Arben Ahmetaj: Nuk kam dashur të bëhem kryeministër, më mbajtën me zor në PS

Ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur për herë të tretë nga arratia.

Ai e ka etiketuar Ramën si kryetarin e organizatës, që në bashkëpunim me SPAK po kërkojnë medoemos që ta arrestojnë, madje sipas tij, duke e kërcënuar përmes partneres.

Në intervistën e tij në televizionin “Syri”, sërish me gazetarin Çim Peka, Ahmetaj deklaron se PS ka rënë në dorë të krimit dhe po i shërben vetëm një njeriu.

“Nuk dua të tingëlloj sikur po ankohem, apo qarraman. Unë shpresoj që të ketë një proces pastrimi në territorit, që të më vijë edhe mua kujtesa. Sepse të jetosh pas 30 vitesh me terror, të përshpëris së “mos fol keq për Ramën se të dërgon SPAK-un”.

Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka vepruar, pasi ka denoncuar gruan time. Ka vepruar ndaj dëshmitarëve duke e kërcënuar. Më thotë avokati im që e kanë kthyer vlerësimin e realestate-n shtëpinë time, sepse nuk i ka pëlqyer SPAK-ut.

Spak-u ka vepruar në mënyrë shumë interesante, me një rast qesharak, të tregon që drejtësia është kapur. SPAK-u po merret me Bardh Spahinë, ngaqë ka ikur një ish-drejtor, pse nuk merret me Ramën që tallet me sistemin. Kur Rama, kreu i organizatës më shkarkoi mua, se gjoja i kam dhënë dosjen e inceneratorëve Metës. Ndërkohë, bëjnë spektakël me arrestimin tim.

Unë nuk kam pasur ambice për të bërë kryeministër, e di gjithë partia. Unë kam kërkuar të largohem. Fati Shqipërisë është i lidhur me fatin e familjes time, dhe fati i Shqipërisë sot ka rënë në dorë të krimit. PS sot është një organizatë për t’i shërbyer një njeriu,” tha Ahmetaj.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 janar 2025, dollari amerikan, blihet me 93.5 lekë dhe shitet me 94.6 lekë.

Euro, blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 64.7 lekë, ndërsa në shitje me 66.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Homazhet për kryepeshkopin Janullatos, policia: Bllokohet qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore në datat 28-30 janar

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

– ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

– ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut.

Kortezhi i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Shqipëri, pritet nga dhjetëra qytetarë në Kakavijë

Kortezhi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçar, mbërrin sot me rrugë tokësore nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kakavjsë. Sipas mediave greke, shumë besimtarë po i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit në Kakavijë, teksa kortezhi kaloi pikën kufitare.

Pritja e shenjtërimit dhe homazhet për Kryepeshkopin Anastas, do të mbahen në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë të martën, më 28 janar, në orën 16:00. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00.

Mësohet se në ceremoni do të jenë të pranishëm kryeministri, Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos. Po ashtu pritet të marrin pjesë në ceremoni edhe besimtarë të shumtë dhe përfaqësues nga patriarkanat ortodokse dhe bota e krishterë më gjerë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 28 Janar 2025

Dashi

Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj.

Demi

Duhet të tregoheni pak të durueshëm, pasi qysh nga dita e mërkurë gjërat do të shkojnë shumë më mirë. Do të keni shumë dëshirë për të dashuruar, për të qëndruar me të tjerët dhe për të buzëqeshur. Kjo javë ju sheh një prej shenjave më të favorshme.

Binjakët

Kjo e mërkurë do ju gjejë nervoz dhe aspak në humor, ndaj do të ishte mirë që të shmangnit konfliktet dhe polemikat, sidomos në punë. Nuk jeni të sigurtë për atë që doni. Në dashuri diçka ju shqetëson, ndaj mundohuni të sqaroheni, por duke shmangur konfliktet.

Gaforrja

Keni nevojë për qetësi, por duket se ankthi dhe tensioni nuk ju lënë të qetë, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike. Duhet të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat, të cilat po i lini pas dore për shkak të problemeve të jashtme.

