drejtësisë shoqërore, së bashku me organet përkatëse të drejtësisë, kanë detyrimin, që t’i sqarojnë këto vdekje, në të gjitha detajet e tyre. Për fat të keq, për këtë ngjarje tragjike, Prokuroria e vendit tonë, ka pezulluar hetimet e mëtejshme.

Memorie.al                                                  

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Nga Kastriot Dervishi

Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më pare, në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti, me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim, është botuar në faqet 14 – 15, të numrit të gushtit 1984, në revistën në fjalë, me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”!  Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit, ishte një shifër zyrtare.

-PSE SHKOI ARI NE BASHKIMIN SOVJETIK?!

Një tjetër problem që ka të bëjë me arin shqiptar, është edhe sasia e arit që ka shkuar në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1954, në shkëmbim të një sasie gruri. Një praktikë e tillë, që mbase mund të ketë ndodhur edhe herë të tjera me Bashkimin Sovjetik, thuajse nuk ka ndodhur kurrë, për blerje mallrash ushqimorë. Kështu, sipas vendimit nr 144, datë 2 shkurt 1954, “Mbi importim mallrash për tregun special”, të Këshillit të Ministrave, në Bashkimin Sovjetik, ka shkuar një sasi prej 224,4 kg. ar. Vlen të theksohet se, e gjithë procedura e kalimit të arit në Bashkimin Sovjetik, ka qenë tejet sekrete. Pse duhej të ishte sekrete, nga kush ruheshin udhëheqësit komunistë?

Në vendimin në fjalë thuhet:

“1-Ministria e Tregtisë dhe Komunikacioneve, të importojë mallra nga BRSS-ja për tregun special, për një vleftë prej 1.000.000 (një milion rubla).

2-Ministria e Financave, ngarkohet të bëjë likuidimin e shumës së sipërme, në kundra vlerë me monedha ari.

3-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

-RELACIONI SEKRET I BANKËS SE SHTETIT SHQIPTAR, ME 27 DHJETOR 1954

Në lidhje me ketë, Banka e Shtetit Shqiptar, në relacionin tepër sekret, dërguar Këshillit të Ministrave thotë:

“Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 144, datë 2 shkurt 1954, është vendosur që të importohen nga BRSS-ja, mallna për tregun special, për një shumë rreth 1.000.000 rubla. Vlefta e mallnave, do të likuidohet me monedha ari. Sipas të dhënave kontabël, vlefta e mallnave të mbërritura, kapin shumën prej 945.615,58. Nga ana jonë, para se të bëhej likuidimi i vleftës së mallnave të mbërritura, për tregun special, i kemi kërkuar Bankës së BRSS-së, çmimin e blerjes së arit, e cila njofton me letrën e saj, datë 10 prill 1954, nr. 75001, se 1 gram ar, 1000/000, është 4.45 rubla.

Në bazë të çmimit të ofruar nga Banka e BRSS-së, është llogaritur vlefta e 1.000.000 rublave. Për likuidimin me çmimin 4.45 rubla, 1 gram ar fino, nevojiteshin 38.701.75 napolona ari, me peshë nominale bruto, 6.4516 gr., baraz me gram ar, 1000/000; 5.80645.

Në bazë të urdhrit tuaj, është përgatitur një fuçi e cila përmbante 39 qese, prej të cilave, 38 qese përmbanin 1000 copë napolona dhe qesja nr 39, përmbante napolona, copë 701.75, me një peshë kompesive bruto, 250.679 gr. dhe me peshë neto nominale, 249.691, fuçia ka qenë e vulosur në rregull.

Sipas marrëveshjes që kemi patur me përfaqësinë tregtare të BRSS-së, ja dorëzuam personalisht kapitenit të vaporit “Chiaturi”, i cili na dorëzoi konoshamenton, të firmosur rregullisht për marrjen në dorëzim. Banka e BRSS-së, na konfirmon marrjen në rregull të fuçisë, me telegramin e saj, datë 6 tetor 1954.

Banka e BRSS-së, me letrën e saj, datë 3 dhjetor 1954, na njofton marrjen e fuçisë, si dhe gjetjen në rregull të sasisë së arit, të dërguar me këto diferenca.

a- Përsa i përket qeseve ishin në rregull me përmbajtjen e tyre, si copë, d.m.th., se ka marrë në dorëzim, copë napolona 38.700, 75, me të vetmin ndryshim, se nuk ka marrë për bazë peshën nominale, por peshën efektive, kështu që ka rezultuar një diferencë, ma pak gram ar bruto, 850.907 (me përmbajtje 900/1000), baras me ar 1000/1000 gram, 765.81. Nënkuptohet se, prej përdorimit, napolonat kanë një konsumim, rregullisht duhet të merret pesha e tyre efektive dhe jo një nominale, kështu që çdo napolon ar, ka një konsum peshe, prej 0.022 me përmbajtje 900/100.

b- Kalkulimi i arit të marrë në dorëzim nga Banka e BRSS-së nuk e ka llogaritur me çmimin që na ka ofruar, në bazë letrës së saj, datë 10 prill, d.m.th., i gram ar, 1000/1000 rubla 4.45, por 4.50.

Banka e BRSS-së, për 38.701,75 napolona ar, duke u bazuar në peshën efektive, nxjerr si përfundim 223.956 gram ar, 1000/1000 me çmimin rubla 4.50 grami, baras rubla 1.007.803,98.

Vlefta e mallnave të importuara është 945.615,98

Kemi për të marrë rubla…………………..    62.188,40

Por si përfundim i këtij veprimi, kemi këto rezultate:

Napolona 38.701,75 x 326 lek = 12.616.770,50 lekë.

Konvertimi në rubla 1.007.803,98 = 12.597.500.

Diferenca në disfavor tonë 19.220,50 lekë

Sigurimi i arit $ 282 x 50…..lekë 14.100.

Diferenca dhe shpenzime totale lekë…..33.320,50

Si konkluzion, i zbatimit të marrëveshjes dhe të likuidimit kemi këto rezultate:

a- Sasia e arit, u përllogarit me çmim 4.50 grami dhe jo 4.45.

b- U likuidua detyrimi kundrejt BRSS-së dhe mbetet në favorin tone, një sasi rublash prej 62.188,40 për të cilën ju lutemi na njoftoni, që t`i mbajmë në rubla të lira, apo t`i kërkojmë Moskës, konvertim në dollarë.

c- Midis çmimit tonë të blerjes së napolonave ari dhe çmimit të shitjes, kemi një humbje prej lek 19.220,50, në gjithë sasinë e shitur.

ç- Për likuidimin e detyrimit, jemi ngarkuar edhe me shpenzime sigurimi të arit, deri në destinacion, mbasi shitja ishte dorëzim Moskë.

d- Llogaria e Ministrisë së Financave, paraqitet me një tepricë kreditore rubla, prej 62.188,40. Në rast përdorimi do të kreditohet me kundërvlerën në lekë, ose në rast shitje (konvertim në dollarë ose franga zvicerane), në këtë mënyrë mbyllet llogaria në fjalë.

e- Përsa i përket shpenzimeve të sigurimit si dhe diferenca e peshës, kemi debituar llogarinë e Ministrisë së Financave (Llogari provizore në lekë).

