100 mijë palestinezë në Shqipëri? Rama përgënjeshtron gazetarin izraelit: Nuk është absolutisht e vërtetë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit, lidhur me një marrëveshje të supozuar sekrete për të strehuar në Shqipëri 100 mijë palestinesë nga Rripi i Gazës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ky është një lajm “absolutisht i pavërtetë”, teksa më tej shton se Shqipëria shpreson që popullti palestinez t’i jepet mundësia të jetojë në shtetin e tij.

Aludimin e ka postuar në rrjetin social “X” gazetari izraelit i “Channel 12 News” Amit Segal.

Reagimi i plotë i Ramës:

Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë—dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur që shumë kohë më parë.
Por Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje. Megjithatë, dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamas-i të mos mund të dëmtojë më Izraelin—apo, mbi të gjitha, palestinezët vetë.

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Rama

Reagimi i Ramës