U fal nga Trump, 42-vjeçari υritet nga policia pas një sh erri në trafik

Një burrë u qëllua dhe u vra nga një polic i shtetit të i Indianës në SHBA, pas një sherri gjatë një ndalimi trafiku të dielën pasdite, thanë autoritetet amerikane. Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi ai u fal nga Presidenti Donald Trump për një kundërvajtje në lidhje me trazirat e Kapitolit të SHBA-së në vitin 2021.

Rreth orës 16:15, një zëvendës i Sherifit të Qarkut Jasper kreu një ndalim trafiku, oficeri ka tentuar ta arrestojë të dyshuarin, por autoritetet thonë se i dyshuari ka rezistuar dhe ka ndodhur një sherr.

“Në mes të dyshuarit dhe oficerit ka ndodhur një përleshje, e cila ka rezultuar që oficeri ka qëlluar me armë dhe ka plagosur për vdekje të dyshuarin”, thuhet në një komunikatë me shkrim. Policia tha se gjatë ndalimit të trafikut, i dyshuari posedonte një armë zjarri.

Personi i vrarë u identifikua si Matthew Huttle, 42 vjeç, nga Hobart, Indiana.

“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e të ndjerit pasi çdo humbje jete është traumatike për ata që ishin afër zotit Huttle,” tha Sherifi Patrick Williamson.

Një hetim është në vazhdim. Oficeri i përfshirë në të shtënat është nën leje administrative sipas protokollit standard. Autoritetet nuk thanë se çfarë mund të ketë shkaktuar ndalimin e trafikut.

Në vitin 2023, Huttle u dënua me gjashtë muaj paraburgim pasi u deklarua fajtor për hyrjen në një ndërtesë të kufizuar. Ai kishte udhëtuar me xhaxhain e tij në Uashington për të marrë pjesë në tubimin e 6 janarit 2021, pro-Trump, dhe të dy hynë në Kapitol. Huttle ishte brenda për 16 minuta dhe e regjistroi edhe në video.

“Ai nuk është një besimtar i vërtetë në asnjë kauzë politike,” tha avokati mbrojtës Andrew Hemmer në një dosje gjyqësore. “Ai në vend të kësaj shkoi në miting sepse mendoi se do të ishte një moment historik dhe nuk kishte asgjë më të mirë për të bërë pasi doli nga burgu” për një shkelje.

Jozi of endon rëndë babain e Loredanës? Pamjet bëhen virale (VIDEO)

Mbrëmjen e së shtunës bababi i Loredanës Nimi, surprizoi vajzën e tij gjatë spektaklit.

Mirëpo ndryshe nga ajo që mund të priste Loredana, Nimii kërkoi që të distancohet nga Jozi dhe të fokusohet në lojën e saj.

Gjatë diskutimit të Nimit dhe Loredanës, kamera fokuoi në një moment të pakëndshëm Jozin, i cili sipas ndjekësve ka ofenduar rëndë babain e Loredanës.

“Të q*** robt”, dyshohet të ketë thënë Jozi gjatë momentit kur Nimi i kërkon Loredanës të distancohet prej tij.

VIDEO

Kush është Diellza, vajza qe Gjesti përmend brenda shtëpisë së Big Brother Vip?

Një deklaratë e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka bërë lëmsh gjithë rrjetin. Teksa qëndronte në dhomën e grimit, Gjesti është dëgjuar të përmendi emrin e një vajze të quajtur Diellza.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të fillojnë aludimet se kush është kjo vajzë, të cilës Gjesti i thotë “më prit se të mbaroj disa punë e do vi ta dridhi”, një nga shprehjet tipike të Gjestit brenda shtëpisë.

Disa mendojnë se Diellza është vajza e cila kujdeset për lukun e gjestit.

Disa të tjerë mendojnë se është ish e dashura me të cilën ka pasur një histori dashurie 5 vjeçare.

Disa mendojnë se ai i referohet Xhenetës, e shumë të tjerë mendojnë se kjo është thjesht një lojë e gjestit për të bërë lëmsh publikun.

E megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se nëse kjo është e vërtetë që ai ka dikë në krah jashtë shtëpisë, duhet të dalin që të mos luajnë me ndjenjat e Eglit.

Do e nxjerr vëllai i madh apo jo këtë video? Kjo mbetet për tu parë…

“Rama është zari i të tjerëve”, Kocaqi hedh dyshime te kryeministri për idenë e shtetit bektashi

Elena Kocaqi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN për të diskutuar për idenë e krijimit të shtetit bektashi të hedhur nga kryeministri Rama, reagoi pasi botuesi Nikoll Lesi u shpreh se, sipas një deputeti të PD-së, kjo mund të bëhet pa prekur kushtetutën. Ajo tha se nuk bëhet dot, sepse shkon në burg dhe e etiketoi Ramën një zar që vepron për llogari të të tjerëve.