BANKA E SHTETIT SHQIPTAR

Drejtoria e Përgjithshme

Tiranë më 27 dhjetor 1954

– A ËSHTË DEPOZITUAR NJË PJESE E ARIT NE BASHKIMIN SOVJETIK

Ish z/drejtori i Bankës së Shtetit, në vitet 1947–1950, Pjetër Deda, në vitin 1991, ka botuar disa artikuj, në gazetën “Republika”. Në njërin nga këto artikuj, atë të datës 12 maj 1991, ai hedh dyshime rreth sasisë së arit të ndodhur në Thesarin e Shtetit, në vitin 1949. Sipas tij, sasia që ai ka parë këtë vit, ka qenë shumë herë më e vogël, se sa mund të ishte, apo mund të mendohej. Vetë zoti Deda, shtron pyetjen se; ku ka qenë depozituar gjithë ajo sasi floriri të sekuestruar?! Sipas tij, enigma zgjidhet nga vetë Banka e Shtetit Shqiptar, po të verifikohen të gjitha hyrje – daljet e Thesarit.

Po ashtu, ai thotë se; në vitin 1948; ka pasur fjalë se thesari; ishte depozituar në Bashkimin Sovjetik; për shkak të sigurisë dhe pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Si argument shtesë, z. Deda, pyet se; pse u tregua aq i mirë Hrushovi me Shqipërinë në vitin 1959, kur i fali të gjitha borxhet.

-A IA FALI HRUSHOVI VËRTET BORXHET SHQIPËRISË?!

Më 25 maj – 4 qershor 1959, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe kryeministër i këtij vendi, Nikita Sergejeviç Hrushov, në krye të një delegacioni partiak dhe qeveritar sovjetik, bëri një vizitë në Shqipëri. Në këtë vizitë, Hrushov u shoqërua nga Muhitdinov (anëtar i Presidiumit dhe sekretar i KQ të PKBS-së), R. Malinovski (ministër i Mbrojtjes), N. Firjubin (zv/ministër i Punëve të Jashtme), A. Bulgarov (sekretar i KQ të Bashkimeve Profesionale), F. Dumbatze (sekretare e KQ të PK të Gjeorgjisë), D. Rasulov (sekretar i KQ të Taxhikistanit), S. Vizarov (zv/kryeministër i Azerbaxhanit) dhe I. Vinogradov (zv/drejtor drejtorie në MPJ).

Para ardhjes së delegacionit të lartë sovjetik, kishte qenë në Bashkimin Sovjetik edhe një delegacion i lartë partiak dhe qeveritar nga Shqipëria. Pikërisht, me rastin e Vitit të Ri 1959, Enver Hoxha, e përmend këtë fakt, në përshëndetjen që ai i drejtoi popullit shqiptar. Në lidhje me këtë dhe me sasinë e rublave të kredituara nga Bashkimi Sovjetik, ndër të tjera, Enver Hoxha, thotë në përshëndetjen e tij:

“….Javët e fundit, një delegacion i Partisë dhe i qeverisë sonë, ishte në Moskë. Ai u prit kurdoherë me një dashuri të jashtëzakonshme nga Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike. Më lejoni t’ju komunikoj se, u desh vetëm gjysëm ore bisedim, në mes të delegacionit tonë dhe të shokëve sovjetikë, me në krye shokun tonë të shtrenjtë, Nikita Sergejeviç Hrushovin, që të gjitha kërkesat tona shumë të mëdha, për ndihmë nga ana e Bashkimit Sovjetik, për 5-vjeçarin e tretë, të zgjidheshin plotësisht dhe në mënyrë të kënaqshme.

Bashkimi Sovjetik, përveç ndihmave kolosale që i ka dhënë vendit tonë në të kaluarën, për të cilat ju jeni plotësisht në dijeni, na dha një kredi të re, prej 300 milion rublash, për 5-vjeçarin e tretë, ai na akordoi edhe 35 milion rubla të tjera, vetëm për zhvillimin e naftës, gjatë këtyre dy vjetëve të fundit të 5-vjeçarit të dytë, si dhe një seri dhuratash, për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës, që vlerësohen në 10 milionë rubla.

Kjo ndihmë kolosale, bujare, internacionaliste, nuk mund të jepet veçse frymëzuar nga ndjenja e lartë internacionaliste dhe nga dashuria e zjarrtë, që ushqejnë populli sovjetik dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, për popullin dhe për Partinë tonë. Kjo ndihmë, është garanci jashtëzakonisht e madhe, për zhvillimin në një shkallë të gjerë të ekonomisë dhe të kulturës së vendit tonë, ashtu siç ka thënë shoku Hrushov, një kopsht të lulëzuar.

I gjithë populli ynë, me mirënjohje të pakufishme, i drejton sot falenderimet më të zjarrta, Bashkimit të lavdishëm Sovjetik, partinë mëmë komuniste të Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror të saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmë popujt vëllezër, se me ta jemi të lidhur përjetë me një miqësi dhe besnikëri, që nuk do të ketë mortje kurrë….” (marrë me shkurtime nga gazeta “Zëri i Popullit”, e datës 1 janar 1959).

Pikërisht në një atmosferë të tillë pritej të zhvillohej vizita e Hrushovit në Shqipëri. Ajo që të çudit në këtë rast, është deklarimi nga ana e Enver Hoxhës, e një shumë kreditimi prej 300 milion rublash, për 5-vjeçarin e tretë, teorikisht fillonte në vitit 1961. Përsa i takon “faljes” së borxheve Shqipërisë, nga Hrushovi, gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, duket që është fjala, për shumat e tjera që përmend Enver Hoxha.

Këtu, kemi parasysh faktin se; për 1 milion rubla, nga Thesari i Shtetit Shqiptar, dolën 224.4 kg. ar. Po të vazhdojmë me të njetën logjikë, i bie që; për 35 milion rubla, të paguhen 7.854 kg ar. Po të shtojmë këtu edhe 10 milion rublat e tjera, që thotë Enver Hoxha, atëhere i bie që, për këto dy “kredi”, Bashkimi Sovjetik, t`i ketë marrë Shqipërisë, rreth 10 ton ar. Mund të duket shumë një sasi e tillë ari, por gjithsesi, në raport me minimumi 320 ton ar, të grabitur nga komunistët pas Lufte, ajo është vërtet e vogël.

Qysh ditën kur erdhi Hrushovi në Aeroportin e Rinasit Enver Hoxha deklaroi: “Miqësinë me Bashkimin Sovjetik, populli shqiptar e çmon si thesarin më të shtrenjtë….! Miqësia jonë, është e fortë si graniti dhe e përjetshme si malet tona…..”! (gazeta “Zëri i Popullit”, 26 maj 1959).

Sikurse shihet, për Enver Hoxhën, nuk ka më rëndësi thesari i vërtetë, sepse thesar për të, na qenka “miqësia e përjetshme”, me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo përjetësi, u pa shpejt. Në atë kohë kur Hrushovi vizitoi Tiranën, pala shqiptare në bisedime, përbëhej nga: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Liri Belishova, Manush Myftiu, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Maqo Çomo, Behar Shtylla dhe nga ambasadori shqiptar në Bashkimin Sovjetik, Nesti Nase.