Luani

Kjo e martë do ju gjejë të mbushur me energji pozitive, sidomos lidhur me punën dhe karrierën. Do të shihni rezultate të mira, si fryt i përkushtimit tuaj. Vetëm në dashuri do të ketë diçka që nuk shkon. Duhet të bëni qartësi dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, do ia dilni më së miri.

Virgjëresha

Keni nevojë të jini të qetë, pasi në të kundërt nervozizmi shoqëruar me problemet fizike mund t’iu hapë probleme. Mundohuni që të shkarkoni stresin dhe të gjeni momente paqeje, duke u larguar nga njerëzit negativ. Gjërat do të zgjidhen gradualisht.

Peshorja

Në dashuri do të keni disa dyshime. Ndoshta druani se njeriu i zemrës nuk ka ndjenja shumë të sinqerta ndaj jush, ose sepse nuk iu përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Keni nevojë për qartësi për të parë se si janë gjërat. Situatat mund të zgjidhen vetvetiu, ndaj mos i sforconi gjërat.

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive gjatë së cilës do të ndiheni të relaksuar dhe larg stresit dhe konfliktet e ditëve të kaluara. Do të jeni të mbushur me energji dhe ky rikuperim do të ndikojë pozitivisht edhe në trupin tuaj. Përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të vepruar.

Shigjetari

Do të jetë një ditë mjaft pozitive ku gjërat që dukeshin se nuk ecnin do të marrin drejtim mjaft interesant. Do të përjetoni emocione të bukura, ndaj lëreni veten të lirë për të shijuar çdo moment.

Bricjapi

Do të jeni disi të tensionuar, sidomos në dashuri. Nëse raporti në çift është në krizë, mund të analizoni situatën me shumë kujdes në mënyrë që të shmangni polemikat. Bëni qartësi me veten tuaj, merrni vendimin që ju përshtatet, pa u bërë pishman, shkruan noa.al. Kjo pasi situata tërhiq e mos lësho, ju ka lodhur.

Ujori

Ndikimi tranzit i Uranit, nuk do të jetë shumë pozitiv. Ndonëse shenja jua është revolucionare, të gjitha të rejat që do të vijnë, do ju turbullojnë. Mundohuni që të merrni më të mirën nga çdo gjë, pasi do të ketë shumë gjëra pozitive. Do të hasni edhe probleme ekonomike, të cilat kërkojnë zgjidhje. Duhet të jeni të matur edhe me shpenzimet.

Peshqit

Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, por përmirësimi do të nisë qysh nga e mërkura, ndaj mos u shqetësoni shumë. Mundohuni vetëm që të pushoni pak më shumë. Parashikohen zhvillime dhe projekte të reja të cilat premtojnë rezultate të favorshme. Mos i braktisni ëndrrat, pasi shumë shpejtë mund ti ktheni në realitet.

“Edhe υαrrimi i Janullatos, politik”, historiania Kocaqi: Armiku më i madh i Kishës Ortodokse është shteti grek

Historiania Elena Kocaqi, ka folur për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. 

Kocaqi tha se shteti grek ndikon përmes Kishës dhe e quajti armikun më të madh të kishës. 

“Ministria e Jashtme, program pas luftës së dytë botërore, është që ne nuk e bëjmë dot Perandorinë Bizntine me luftë dhe tani këta kanë politike të jashtme, që nëpërmjet kulturës dhe fesë të asimilojnë sa të munden. E shoh ndërhyrjen e Greqisë me fenë, si zgjatim të politikës ruse për Perandori Ortodokse Bizantine që mbreti të ishte rus. Këtë do ta ndjekë Greqia.

Nuk dua t’i hyj nga pikëpamja fetare, por nga pikëpamja politike, feja duhet të ndahet nga shteti dhe politika. Historikisht, feja është përdorur, idologjitë janë mjete që përpunon masat e njerëzve. Kur feja përdoret politikisht është e rrezikshme. Edhe ceremonia që bën Greqia këtu është politike, sesa një respekt.