“Thuaji atij të mazhorancës se do të shkosh në burg, se asgjë nuk bëhet pa prekur kushtetutën. Kushtetura ka një nen që as populli nuk e lejon që të ndryshohet, po këtyre u ka hipur vetja aq në qejf, se kur rri 35 vjet në pushtet shkallon dhe prandaj këta mendojnë se janë shteti, territori, populli. Nuk ka shans, zero.

Rama është në funksion të çdo individi nga jashtë që kërkon privilegje. Rama nuk ka politikë të jashtme në funksion të Shqipërisë, por vetëm të karrikes së tij, që nuk kanë lidhje me realitin gjeopolitik. Të gjitha dështojnë, sepse interesat ndërkombëtare nuk të lejojnë të bësh ç’të duash. Por mendoj se prapa Ramës ka një faktor të jashtëm. Rama është zari i të tjerëve”- tha Kocaqi.

I bëri dalje Mitajt duke e hequr nga lista, Loran Blank katranos gjithçka! Tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit

Situatë disi konfuze me Mario Mitajn në Arabinë Saudite. Papritur mrbojtësi shqiptar, nuk u shfaq në listën e ekipit për ndeshjen e sotme kundër Damac, as në fushë dhe as në stol, edhe pse kishte udhëtuar me ekipin drejt kësaj transferte, madje klubi e kishte publikuar njoftimin e ndeshjes në rrjetet sociale, me foton e Mitajt.

Shqiptari po kalon një super formë te Al Ittihad, kishte 10 ndeshje rresht me vlerësimin nga nota 7 e lart, duke u shndërruar në lider, ndërkohë që sot, ekipi i Blank, u mposht me rezultatin 2-1, duke bërë një hap fals në luftën për titullin kampion.

Trajneri francez Blank tha në konferencë dje se ishte mrekulluar nga Mitaj dhe ishte surpriza më e madhe për të.

Por pasi u rikuperuan të gjithë lojtarët nga dëmtimi, te Al Ittihad u tejkalua numri i të huajve që mund të merrnin pjesë në një ndeshje (8 futbollistë) dhe trajneri duhej të sakrifikonte dikë, ai vendosi të hiqte nga lista Mario Mitajn, në mënyrë të mos prekte yjet e sulmit.

Pas 15 fitoreve dhe 1 barazimi radhazi, Al Itihad humbi pa Mitajn në fushë. Në rrjetet sociale ka një reagim të madh të tifozëve të Al Ittihad në mbrojtje të Mario Mitajn dhe këta tifozë kërkojnë shkarkimin e trajnerit Blank që po bën zgjedhje të gabuara dhe që sot humbi kryesimin në Arabinë Saudite.

I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes, trajneri u ndie në presion teksa u shpreh: “Mitaj nuk luajti për shkak se ky kompeticion ka rregulla dhe nuk ndihej mirë, kishte një shqetësim fizik”. Sipas të gjitha gjasave, me presionin e madh të tifozëve, Mitaj do të kthehet ndeshjen tjetër në fushë.

Dalin rezulatet e sondazhit: Ja kush do të largohet sonte sipas publikut në rrjetet sociale

Si cdo prime edhe kete here jan paralajmeruar shume te papritura bashke me nje Zarf te Zi te ardhur pak dite me pare dhe qe pritet qe sonte te lexohet dhe te jepet denimi nga Vellai i Madh.
Pervec te papriturave dhe Zarfit te Zi jane edhe 8 te nominuarit e kesaj jave: Valbona, Jozi, Rozana, Aldo, Livia, Loredana, Laerti dhe Gerti.

Portali Yne, Lajmeal.com hapi sondazhin per te pare votat e publikut ne rrjetet sociale me pyetjen: Kush duhet te Largohet te MARTEN nga BBV4 ?
Votat jane si me poshte:
Valbona 3%

Jozi 78%

Rozana 5%

Aldo 6%

Livia 2%

Loredana 2%

Laerti 1%

Gerti 3%

Pra me nje diference te madhe nga te tjeret eshte Jozi.

“Je toksike, posesive, mu largo’’, sërish debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Më rri larg

Marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” çdo ditë dhe më shumë po cilësohet “toksike”. Nuk kalon dy ditë dhe dy banorët, përfshihen në debate të forta, ku kanë ngritur zërin dhe ofenduar, por mbrëmjen e djeshmë sherri eskaloi.

Debati mes tyre nisi pas një bisede të Gjestit me Rozanën ku kjo e fundit i tha tërthorazi se Egli po e pengon në lojën e tij. Egli tentoi të afrohej në bisedë, por këngëtari i tha të largohej.