Pas bisedimeve dhe vizitave të ndryshme në mbarë Shqipërinë, më 30 maj 1959, Hrushovi u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës dhe më 3 qershor 1959, vuri gurin e parë në Pallatin e Kulturës në Tiranë, ku u vendos dhe një pllakatë me fjalët: “Këtu më 3 qershor 1959, udhëheqësi i madh i popullit sovjetik dhe miku i shtrenjtë i popullit shqiptar, shoku Nikita Sergejeviç Hrushov, vuri gurin e parë në themelet e Pallatit të Kulturës, simbol i përjetshëm, i miqësisë së pathyeshme e të përjetshme shqiptaro-sovjetike”.

Marrja e një sasie të sipërpërmendur të arit nga ana e Bashkimit Sovjetik, është edhe një tregues tjetër që tregon, nga njëra anë mungesën e solidaritetit në kampin socialist dhe nga ana tjetër, dijeninë që kanë pasur sovjetikët, për arin shqiptar. Gjithashtu, është për t’u kujtuar që; fill pas prishjes së madhe shqiptaro-sovjetike, nuk u pa ndonjë presion i madh për të kërkuar “borxhet”, nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Ndonëse publikisht, u tha se ato u falën në vitin 1959, prap, mund të ishte ndonjë sasi tjetër e marrë pas këtij viti, duke pasur arin në mes. Duket që të dy palët, nuk kanë dashur të bëhet publike çështja e arit, pasi ishte e dëmshme për të dyja palët. Për palën shqiptare, merrej vesh dërgimi i arit në Bashkimin Sovjetik dhe për palën sovjetike, dilte në pah pazari, për të marrë arin shqiptar.

-KU SHKUAN 8 TON AR DHE ARGJEND NE VITIN 1968…?!

Në vitin 1968, ka qenë i vetmi moment, kur regjimi komunist preu monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi, në kuadër (siç u tha) të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në lidhje me këtë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nxori një dekret të posaçëm, më 16 janar 1968.

Në lidhje me këtë pike, u bë ky diskutim në Presidiumin e Kuvendit Popullor:

Haxhi Lleshi:……Mendoj që, si pikë të parë të fillojmë me shqyrtimin e projekt-dekretit, për prerjen e monedhave përkujtimore prej ari dhe argjendi, mbasi kemi edhe Aleks Verlin (në atë kohë ministër i Financave – shënim).

Tonin Jakova: Ky italiani që e merr përsipër këtë (prerjen – shënim) sa fiton? A është në marrëveshje se sa do të fitojë? Cili është çmimi i arit monedhë, në drejtim me monedhën e zakonshme? A do të bëhen edhe medaljone të tjera përkujtimore apo, vetëm në këtë rast? Pastaj, kush do t`i shesë, do t`i shesë ai nën kontrollin tonë?

Gogo Nushi: Ky propozim për shembull që bën ai, a janë të lidhura si numër e si vlerë? A është sugjerim i yni apo i atij? Ata janë ekspertë, janë specialistë për këto punëra, prandaj, një gjë duhet ta dimë, që të jemi të ndërgjegjshëm, se nuk i hyjnë kësaj pune, për të popullarizuar Skënderbeun. Për shembull, ata i lidh interesi i fitimit.

Aleks Verli: Kësaj pune i hyjmë për herë të parë. Duke parë që shpesh herë të huajt, na kanë kërkuar të tilla monedha përkujtimore, jo vetëm prej ari, por edhe prej argjendi e bakri, na nxiti që t`i hyjmë një pune të tillë. Nga propozimi i bërë nga ky, pamë mundësinë që, mund t`i hynim një pune të tillë.

Nga propozimi i bërë nga ky, pamë mundësinë që mund t`i hynim dhe çdo gjë dhe se kjo mund të jetë me leverdi për ne. Ky i merr të gjitha përsipër, ndërsa nga ne, kërkohet autorizim zyrtar. Tani e kujt është leverdia më e madhe? – Kuptohet e atij, këtë e dimë dhe jemi koshientë, sepse ai niset nga qëllimi i fitimit, pasi këto monedha, shiten dyfishin e vlerës apo më shumë.

Për shembull, 10 lekëshi, në qoftë se e ka vlerën 1 dollar, ai do ta shesë 4 dollarë. Këta, bëjnë katalogun e monedhave të ndryshme, që i shpallin me vleftën për secilën monedhë. E mbajnë vlerën e monedhës, sipas kursit zyrtar. Leku jonë, është 0.177 të mijtat e gramit ar, d.m.th., me kursin ligjor, kështu llogaritet, por që këtu, nuk e kemi shpallur, se pse monedha ari në para, nuk kemi. Po kështu, edhe vendet socialiste nuk e kanë…..!

Haxhi Lleshi: Po vendet e tjera socialiste, kanë nxjerrë të tilla?

Aleks Verli: Nuk na del që të kenë nxjerrë. Na del që, të ketë nxjerrë Mao Ce Dunin, por në medaljon, është ndryshe, nuk i japin llogari askujt. Ndërsa për të nxjerrë para, nuk mund të bëjnë shtypjen, në qoftë se nuk marrin autorizimin nga vendi përkatës. Sipas llogaritjeve, del që 30 % të fitimeve, ai na i jep neve, 20 % i ka shpenzime, pastaj bankat, ryshfetet që kanë etj. A mund të bëjmë monedha të tjera përveç këtyre? Mund të bëjmë. Tani për tani këto menduam. Në lidhje me afatin e shitjes, ai na kërkon afat 4 – 5 vjet, ndërsa ne, i thamë deri në 3 vjet. Mendojmë se brenda 3 vjetëve, mund të shiten.

Tonin Jakova: Sa është gjithsej sasia e arit?

Aleks Verli: Është rreth 80 – 82 kv. ar. Tani nga ana teknike, a i kemi mundësitë, që të mos abuzojmë? Në në marrëveshje, kemi arritur që këto monedha, të dalin nga 5 shtëpi të njohura, dy në Itali, një në Francë, një në Zvicër dhe një në Gjermaninë Perëndimore. Të drejtën e kontrollit e kemi, por ka një gjë tjetër, se këto ruhen shumë nga komprometimi.

Tonin Jakova: Në qoftë se i kemi mundësitë, a nuk mund t`i bëjmë vetë këto monedha?

Aleks Verli: Vetë nuk i kemi mundësitë. E kemi të zorshme se është hera e parë që bëhet, pastaj këto janë shoqëri që njihen, kanë degët e tyre, kanë agjentët e tyre, njihen me gjithë bankat e botës.

Haxhi Lleshi: Shpjegimet, më duket janë të qarta. Këta të financës, e kanë parë, qeveria e ka parë, interes, siç paraqitet, kemi. Prandaj mendoj që duhet ta aprovojmë dekretin…”!

Në lidhje me këtë, kemi shfletuar edhe “Gazetën Zyrtare” të vitin 1968, e cila qysh në numrin 1 të saj, në faqet 2 dhe 3 të saj, përmban dekretin nr. 4358, “Mbi prerjen e monedhave përkujtimore, prej ari dhe argjendi”. Sipas nenit 1 të këtij dekreti, autorizohej Banka e Shtetit Shqiptar, të priste një seri të jashtëzakonshme, monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi. Sipas nenit 2, këto monedha, kishin “kurs ligjor dhe fuqi çliruese, për rregullimin e të gjitha detyrimeve, obligacioneve dhe transaksioneve publike e private.