Në shqiptarët jemi zemërgjerë, le ta varrosin këtu, por mënyra se si Greqia e ka mbështetur ka dashur të mbajë kontrollin e Kishës patjetër është politike. Nuk ka Kisha Ortodokse armik më të madh se shteti grek. Ka qenë shtet brenda shtetit edhe gjatë perandorisë Osmane.

Pra Kisha Ortodokse ka humbur me shtetin grek dhe politika e ka në program ta mbajë të shtypur dhe nën kontroll. Prandaj në Shqipëri duhet të jetë larg influencave të politikës greke”, tha Kocaqi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Nga pasaporta tek simbolet / Si do të funksionojë shteti bektashi, Ferdinant Samarxhi zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në emisionin “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi.

Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë një shtet i tillë, ose siç ai e quan minishtet.

“Ky do të jetë një minishtet, si shteti i Vatikanit, ku do të ketë pasaportën e vet, simbolin e vet himnin e bektashianëve. Do të ketë simbolet që kërkon një shtet.

Kryegjyshata e ka, është një minishtet i organizuar vetë, nga natyra njësoj siç e ka pasur. Besimet e tjera kanë kryeqendrat e tyre që janë të lidhura, bektashinjtë nuk e kanë. Fati jonë nga historia që erdhi në Shqipëri, që të jetë qendër botërore me status ndërkombëtarë”, tha ai.

FOTO/ Xumi Allushi hakmerret ndaj Gjestit për Eglin dhe ngacmon Xhenetën, ja komenti që ndezi rrjetin

Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi është kthyer një ndër personzhet më viral në rrjetet sociale, për shkak të situatave e krijuara aty brenda.

Kur ishte brenda në shtëpi, ai i shprehu pëlqimin këngëtares Egli Tako, por ajo e refuzoi pasi nuk ndiente të njëjtën gjë për aktorin. Së fundmi, ai ka bërë një koment ndaj ish-banores së BBVK, Xheneta Fetahu, e cila brenda shtëpisë krijoj një lidhje dashurie me Gjestin.

Xumi i ka komentuar një zemër të kuqe në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”, por më pas e ka fshirë menjëherë. Gjithashtu, në pak persona që ai ndjek në “Instagram”, bënë pjesë dhe Xheneta, e cila nuk ia ka kthyer mbrapsht.

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Rama përgënjeshtron gazetarin izraelit: Nuk është absolutisht e vërtetë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit, lidhur me një marrëveshje të supozuar sekrete për të strehuar në Shqipëri 100 mijë palestinesë nga Rripi i Gazës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ky është një lajm “absolutisht i pavërtetë”, teksa më tej shton se Shqipëria shpreson që popullti palestinez t’i jepet mundësia të jetojë në shtetin e tij.

Aludimin e ka postuar në rrjetin social “X” gazetari izraelit i “Channel 12 News” Amit Segal.

Reagimi i plotë i Ramës:

Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë—dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur që shumë kohë më parë.
Por Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje. Megjithatë, dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamas-i të mos mund të dëmtojë më Izraelin—apo, mbi të gjitha, palestinezët vetë.

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Rama

Reagimi i Ramës

Parashqevi Simaku në Instagram, postohen FOTOT e rralla

Teksa po kurohet në një spital psikiatrik në New York, në Instagram është hapur faqja zyrtare e këngëtares Parashqevi Simaku. Faqen e emërtuar “Parashqevi Simaku Nolfe” e ka postuar biznesmeni Elton Ilirjani i cili siç duket është personi që e menaxhon.

Tek faqja janë postuar disa foto të këngëtares që nuk i kishim parë kurrë.

Deri më tani, faqja numëron 7595 ndjekës. Në bio shkruhet: Parashqevi Simaku! Këngëtarja që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve me magjinë e zërit të ëmbël! Me vrullin e zërit vullkan!

Parashqevi Simaku në Instagram, postohen FOTOT e rralla

E në fakt këto fjalë janë të pakta për zërin e preferuar të shqiptarëve për dekada.

Pas shumë kohësh e “zhdukur”, këngëtarja ikonë u bë lajmi më i bujshëm më 12 Dhjetor të 2024-ës, pas një videoje që bëri xhiron e rrjetit.