Një situatë kaq e vogël, shkaktoi një debat shumë të madh me tone të larta. Gjesti duket se e humbi kontrollin dhe iu drejtua banores me disa fjalë të rënda.

“Mu largo, ti ke hyrë në paranoja, ke një dërrasë mangët, je toksike dhe posesive, më rri larg, flet pa pushim” dhe shumë të tjera si këto.

Madje në një moment Gjesti që dukej se ishte nën një presion të lartë nga Egli, filloi të gjuante këpucët duke i goditur në mur.

Egli: A më pyete o zotëri? Pse kaq kontradiktor? Më ke thënë kur të pyes do vish e të më thuash atë që ke. Unë vij e bëj e më thua pse e bën

Gjesti: Po je keq

Egli: Më lër të jem keq, më lër të gaboj

Gjesti: Po bëhen shumë gabime

Egli: S’ka problem, punë e madhe, dal

Gjesti: Mund të jetë gabim tek unë. Po më çudit me këtë sjellje

Egli: O Besi edhe ti mua më çudite shumë me atë sjellje, erdhe më pyete

Gjesti: Po bën një gabim pa lidhje. Unë kur kam nevojë të flas me dikë, natën e mirë. Po më nxjerr prej kontrolli, ndalu se po flet pa lidhje, qetësohu, se po kapi të thyej ndonjë gjë. Çfarë po krijon në mendjen tënde? Po shikon halucinacione. Je toksike

Rama-opozitës: Noc Rrokun do marrin edhe më 11 Maj, këtu do jemi!

“Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”.

Ky ishte një tjetër koment të cilit kryeministri Edi Rama vendosi t’i kthejë përgjigjet direkt përmes një videoje në rrjetet sociale.

Duke i kthyer përgjigje për shkollat, ai sfidoi komentuesin që të dalin së bashku nëpër kryeqytet për t’i parë ato.

“Patjetër Adrian të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por duhet të marrim bukë me vete se janë shumë për t’u parë, madje na duhet të marrim nja 3 ditë, të paktën nja 3 ditë leje nga puna se 1 ditë është shumë pak për t’i parë të gjitha”, tha Rama.

Sipas Ramës, janë 45 shkolla të reja në Tiranë ndërsa 10 të tjera në proces.

Kryeministri Edi Rama mori si shembull, shkollën “Kosova”, të cilën thotë se qeverisja socialiste e ngriti nga hiri. Një koment e ka edhe për kundërshtarët politikë në zgjedhje, për të cilët shprehet se, “më 11 Maj do të marrin Noc Rrokun”.

“Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, e kohës së rrumpallës së viteve ’90 dhe ashtu edhe kthimet e pronave në oborre shkollash janë dhe ato një histori e tejkaluar, edhe ajo e vjetër tanimë. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë harrojeni se do të mund ndonjëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu. Prenë dhe pishat, pastaj i vunë zjarrin dhe godinës. Por ama në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si feniksin shkollën më të vjetër të Tiranës. Meqë ke përmendur Noc Rrokun, e kam qejf Nocin. Noc Rrokun morën nga i gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do ta marrin më 11 Maj Adrian, ku shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë tëposhtë, por vetëm do ngjitet e do ngjitet lart drejt majës së 2030 në Bashkimin Europian. Erdhi 11 Maji, këtu do jemi”, tha Rama.

Tiranë/ U ndje keq në sallën e Gjykatës së Apelit, υdes avokati i njohur

Një avokat humbi jetën në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Një avokat humbi jetën në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjyqit, avokati Gjovalin Ulndreaj ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

RRËFlMl i υα. jzës nga Tirana: Vj ehrra ime ka qenë dαsh. norja e dajës tim, ndërsa tani …!

Jam e fejuar dhe të fejuarin e kam marrë sipas qejfit tim,domëthëne me dashuri.

Ama ka plasur në shtëpinë e të fejuarit sherri.

Dikur vjehrra ime,në rininë e saj na paska qenë e dashura e dajës tim të madh.Hahaha.

Mua s’më duket ndonjë skandal,se e re ka qenë.

Por skandal i duket vjehrrit tim dhe asaj vetë,sepse e forta ishte kur erdhën këta me pi kafen e fejesës,erdhi normal dhe daja.

U skuqen dhe u nxinë ata që e dinin.Derisa e morëm vesh dhe unë dhe i fejuari.

Ai i shkreti ndihet keq se normal e ka mami.Por nuk kemi ndër mend të ndahemi, se edhe këto fjalë i kishte hedhur vjehrra ime.

O Zot çfarë situate është krijuar.Unë e ngacmoj dajën tani,ai vetëm qeshën e sa iki tek i fejuari më thonë:

Të fala nans’…!Si mendoni si mund të kalojë kjo situatë?