Në nenin 3 të dekretit, monedhat prej ari, do të priteshin me përmbajtje ari të thjeshtë, 900/1000 dhe lidhje argjendi e bakri 100/1000. Këto prerje, do të ishin 20, 50, 100, 200 dhe 500 lekë. Nga ana tjetër, monedhat prej argjendi me përmbajtje argjendi të thjeshtë, 1000/1000, ishin të prerjeve 5, 10 dhe 25 lekë.

Nga pesha bruto, në gram e monedhave, vihet re se, më tepër peshon monedha 500 lekëshe, me 98.74 gram dhe me diametër 55 milimetra. Për këto monedha, neni nr. 5 i dekretit në fjalë, parashikonte numrin progresiv, nga 1 – 12.000.

I gjithë procesi i prerjes së monedhave dhe më pas i shitjes së tyre, ka kaluar nëpërmjet një labirinthi, aspak transparent. Të bën përshtypje fakti që, për një ngjarje të tillë simbolike, nuk shpenzohet një sasi simbolike ari, por një sasi e tillë, që afërsisht, është sa e gjithë sasia e arit, që ka hyrë në thesar nga viti 1944, e deri në fund të viti 1990. Kështu, duhet të pohojmë që; shuma totale e arit të futur (zyrtarisht) në thesar; është 8.839 kg., nga e cila, më 31 dhjetor 1990, kishin ngelur 1.239 kg.

Në asnjë vend të botës, nuk është parë shpenzimi total i thesarit, për të prerë monedha, në një rast të caktuar festiv. Aq më tepër, që monedha në fjalë, i është shmangur tërësisht qarkullimit të brendshëm.

Memorie.al

Nëntoka shqiptare e parë nga një inxhinier shpimi, sa të pasur jemi?

Jeta e një shpuesi pusesh nafte. Si punohej në industrinë e naftës përpara viteve ’90.  Të gërmosh metër për metër tokën drejt thellësive të panjohura për të arritur objektivat  e ngarkuara, për të nxjerrë nga thellësitë e nëntokës, atë që fshihej në shekuj, naftën, gazin kondensat apo gazin e pastër. Rrëfimi i Vlashi Filit,  inxhinieri 80-vjeçar që jeton në Filadelfia

Nga Entela Resuli

Në vendin tonë ka shumë njerëz të cilët para viteve ’90 kanë ushtruar një profesion që e kanë dashur shumë. Kanë punuar dhe kanë dhënë për të vitet më të bukura të jetës, rininë.  Të kesh punuar për 30 apo 40 vite në një sektor të caktuar, në një vend si Shqipëria, e izoluar,  me kërkesa dhe ambicie për t’u bërë superfuqi, duhet të kesh qenë shumë i duruar dhe pasionant në atë që bën.

Ka nga ata që kanë zbuluar për herë të parë vendburime nafte në vendin tonë dhe zemra e tyre ka gufuar së bashku me shpërthimin e arit të zi. Një prej tyre, është edhe Vlashi Fili. Inxhinieri i njohur, që 30 vite të jetës ia kushtoi nëntokës shqiptare sot jeton në Filadelfia, SHBA. Ka mall për vendlindjen, aq më tepër që ka prekur çdo cep të Shqipërisë. I njeh mirë damarët ku qarkullon naftë në 28 mijë kilometrat katrorë të vendit tonë.

Kurioziteti për këtë lëng të çmuar, por edhe për të mësuar më shumë rreth jetës së një profesionisti gjatë sistemit, përpara viteve ’90 na çoi te Fili në Filadelfia, ku është vendosur së bashku me familjen e tij qysh nga viti 2000. Në këtë intervistë, inxhinieri kujton fillimet e tij dhe na rrëfen disa detaje interesante për naftën që gjendet në nëntokën tonë

-Z. Fili, cilat janë fillesat e tuaja në naftë dhe pse iu futët kësaj pune?   

Fillesat e mia në naftë kanë qenë direkt nga viti 1956 kur unë nisa studimet në shkollën e mesme të naftës që ishte hapur para disa vitesh në qytetin tim të lindjes, por edhe indirekt. Unë jam lindur dhe rritur në qytetin naftëtar të Kuçovës dhe me sa duket edhe këtu duhen gjetur fillesat e mia si naftëtar i mëvonshëm apo saktësisht si specialist i shpimit të puseve të naftës e gazit.

– Përse iu fute kësaj pune?

Që të jem i sinqertë duhet të them se fillimisht isha i detyruar dhe ishte detyrimi i parë në jetën time. Mua më pëlqente të shkruaja. Gazeta e murit e klasës time në 7-vjeçare, pasurohej shpesh me shkrimet e mia. Për kuriozitet mund të them se shkrimi i parë në këtë gazetë ishte për një top futbolli që unë bleva, jo pa probleme financiare të familjes time. Ishte një shkrim pak më shumë se gjysmë faqe, pra jo i gjatë, por që tërhoqi vëmendjen e mësuesit tim kujdestar, shokëve dhe shoqeve të klasës time, por edhe të klasave të tjera që vinin e lexonin me kërshëri. Pra dëshira ime fillestare ishte që të merrja këtë rrugë. Me mbarimin e klasës së shtatë, më doli e drejta e bursës për në Teknikumin e Naftës, por atje nuk kisha dëshirë të shkoja. Kështu që ndenja një vit pa shkollë. Kur edhe vitin tjetër drejtuesit e qytetit këmbëngulën që unë duhet të vazhdoja Teknikumin e Naftës, “u dorëzova” dhe fillova atë shkollë. Kjo nuk do të thotë se në vazhdim unë nuk e desha specialitetin që mora. Atë e “dashurova”, i fala jetën time, punën, mundin, djersën, dijet e mia që mora më vonë dhe gjithçka kisha.

-Ishte shkolla një vend ku merrje njohuri mjaftueshëm për atë çka të priste më vonë, apo praktika ishte tjetër shkollë…?!

Njohuritë, e para të këtij specialiteti i mora në Teknikumin e Naftës e më vonë në Degën e Naftës të Fakultetit Gjeologji–Miniera në Universitetin e Tiranës, nga pedagogë shumë të përgatitur në shkollat jashtë Shqipërisë si në Francë, ish Bashkimin Sovjetik, Rumani apo Çekosllovaki.   Këtu dua të theksoj se tjetër është shkolla dhe tjetër është praktika. Kjo e dyta është një shkollë e madhe, ku çdo specialist mund të mësojë shumë më tepër. Shkolla të mëson kriteret bazë, si duhet të veprosh në jetë, si t’i kapësh problemet e specialitetit më shpejt e t’u japësh rrugë atyre në mënyrë shkencore, por hollësitë t’i mëson praktika, vështirësitë dhe problemet që takon atje. Sado që shkolla të mëson se si duhet t’i zgjidhësh problemet që takohen në jetë, është e pamundur që të japë hollësi të plota për praktikën e jetës të specialitetit që ti zgjedh. Kështu më ndodhi edhe mua. Në shkollë mësova gjithçka që më dha ajo, por kur dola në jetë, praktika më mësoi shumë të tjera të cilat plotësuan kuadrin tim si specialist në fushën e shpimeve të puseve të naftës dhe gazit. Unë u përpoqa që ato që kisha mësuar në shkollë t’ia transmetoja edhe brigadave ku punova, por ndërkohë mora prej tyre ato që më mungonin e nuk i kisha bërë në shkollë. Këtu mund të përmend, pa u zgjatur, vetëm një shembull. Punova për disa vjet me të ndjerin Idriz Bregu, që ishte përgjegjës i brigadës ku bëra pjesë edhe unë. Ai respektonte shumë mendimin tim si specialist, por ndërkohë unë mësova më shumë nga ai se sa unë i dhashë atij.

-Përse shteti komunist i asaj kohe e pati parësor zhvillimin e industrisë së naftës?

– Në fillim dua të theksoj diçka. Nafta është aq e fuqishme sa që mund të rrëzojë apo të ngrejë qeveri, mund të ngrejë ekonominë e një vendi nga të dobët ta bëjë të fuqishme. Shikoni vendet arabe çfarë bumi po bëjnë në ekonominë e tyre dhe kjo falë naftës që ata kanë. Është kjo arsyeja, që edhe qeveria komuniste e asaj kohe që lamë, i dha përparësi zhvillimit të industrisë së naftës. Prodhimi i naftës nga viti në vit erdhi duke u rritur dhe paralel rritjes së këtij prodhimi, kuptohet edhe degët e tjera të kësaj industrie. Me prodhimin e naftës prej 2,4 milion tonë në vitin 1974, vendi ynë arriti të jetë i treti në Europë, mbas Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë që eksportonte naftën e prodhuar. Sigurisht me këtë zhvillim të industrisë së naftës, ndodhën edhe poshtërsitë e kohës, pikërisht nga kjo qeveri. Arrestoheshin, torturoheshin për të pranuar ato që nuk i kishin bërë, u bëheshin gjyqe gjoja shembullore, dënoheshin dhe deri ekzekutoheshin specialistë shumë të mirë, me akuza që nuk qëndronin, të cilat jo vetëm që merrnin në qafë specialistët e naftës që kishin zbuluar vendburime të tëra, por fusnin një frikë prej “gogoli” tek të gjithë të tjerët që vazhdonin punën në këtë industri. Përse? Sepse koka udhëheqëse kërkonte gjilpërën në kashtë.

-Ju keni eksperiencë në të gjithë vendin, cila është zona që ka më shumë naftë?

– Natyra e punës në shpimin e puseve të naftës e gazit më ka bërë që të fitoj përvojë. Sa më shumë u përballa me vështirësitë e shpimit të puseve të ndryshëm, aq më shumë lodhje dhe shqetësime më sollën ato, por aq më shumë përvojë fitova në jetë. Së bashku me brigadat e shpimit shpuam puse nga veriu në skajin më jugor të Shqipërisë në kushte shumë të ndryshme nga njëra zonë në tjetrën, nga depozitimet terigjene në ato karbonatike, nga thellësitë e vogla në ato më të mëdha, sa në zona kërkimi që jashtë dëshirës tonë nuk rezultonin me shtresa naftëmbajtëse aq edhe në raste të tjera me shumë naftë. Të gjitha këto na kanë pasuruar me përvojë deri atje sa një specialist shpimi, duke ndjekur shpimin e pusit metër pas metri, mund të krijojë mendimin se ka apo jo naftë aty ku shpohet. Në periudha të ndryshme kohe, zonat më me shumë naftë, ndryshojnë vendet në renditje. Kështu mbas përfundimit të luftës, zona me më shumë naftë ishte ajo e Kuçovës. Deri para vitit 1918 fshati Kuçovë as që njihej fare në ekonominë e vendit. Me zbulimin e naftës Kuçova u vendos në të gjitha hartat e për më tepër edhe në hartat ushtarake. Më pas Kuçova si thashë, ishte zona që prodhonte më shumë naftë dhe mbajti për disa vjet, peshën kryesore në ekonominë shqiptare. Në vitin 1957 u zbulua vendburimi i Marinzës ku edhe ishte zona që prodhoi më shumë naftë. Më vonë u zbuluan, me radhë vendburimet e naftës në shtresat karbonatike si në Visokë, Ballsh, Gorrisht, Kocul etj. të cilat shtuan së tepërmi sasinë e prodhimit të naftës që si thashë më lart arriti në 2,4 milion tonë në vitin 1974. Vitet e fundit është zbuluar naftë në Mbreshtan të Beratit që me sa kam dëgjuar, parashikimet janë për një zonë të fuqishme nafte.

– Duke parë atë që është bërë shekullin e fundit, a ka nëntoka shqiptare më naftë?

– Ndër atë pjesë të popullit tonë që nuk e njeh naftën ka qarkulluar një thashethemnajë, se është një lum nafte nga Rumania deri në Itali dhe që kalon mes për mes Shqipërisë. Kjo është një padije profesionale tek ata që nuk kanë njohuri për kushtet e formimit dhe të grumbullimit të naftës. Por po të mendohet se përse është folur ky thashethem mund të përfundosh në mendimin se ai e ka patur një burim nga ka lindur. Me këtë ajo pjesë e popullit që e ka përdorur, kanë shprehur atë që në Shqipëri ka shumë naftë aq sa ata e quajnë “lum nafte”. Vendi ynë ka naftë shumë jo vetëm në ato zona të pazbuluara që parashikohen naftëmbajtëse, por edhe në zonat që tashmë janë të zbuluara. Le të marrim p.sh. zonën më të vjetër atë të Kuçovës. Së shpejti në  Kuçovë do të festohet 100-vjetori i zbulimit të këtij vendburimi. Pra ka 100 vjet që nga ky vendburim nxirret naftë. Megjithatë, deri më sot nuk është arritur të nxirret as gjysma e rezervave teknike të shfrytëzueshme e aq më pak akoma nga sasia e rezervave gjeologjike të llogaritura në të. Pra edhe në këtë vendburim 100 vjeçar të shfrytëzuar ka ende sasira të mëdha nafte. Më pas harta e vendburimeve të Shqipërisë u zgjerua shumë deri në Jug të vendit, në Krane, Finiq, Delvinë, etj. Po ashtu vendburimet e gazit të zbuluara në zonën pranadriatike u bënë pjesë e të gjithë vendburimeve naftëgazmbajtëse të vendit tonë. Studimet gjeologjike kanë treguar se edhe në zona të tjera, deri edhe në detet Adriatik e Jon, Shqipëria është një hambar nafte e gazi. Tani shtroj një pyetje. Përse Greqia pretendon, pa të drejtë, të marrë zonën detare në detin Jon, që ia dha Sali Berisha dhe Lulzim Basha kur ishin në qeveri? Mos ndoshta ka pak det Greqia që faktikisht është e rrethuar nga dete në tre të katërtat e kufirit të saj? Jo, ajo nuk ka hall për sipërfaqe detare se ka me bollëk, por ajo zonë parashikohet mjaft naftëmbajtëse. Përfundimisht, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes suaj, nëntoka shqiptare jo vetëm që është me naftë por me shumë naftë. (Voxnews.al)

E mbani mend Adnan Januzajn? Ja çfarë është duke bërë ai tani (Video)

Adnan Januzaj mund të jetë shembulli më i mirë i një futbollisti (shqiptar) që pavarësisht “hype”-it, rezulton një zhgënjim i madh.

Futbollisti pati një karrierë të komplikuar, ndërsa askush nuk i harron lutjet publike që shqiptarët i bënin që ai të vishte fanellën kuq e zi.

Megjithatë ai zgjodhi Belgjikën, duke zhgënyjer jo pak bashkëatdhetarë. Ai sot luan me Sevilla FC në Spanjë dhe vlera e tij si lojtar ka rënë nga 15 milionë euro në 3 milionë euro.

Së fundmi ai është shfaqur si rrallë herë në një dasmë tradicionale, duke i rënë tupanës. Në internet nuk kanë munguar as ironitë ndaj tij.

“Është një hipokrit, egoist, një tip psikopati me karakter të ulët”- Maks Velo u spiunua nga vjehrra! Çfarë dëshmoi gruaja e tij në gjykatë

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi arkitektin, piktorin dhe publicistin e mirënjohur Maks Velo (31 gusht 1935-7 maj 2020). Velo u lind në Paris, në vitin 1935, në familjen e Sotirit, mjek i diplomuar në Athinë dhe i specializuar si okulist në Francë dhe Ani Poros, vajzës së një emigranti nga Dardha e Korçës.

Kur ishte pesë vjeç, familja e tij u kthye në Korçë, ku Maksi kreu studimet deri në vitin e dytë gjimnaz. Nisi studimet pranë Institutit Politeknik në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe më pas kreu një specializim për arkitekturë. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në planin urbanistik të Tiranës të vitit 1960 dhe në projektimin e shumë godinave publike të ndërtuara gjatë asaj kohe, ku vihet re fryma modernizuese dhe ideologjikisht e ndryshme.

Krahas arkitekturës, Maks Velo njihet për pasionin ndaj pikturës. Për shkak të rrymës artistike impresioniste dhe surrealiste që pasqyronte në punimet e tij, e cila binte ndesh me artin e realizmit socialist, do të fillonte ndaj tij përndjekja, që u finalizua me arrestimin në vitin 1978. Gjyqi dhe dënimi prej 10 vjetësh nën akuzën e agjitacion-propagandës, dënim që do ta vuante në burgun famëkeq të Spaçit, do të përbënin për Maks Velon një dramë familjare mbi të gjitha. Shumë nga pikturat që iu gjetën në shtëpi u shkatërruan me urdhër të gjykatës. U lirua nga burgu në vitin 1986 falë një amnistie. Me ardhjen e demokracisë, Maks Velo iu rikthye pasionit të tij për pikturën, duke mbajtur shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ai është autori i një sërë botimesh, ku ndër më të rëndësishmet janë “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Kostumi i martesës”, “Klubi Karavasta”. Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90, ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10-vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

10 vite në burg për idetë, për artin, 10 vite të gjata meditimi për fatin e familjes dhe të veprave që s’do ktheheshin më pas. “Kjo është ajo që mua më rëndon më shumë, pasi as vrava, as spiunova, as përdhunova njeri. Vetëm se kam vizatuar edhe kjo ishte një gjë normale. Por mënyra se si u hakmorën ndaj familjes ishte e tmerrshme. Kjo më rëndon akoma, sepse ata vuajtën të gjithë. Meraku im në Spaç nuk ishte që unë po vuaja, por se si vuanin babai, motrat, vëllai dhe nëna. Kam një motër, Rozën, që ka frikë akoma. Nuk del nga shtëpia.

Nuk do të shikojë askënd. Na bënte mbledhje lagjja sikur të ishim çifutë, pa pasur asnjë arsye. Motra tjetër, Diana, atë ditë që unë u arrestova, shkoi në psikiatri. Nuk janë gjëra të vogla. Ishte tmerr, sepse e gjithë familja u shpall armik edhe ato të dyja mbetën prej meje pa martuar. Është shumë e rëndë dhe shumë e trishtuar historia e martesës sime, edhe e fëmijës. Unë që 1 vjeç nuk e kam takuar asnjëherë”, ka rrëfyer mes dhimbjes Maks Velo. Por pavarësisht sa keq pa në jetë, piktori thoshte se jeta e tij ishte e përmbushur, pasi nuk i kishte bërë keq njeriu. “E mendoj jetën time të përmbushur, sepse gjëja më me rëndësi në jetë është të mos i bësh keq njeriut. Kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme nga arti. Unë mendoj se energjia vjen nëse je i vërtetë, nëse je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerëzit dhe po të mos e harxhosh jetën për paratë, je i vërtetë”.

HISTORIA

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij, ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial. Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90, ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10-vjeçar. Shumë vite më vonë, ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit. Dosja ka një numër të madh dokumentesh sekrete dhe josekreteaktakuza, ekspertiza, procesverbale të marrjeve në pyetje nga hetues dhe vendime të gjykatës.

Maksi e dispononte pjesën më të madhe qysh nga koha e hetuesisë dhe i pati me vete gjatë gjithë kohës së burgut – kalvar, i cili nisi më 14 tetor të vitit 1978. Materialet e arkivit të Sigurimit nuk i kishte e as nuk ishte në dijeni, derisa aplikoi pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit për ta marrë të plotë dosjen e tij. Maksi do të mësonte gjëra që nuk i kishte ditur më parë për dramën e jetës së tij. Për të vjehrrën, austriakja Gertrudë Buheckes, që ishte një nga ato gra të huaja, të cilat u martuan me burra shqiptarë dhe mbetën brenda kufijve gjatë regjimit komunist, Maks Velo ishte borgjez. Po ashtu, do ta cilësonin edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe denoncues të Velos.

Në denoncimin e vjehrrës në Sigurimin e Shtetit do të shkruhej: “Sot në datën 4.7.’75 pata një bisedë në prezencë të punonjësit operativ Gëzim Bejko, me qytetaren Gertrudë Buheckës që banon në rrugën ‘Bajram Curri’ 36/4. Ap.10. Kjo është e vjehrra e Maks Velos, që ndiqet nga ana jonë nën p. Paraprak për Agjitacion propagandë. Gertrudë u ankua për dhëndrin e saj si dhe për të bijën, se ata e trajtojnë shumë keq, bile edhe e rrahin. Gertrudë është me kombësi austriake. Ajo duke qarë fliste me një urrejtje të thellë për Maksin dhe familjen e tij. Për Maksin, ajo thotë se është një njeri hipokrit, egoist; për familjen e tij, ajo është familje aristokrate. Më ka qëlluar – tha ajo – në ndonjë rast kur kam shkuar në shtëpinë e tyre dhe kam dëgjuar fjalë e së ëmës së Maksit, e cila më thoshte se Maksi im është rritur me çokollata, se ai ka lindur në Paris etj.. Vajza ime, vazhdon më poshtë Gertrudë, qysh se është martuar, nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, bile dhe tani që ka lindur djalë. Ai është një tip psikopati dhe shumë i ulët në karakter. Tani ka dy ose tre muaj që sjell vajzën në shtëpi me gjithë djalin dhe nuk interesohet fare për ta. Do që ta ndajë time bijë, por nuk do që ta padisë në gjyq. Me një fjalë, Maksi është një tip borgjezi, që unë nuk gjej fjalë t’jua shpjegoj karakterin e tij.

Tani ai më quan mua spiune se kam dorëzuar dy librat e tij në Degën e Brendshme, që kanë përmbajtje jo të mira. Unë në të vërtetë kam shpënë dy libra në Lidhjen e Shkrimtarëve, që më janë dukur jo të mirë dhe jo në Degën e Brendshme. Nuk di kush mund t’i ketë thënë Maksit për këto. Bile edhe ime bijë po më thotë që po që se do i ndodhe gjë Maksit, dije se kam për të zhdukur. Ime bijë bile më ka goditur mua, ajo është bërë si e lojtur mendsh. Në këtë gjendje atë e solli Maks Velo. Vajza ka rënë në një pesimizëm kaq të madh sa më ha meraku se mos ajo për shkak të Maksit mos kalon në vetëvrasje. Dua që ta bind që ajo të shtrohet në spital, por ajo nuk më bindet mua. I them që ta ndjek Maksin, por ajo përsëri nuk pranon”.

DOSJA

Nga dosja e plotë, Maks Velo është shprehur pak kohë para se të ndërronte jetë se mësoi shumë detaje, sesi ishte ndjekur për një periudhë të gjatë dhe sesi funksiononin teknikat e Sigurimit dhe se kur gënjenin agjentët. “Si është e mundur?! Llambi Blido njëzet e ca denoncime! Madje edhe duke gënjyer, sepse edhe vetë shteti thotë se këto informacione që na jep Llambi nuk na vërtetojnë. Thonë se si është e mundur që Maksi u beson akoma.

Si të mos i besoja një piktori, një artisti?! Çfarë të bëja unë? Unë nuk thosha ‘do vrasim’, flisja për Henri Moore, për Picasson, për vizatimin… Ky nuk është krim”. Në një prej dokumenteve ku operativët vënë në diskutim vërtetësinë e raportimeve të bashkëpunëtorit “Semani” e ku ai shfaqet me nistoret Ll.B, që lë të kuptosh se bëhet fjalë për Llambi Blidon, mik i afërt me Maks Velon atëkohë – është një bisedë mes Velos dhe Safo Markos dhe këtij të fundit, që në tekst identifikohet si burimi. Ishte koha kur sapo kishin arrestuar të birin e Petro Markos. “Ty nuk ka pse të të vijë turp! Yt bir as nuk ka vjedhur e as nuk ka vrarë. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo, secili nga ne shkon e tregon. Fare mirë mund ta hajë secili”, – mësohet ta ketë ngushëlluar Velo, Safo Markon, nga raportimet e “Semanit” dhe të vetë Markos. “Unë vajta të ngushëlloja Safon se i kishin arrestuar djalin, ajo raportonte në Sigurim. Megjithatë, them se nuk kemi ndryshuar shumë, ata jemi akoma, vetëm se tani e bëjnë në formatë tjera”.

Më 14 tetor të vitit 1978 do të arrestohej. Me vete, siç shkruhet në një prej dokumenteve, kishte pesë lekë, në rrip mesi meshini ngjyrë kafe, një orë dore të markës “Kelton” me fushë të bardhë e pa numra, një palë lidhëse këpucësh në ngjyrë kafe dhe librin “Kujtimet e një zbuluesi”. Dëshmitarë në gjyqin e tij ishin pesëmbëdhjetë. Tanimë të shfaqur me emra e mbiemra. Aristotel Papa, Edison Gjergo, Luçiana Naraçi, Hirushka Zekthi, Konstandin Leka, Dhimitraq Trebicka, Elsa Drita, Ermir Grezda, Dhimo Gogollari, Hektor Dule, Miltjadh Jorgji, Nelson Çabej, Genc Hajdari, Andrea Nikolla, Mihal Hanxhari u thirrën në hetuesi, patën ballafaqime me Velon dhe dëshmuan gjyq. Ishin miq, të afërt, kolegë, të njohur.

Nga kontrollet në banesën e tij u gjendën 246 piktura dhe 73 punime në dru. Në dokumentin nr.99 të Dosjes së Sigurimit për shtetasin Maks Velo përfshihet një akt ekspertimi mbi përmbajtjen e pikturave të Maks Velos, kryer nga Kujtim Buza, asokohe sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Foto Stamo dhe Skënder Milori, piktorë dhe anëtarë të Lidhjes. Të ngarkuar nga hetuesi Dhimitraq Shkodrani, treshja e ekspertëve do të dilnin në konkluzion se MaksVelo kishte rënë plotësisht në pozitat e artit formalist. “Ashtu sikundër është kritikuar në dritën e mësimeve të partisë dhe materialeve të Plenumit të 4-t të KQ të PPSh, Maks Velo me punimet e tij në përgjithësi dhe këto që pamë në veçanti ka rënë plotësisht në pozitat e një arti formalist, të rrymave dhe drejtimeve borgjeze revizioniste, duke përfshirë ekspresionizmin, abstraksionizmin, kubizmin… Ai është i shkëputur nga jeta.

EKSPERTIZA NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE

Piktura të konfiskuara dhe të djegura preokupacionet e popullit tonë nga heroizmi dhe fryma luftarake. Si snob që ishte, Maks Velo kishte krijuar punime që janë në kundërshti të plotë me metodën tonë të artit të realizmit socialist. “Autori me këtë revan që kishte marrë, shkruan, Buza, i cili ka përpiluar edhe aktin e ekspertimit, tregon se me siguri do të eksperimentonte të gjitha rrymat dhe drejtimet, me siguri do të provonte hiperealizmin, popartin dhe ap-artin. Këtë e tregon etja e tij.

Punimet e tjera dalin me ndikime të artit formalist dhe shprehje e degjenerimit të plotë “të këtij njeriu që me trup jetonte në tokën tonë ndërsa me mendje dhe zemër shëtiste në bulevardet e Parisit Moskës, Nju Jorkut e pastaj po t’i premtonte koha edhe në Pekinin revizionist”. E quajnë pseudo-artist, ndërsa krijimtarinë e tij, pjellë e degjenerimit politik dhe moral, në kundërshti me porositë e Partisë. Të 246 veprat e konfiskuara u dogjën në kaldajën e Gjykatës së Tiranës nga Ruko Sako. Sistemi kishte arritur të shkatërronte jo vetëm karrierën dhe ambiciet e një piktori dhe të një arkitekti që thoshte se i duhej të kuptonte kubizmin për veprat, por edhe besimin e njeriut tek lloji i tij.

“Mesa duket, kështu do ta mbaroj jetën. Kisha të gjithë dëshirën e mirë për t’i dhënë këtij vendi, por është e pamundur. Po është e vështirë të besosh më pas te njerëzit, por në burg ngushëllohesh me të tjerë që kishin vuajtur më shumë. Në jetë është konkurrenca e lumturive, në burg është konkurrenca e vuajtjeve”, – rrëfen Maks Velo, ndërsa pohon se i mbyllur në birucë ka sjellë ndërmend si në një film të gjithë bisedat, takimet, analizonte se ku mund të kishte gabuar. “Dhe kështu, dalëngadalë krijon një tabelë, si tabela e Mendelejevit, me gjithë ish-spiunët”.

Gjatë viteve të burgut, kaluar në famëkeqin kamp të Spaçit, zemërimi do i bëhej shok. Po ajo frymë moderniste që aq shumë e akuzuan dhe për të cilën e përndoqën një aparat i tërë me të gjithë strukturat e tij a ishte venitur nga izolimi, uria dhe puna e rëndë? “Asnjë burg nuk e fshin dot, se ajo është ne vetë qenien tënde, përndryshe nuk e ke. Kështu kam qenë gjithmonë, mesa duket që kur kam lindur”. Nga masakra me veprat e pikturuara prej tij arritën të shpëtonin tri vizatime, të cilat ia pat dhuruar mikeshës së tij franceze, Odile Daniel. Do të njihej me të renë që studionte Albanologji në fund të viteve ’60 në Bibliotekën Kombëtare, do të shoqëroheshin bashkë ndërsa ajo qëndronte në hotel “Dajti”, do i rrëfenin njëri-tjetrit më shumë për jetët dhe më pas Maksi do e prezantonte në familje. Në dokumentet e dosjes zbulohet se francezja i pat propozuar edhe martesë, por Maksit iu urdhërua t’i rrinte larg. Daniel e vizitoi edhe dy herë të tjera Shqipërinë dhe u takua me Maks Velon në studion e tij. Si shenjë mirënjohjeje për pikturat, ajo do i sillte nga Franca libra të Picassos.

U tha se ishte agjente e huaj, por ky pretendim mbetet mister. Në vitin 1992, kur Maks Velo do të vizitonte sërish Parisin, qytetin e tij të lindjes do të takohej me Odile, e cila ia ktheu tri vizatimet. Maks Velo do të lirohej nga burgu në vitin 1986, por vetëm pas përmbysjes së regjimit diktatorial do të binte në gjurmët e dosjes së tij, ku do të gjente të fotografuara edhe veprat që iu dogjën. Shumë prej tyre do i rikrijonte me po atë zjarr që i kish punuar dhjetëra vite të shkuar në studion e tij, nën ndikimin e gjallë të përfaqësuesve të artit modern botëror dhe tri vite të shkuara do të çelte edhe një ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare, ku do të mund të shfaqte në liri motivet primitive, vallen labe, nudot femërore, vajzën me gërshetë, plakat, ciganen me shportë, natyrën e qetë me ibrik, pyllin me selvi, vizatimet me bojë kine… Ato që kishin qenë “fajtoret” e të qenit tejet moderne për Shqipërinë e realizmit socialist. Do të sillte edhe skulptorin Henri Moore, veprat e të cilit i pa nga afër dhe i vizatoi në vend, teksa i kundronte në galeritë e Parisit, në një prej udhëtimeve të tij dimërore në kryeqytetin e artit botëror, së bashku me Giacometti-in, Zadkine, Rodin, Picasso dhe të tjerë. I solli në librin e tij “Skulptura e Realizmit Socialist dhe Skulptura në Europë”, ku do të shfaqte të gjitha veprat e epokës gjysmëshekullore, vënë përballë më të mirës që ofroi bota në skulpturë.

DËSHMIA

Dëshmitarja Luçiana Naraçi u pyet rreth çështjes dhe deklaroi: “Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime.

Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin, tek ai kisha konstatuar se kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu, kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos, që ia kishte dërguar një franceze, të cilën e kishte njohur përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh. Më kujtohet biseda me të, që më ka thënë se: ‘Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”.

Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër, të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai. Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë, “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë e Maksit, unë kam qenë aty dhe kam dëgjuar Maksi të thotë: ‘Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten’. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në kooperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di. Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se ‘më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti’. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja te nëna, i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se ‘ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën’. Në bisedat e ndryshme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit, e këtë ma ilustronte duke thënë se ‘ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu te ne këto nuk i vlerësojnë’. Me sa di unë, Maksi ka pasur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike.

Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka pasur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja, Maksi ka pasur korrespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos. Por, gjithashtu, Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja, jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se ‘po të ishin veprat e mia në Francë, do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri, që nuk i vlerëson njeri’. Duke më biseduar për Pikason, Maksi më ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo, më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës sime ka lënë dy libra të karikaturistit francez Zhan Ejfel, në gjuhën ruse. Këta libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti, si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këta libra i kam dorëzuar në organet kompetente. Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dalë së bashku më vëllain e tij me uniformën e fashizmit. Në këtë proces dua të sqaroj një fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe pa u ndarë nga Maksi. Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj me firmën time”.

DËSHMITARJA

Luçiana Naraçi

HETUESI

Dhimitraq Shkodrani

ASISTOI

Aleko Meci

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktur kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit.

Kufinjtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

, Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Nga plani s’preket vetëm TurqiaPo ashtu, sipas Departametit të Shtetit , duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për t’a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi.

*****

Botuar në Dita nga arkiva. Ndalohrt kategorikisht ribotimi i plotē ose i pjesshëm pa citimin e dukshëm dhe korrekt të burimit.

“T’ju vijë tυrρ”- Georgia Meloni përρlaset me deputetin italian në kampin e Shëngjinit: Kemi sjellë legjislacionin evropian këtu! Riccardo Maggi: Po bëni viktimën dhe… (Video)

Ndërkohë që po mbahej konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni në Shëngjin, ka ndodhur një incident.

Deputeti italian i partisë opozitare +Europa, Riccardo Maggi ka zgjedhur që të protestojë në formën e tij marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Ligjvënesi italin mbante në dorë një letër ku shkruhej ““jo Guantanamos italiane”, pasi edhe në Itali opozita e vendit e konsideron kampin e emigrantëve si burgu i Guantanamos.

Incidenti ka vazhduar edhe pas përfundimit të konferencës, ku deputeti u përball me kryeministren Meloni ku pati edhe një debat. Ai i kërkoi llogari Melonit, duke thënë se nuk keni shpjeguar si do të funksionojë qëndra e emigrantëve.

“Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu” iu përgjigj Meloni.

Debati mes kryeministres Meloni dhe deputetit Maggi

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pashpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (Gardës)

Maggi: Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vij turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelën e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

Άksident i rëndë në νend, 20-vjeçari përρΙas tυristen, të dy në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendrën e qytetit në Berat. Raportohet se një motorr ka përplasur një turiste 32-vjeçare.

Ndërkohë i dëmtuar ka mbetur edhe 20-vjeçari i cili drejtonte motorrin.

Turistja nga Nepali dhe E.Z,20-vjeç janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.Policia ka nisur hetimet.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 5 qershor 2024, dollari amerikan, blihet me 92 lekë dhe shitet me 92.8 lekë.

Euro, blihet me 100 lekë dhe shitet 100.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 102.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117 lekë dhe shitet me 118 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 67.4 lekë, ndërsa në shitje me 68.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja

Varri i Enver Hoxhës u hap me dinamit në 1992? Ekspertit që mori pjesë: Letra që gjetëm brenda…

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veçantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veçanta për arsye të ndryshme.
Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.

Veçse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeçar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur çdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.
Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeçare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm.,  prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij  u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinçi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe çorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-së. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte  qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithçka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siç duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet  pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxor me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr.

Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinç, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit.