V.αjza e υarfër nga Puka: Isha në rrugicë, ndjeυa një dorë në… Ne nuk po komentojmë…!

Një vajzë ka guxuar të rrëfejë momentin kur ka rënë e një ng.acmimi se.ksual në rrugë. Ajo thotë se është ndjerë shumë keq nga episodi tm.errues dhe ende sot nuk e ka marrë veten. Ajo apelon që femrat të denoncojnë kur bien pre e këtij ab.uzimi. Kjo është historia e rrëfyer .

“Jam një 19-vjeçare nga Puka. Kam nisur shkollën e lartë në Tiranë pas shumë sakrificash të familjes time, sepse prindërit janë pa punë dhe jetojmë me ndihmat e tezeve jashtë vendit.

Lexoj lajmet e nga.cmimeve në punë, që shumë femra në botë po tregojnë historitë e tyre. E mua mu kujtua momenti që akoma nuk më lë të vë sy në gjumë natën.

Gjithmonë kam qenë një vajzë e rregullt si në veshje ashtu edhe në sjellje. Por mendoj se kush do të të ng.acmojë e bën sepse thjesht është i sëmurë.

Nuk ka lidhje a je apo nuk je pro.vokuese. Një pasdite dimri po kthehesha në konvikt dhe po kaloja në një rrugicë.

Ndjeva hapa pas meje, por mendoja kalimtarët edhe pse brenda ndjeva një prerje këmbësh. Në një moment në një zonë ku ndriçimi s’ishte edhe aq i fortë ndjej një dorë që më prek të pasmet.

Me shumë forcë dhe më thotë fjalë të ndjyra që më rrëjnqethën.

Aq bëri dhe iku duke qeshur e duke kthyer kokën nga unë sikur të kishte bërë ndonjë heroizëm.

Ju nuk e keni idenë se sa e pojshtëruar jam ndjerë në ato momente. Djersita, u drodha dhe më erdhi zor që jam femër.

Më është dukur vetja shumë e paaftë në ato momente, doja të ulërisja ta pëjshtyja atë person.

Pashë rrotull shyqyr nuk pa njeri skenën, por unë ende e kam trjaumë. Këta meshkuj maniakë që po na shkatërrojnë jetën duhet të ndalojnë duke u sjellë si padronët tanë…Mos heshtni vajza. Denoncojini!”, shkruan ajo.

U Ιodha duke ρritur dj.aIin e dυhur, 36-υj. eçàrja shet Vl* GJËRlNË…!!!

Një grua 36 vje ce nga Gjermania ka shi tur vir gjër inë e saj për mijëra euro pasi u lodh duke pritur për ‘djalin e duhur’.

Mandy, e cila dëshiron që mbiemrin ta mbajë se kret, e shiti vi rgjërinë nëpërmjet një shërbimi të njohur për 250 mijë euro.

Ajo tha se ishte mër zitur duke pritur dhe kishte ardhur koha për të ecur para.

“Është njësoj si në ka zino, ti duhet të dish kur të nda losh.

Kalova shumë vite duke i thënë vetes se duhet të pres dhe një vit tjetër për të pr itur djalin e duhur, vitet kalonin dhe unë vetëm hum bisja kohë.

Mendoj se po bëj gjënë e duhur”, tha Many për Dailymail.

Miqtë e saj ishin xhe lozë për faktin se ajo do merrte kaq shumë para nga shi tja e vir gjërisë.

Por shpresonte shumë që prindërit të res pektonin vendimin që kishte marrë.

Paratë do të ndahen midis zhvillimit të karrierës së Mandy si stjuardesë, për të ndihmuar familjen e saj dhe për bamirësi.

V. AJZAT NË KONVlKT, FlLM0ΗEN DUKE B. ËRË…

Disa banore të konviktit në Prishtinë kanë dhënë “shfaqje” falas për kolegët e tyre, teksa kanë vallëzuar në të brendshme në orët e vona të natës.

Këto vajza ndezin dritën dhe vallzëzojnë pa asnjë kompleks, gjithçka filmohet nga kolegët e tyre që gjatë asaj kohe kanë qëndruar jashtë ndërtesës së konviktit.

Më poshtë mund të shihni videon:

Vajzat në konviktin e Prishtinës, filmohen duke kërcyer me të brendshme

Shpërthen fabrika e armëve në Serbi, disa të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë, duke lënë të lënduar disa persona.

Sipas raportimeve në mediat serbe nga Spitali i Valevës, bëhet fjalë për shtatë të lënduar, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare mbi shkaqet e incidentit, raporton danas.rs.

Ky është incidenti i radhës në këtë fabrikë, pas atij të ndodhur më 3 gusht 2024, kur tre punonjës u lënduan lehtë gjatë manipulimit me kapsolla në repartin e minave.

Mediat serbe raportojnë gjithashtu se ky ishte “aksident” i pestë në Krušik në dy vitet e fundit. Në gusht të vitit 2022, gjithashtu në Kapislan, pati një shpërthim gjatë aplikimit të llakut, duke plagosur një punëtor.

“Në dhjetor të të njëjtit vit, një makinë i lëndoi dorën një punëtori në Uzinën e Çakmakëve, ndërsa në janar 2023, dy punëtorë u plagosën në një shpërthim teknologjik në Kapislan. Një shpërthim tjetër ndodhi në maj të të njëjtit vit në uzinën Laboračnica, kur një punëtor tjetër u plagos.

Në faqen e internetit të fabrikës janë publikuar vetëm lajme të shkurtra rreth këtyre incidenteve, por për asnjërën prej tyre nuk janë publikuar rezultatet e hetimit, shkaqet nuk janë përcaktuar dhe as nuk është njoftuar se dikush është mbajtur përgjegjës.

Duke pasur parasysh praktikën e deritanishme, është e pasigurt nëse publiku do të mësojë shkakun e shpërthimit të sotëm, i cili plagosi shtatë persona”, shkruan Danas.

(BalkanWeb)

E akuzoi se po i shet armë Ukrainës, Vuçiç i kthen përgjigje Putinit: Fabrikat tona duhet të punojnë

Akuzat e Moskës ndaj Serbisë për shitjen e armëve drejt Ukrainës, kanë sjellë reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Menjëherë pas publikimit të raportit të inteligjencës ruse, kreu i shtetit serb nxitoi të justifikohej duke theksuar se do të ngrejë një grup punë për këtë çështje. 

“Ne kemi formuar një grup pune me partnerët rusë për të përcaktuar faktet. Disa nga gjërat e deklaruara në deklaratë nuk ishin të vërteta, siç është ajo në lidhje me kontratën e Republikës Çeke, për të cilën, nuk u dhanë leje dhe asnjë nga raketat nuk u dorëzua. Nuk janë dhënë leje për 44,000 raketa me rreze të gjatë veprimi dhe 24,000 raketa me rreze të shkurtër veprimi. Flitet se eksportet e armëve nga Serbia në Ukrainë po kalojnë përmes një vendi afrikan por Serbia nuk eksporton më armë, vetëm municione. Por, ka edhe një gjë tjetër, fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë. Ne punësojmë rreth 24,000 njerëz në industrinë e mbrojtjes që varen nga ajo industri. Tani po i drejtojmë armët për të furnizuar ushtrinë tone”, tha ai.

Vuçiç kritikoi perëndimin pasi shpesh herë është sulmuar nga diplomatët në lidhje me afrimin e Serbisë me Putin dhe sidomos pas vizitës së këtij të fundit në paradën e 9 majit në Sheshin e kuq. 

“Javën e kaluar, u sulmova nga dy ambasadorë, të cilët thanë se ne eksportuam municione në Federatën Ruse përmes një kompanie turke dhe se municionet serbe u shfaqën në front nga pala ruse. Më është dashur të shpjegoj se nuk e di vërtet se çfarë ishte kontrata, as nuk është e mundur që unë të di gjithçka, por e dini, fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjeti kohën të sulmonte Kosovën dhe autoritetet atje duke krijuar idenë se në veri po ndodh një shpopullim i komunitetit serb. 

“Ata shpresojnë që shumica e popullit serb do të dëbohet nga veriu i Kosovës. Për një pjesë më të vogël në Perëndim dhe Lindje, ajo që po bën Kurti janë trazira. Ne duhet t’i kundërvihemi përpjekjeve të shqiptarëve për të fituar sa më shumë njohje me ndihmën e disa vendeve, veçanërisht të Turqisë, dhe së shpejti do ta informoj publikun për rezultatet e mira dhe të habitshme që një vend i vogël mund të arrijë në këtë luftë”.

Këto tensione mes dy aleatëve vijnë pas vizitës që zhvilloi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Rusi, ku përveç kremtimit të Ditës së Fitores ndaj nazistëve, u takua me homologun Vladimir Putin. Mes temave të trajtuara ishte dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

30 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 30 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.5 lekë.

Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 116 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.3 lekë, ndërsa në shitje me 63.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Alimehmeti sqaron në kërkesë se, duke u bazuar në këqyrjet, rezulton sipas tij një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara.

Konkretisht ai kërkon rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë si dhe ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.

“Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor”, thuhet në kërkesën e tij.

KëRKESA E ALIMEHMETIT:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Ilir Alimehmeti, kam marrë 18,128 vota si kandidat i listës së hapur, duke u renditur i dyti nga kandidatët e listës së hapur. Referuar numrit të përgjithshëm të votave të subjekteve sipas këtyre tabelave, nga listat e subjektit tonë zgjedhor mund të zgjidhet vetëm 1 deputet nga listat e hapura, që referuar parashikimeve të Kodit Zgjedhor me ndryshimet e bëra së fundmi, është kandidati më i votuar.

Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.

Qendrat e votimit të mësipërme krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë Qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

Rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.

Gjykata e Durrësit “detyron” familjen të jetojë në një pallat me υr.asësin e djalit të tyre

Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, një nënë e moshuar gjendet sot përballë një tjetër padrejtësie: ajo nuk mund të largohet nga shtëpia ku iu vra djali, sepse përfitues ligjor i banesës është nipi 5-vjeçar.

Për të shitur shtëpinë, duhet të hapë një proces gjyqësor, por gjyqtarja që shqyrton çështjen shprehet se “nuk është e sigurt nëse kjo është në të mirë të fëmijës”. Si mund të quhet e mirë për një fëmijë që rritet në hijen e një tragjedie, në të njëjtin vend ku gjaku i të atit u derdh mbi pragun e shtëpisë? A nuk është më e dëmshme për rritjen e tij kujtimi i përditshëm i dhunës, sesa një shtëpi tjetër më larg, por me paqe?

Denoncuesja për mikrofonin e Neës24 thekson: “Njeriu që mi ka marrë jetën djalit jeton këtu poshtë pallatit. Është e pamundur të jetoj në këtë pallat, u detyrova të vë në shitje shtëpinë. Kam gjetur blerësin e shtëpisë dhe njëkohësisht edhe shtëpinë tjetër ku do të shkoj larg kësaj zone. U detyrova i nxora dokumentet në mënyrë të rregullt.

Aty mësova që duhet të kalonte në përfitim ligjor, përfiton nipi, pasi djali më ka lënë një nip trashëgimtar dhe duhet të kaloj nëpërmjet një procesi gjyqësor”.

Psikologia Bekteshi kërkon nga ana e institucioneve që të jenë më bashkëpunuese duke marrë parasysh rrethanat e çështjes: “Një fëmijë 5-vjeçar nuk duhet të qëndrojë në tilla rrethana në të njëjtën zonë. Një fëmijë që ka humbur një familjar në rrethana të tilla ka nevojë për një ambient të ri larg kujtimeve traumatike. Ka nevojë për stabilitet emocional ka nevojë për këshillim psikologjik për të parë nëse ka pasoja psikologjike afatgjate”.

Por edhe pse ndoqi gjithë rrugën ligjore, dosja priste në sirtarin e gjyqtarit.

Denoncuesja tha se: “Djalin e la 3 vjeç tani bënë 5 une kam aplikuar në qershor 2024 në gjykatën e durrësit 3 muaj flinin dokumentat i ra një gjyqtari quhej Rexhep Kaloshi e kishte lëmë dosjen të flinte aty.”

Sipas Kodit të Familjes të Shqipërisë, pasuria e një të mituri administrohet nga prindërit ose kujdestarët, por çdo veprim që tejkalon administrimin e thjeshtë, siç është shitja e pasurisë së paluajtshme, kërkon autorizim nga gjykata dhe duhet të jetë në interesin e të miturit. Në këtë rast, gjyqtarja ka shprehur pasiguri nëse shitja është në të mirë të fëmijës, duke e lënë nënën të bllokuar në një vend që i kujton çdo ditë humbjen e djalit.

Ndër të tjerash, zonja Namire shprehet se: “Manjola ma ka shtyrë gjyqin. Mbi 6 deri në 7 muaj, pse ma shtyn gjyqin kërkova ehde sekretaren nuk më del më 20 janar 2025 është bërë gjyqi i fundit është rrëzuar pa asnjë farë. Ajo s’ka bërë fare gjyq sa mbeti i befasuar edhe avokati dhe sa tha pse e rrëzove çështjen se nuk ka asnjë palë kundërshtare thjesht do të shesë shtëpinë se i kanë vrarë djalin… “nuk e di unë që është për të mirën e djalit”, përgjigje pa kuptim”.

Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi fleksibilitetin e sistemit ligjor për të trajtuar raste të veçanta me ndjeshmëri dhe drejtësi.

Avokatja Persili për Vetting sqaron se: “Personalisht mendoj se ka shkelje ligjore pasi po i mohon të drejtën e trashëgimisë një fëmije të mitur aq më pak në kushtete që ndodhi që babai i tij ka ndëruar jetë nga një ngjarje tragjike e cila ndikon nga ana psikike morale që ka një ndikim goxha të rëndë për fëmijën e mitur”.

Nusja e Naimire Kokës, Ilda Parroi për emisionin Vetting ka sqaruar që është dakord që banesa të shitet dhe pjesa t’i kalojë djalit të saj, nipit të të moshuarës.

Ilda Parroi nusja e denoncuese sqaron se “është dakord me këtë shitje”. “Unë jam dakord për shitjen e shtëpisë, pjesës së çunit”.

Nënë e viktimës sqaron se: “Këtu nuk rri dot unë, jo më nipi. Nipi po bën dokumentat në Itali, ia ka aprovu drejtësia italiane për vrasjen e babës që i është vrarë këtu, ndërsa ne nuk e zgjidhim dot … Kjo është çështje civile për shitjen e pronës sime, më pëngon mua gjyqtare Beluli, më pengon mua pa asnjë arsye e shkaku”.

Ka qënë pikërisht nusja e Ilda që ka nisur procedurën ligjore si kujdestare e vetme e djalit 5 vjeç, pas vrasjes tragjike të bashkëshortit të saj. Për kërkesën “lëshim autorizim për fëmijën e mitur për tjetërsimin e pasurisë së paluajshme, të llojit apartament”.

Sipas nënës së viktimës: “Ne prisnim të merrnim vendimin, të kalonte në rrugë ligjore dhe unë të bëja veprimet për shitjen e shtëpisë. Thjeshtë këtë kërkoj, kujt ia thua, të gjithë habiten”.

Më tej N. Koka shprehet “ndjekim rrugët ligjore, bëjmë ankimimin, ankimimin e mbajnë në dosje, e mbajnë në sirtar, nuk e dorëzojnë në Gjykatën e Apelit. E ndjek avokati edhe avokati nuk çanë dot”.

Sipas avokates Përlesi, “Ligji 98 i vitit 2016 për organzimin e pushtetit gjyqësor dhe Kodi i Procedurës Penale parashikon që çështja që ankimohet të dërgohet në Gjykatën e Apelit brenda një afati të arsyeshëm. Ky afat në praktikë është një muaj, pra 30 ditë. Mbajtja për pesë muaj përbën një vonesë të pajustifikuar dhe bën një cenim i të drejtës së arsyeshme për të gjykuar brenda afatit kohor ashtu sikurse e parashkon Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gazetaret e emisionit Vetting kanë shkuar bashkë me denoncuesen për të pyetur në Gjykatë se për cilën arsye dosja e saj nuk po dërgohet në Apel por ka 6 muaj që mbahet peng

Kamera e fshehtë:

Nëna e viktimës: Desha Gretën, desha të flas me të drejtpërdrejtë ku e ka dërguar kërkesën (Apelimin )

Sekretari e gjykatës: Greta nuk është sot. Do të presësh pak të lutem.

Nëna e viktimës: Ishte këtu ajo, kështu që më duhet ta pres se kam të nevojshme.

Sekretarja e gjykatës: Prit aty tek stoli të lutem. Çështjen e kemi dërguar në Gjykatën e Apelit.

Nëna e viktimës: Me çfarë emri ta kërkoj, me emrin e Ildës në Apel?

Sekretarja e Gjykatës: Jo s’ka nevojë për emër.

Sipas avokates Erjola Përlesi: “Kemi të bëjmë me një neglizhencë e për pasojë shpërdorim detyre. Patjetër që ka shkelje dhe nëse kryesekretarja nuk e ka dërguar dosjen normalisht që ka bërë shkelje”.

Një punonjëse e Gjykatës shprehet se: Kryesekretarja nuk ndodhet aty, por dosja është aty që prej datës pesë Mars.

Nëna e viktimës: Kam bërë një ankimim me dtaën 5 Mars ka shkuar e kam për gjykatën e Apelit civil Tiranë. E kam të përshpejtuar Ilda Parroj, ka është emri aty.Shikoje pak të lutem. Ajo më dërgoi tek juve sekretarja e shkallës parë e gjykatës me tha e kam dërguar në Tiranë. Me gjyqtare Manjola Beluli në shkallën e parë, Ilda Parroi (nusja e djalit) dhe avokat Bujarin. Nuk më doli kryesekretarja 1ë të kërkoj? Që t’i them e ka dërguar apo s’e ka dërguar. Në Apel nuk është regjistruar.

Sipas N. Kokës: “Institucionet nuk të hapin dyert. Unë kam shkuar të kërkoj kryesekretaren Greta aty tek zyrat e Gjykatës Civile që është në Shkozet. Kam shkuar vetëm se jetoj e vetme tani, djali më ka lënë të vetëm, shtëpia, familja mu shkri. Nuk doli të më sqaronte as kryesekretarja.

Sipas avokates Përlesi: “E drejta e ankimit është e çdo qytetari. Të drejtën e ankimit nuk mundet ta mohoj asnjë njeri”.

Nëna e viktimës rikthet sërisht në shkallën e parë dhe pyet sekretaren:

Nëna e viktimës – Më tha ajo vajza tek Apeli, dosja nuk ka shkuar, me çfarë datë ishte nisur? Nuk ka shkuar më tha nuk është regjistruar.

Sekretarja – Me 5 Mars.

Nëna e viktimës – Po më thuaj se shkoj vetë e takoj se nuk është … (kryesekretaren). Merre në telefon të lutem ta pres apo të mos e pres.

Sekretarja – Të bëj një koje të kësaj që e kemi nisur.

Nëna e viktimës – Po me 5 Mares 2025, po nuk del ajo kryesekretrja të më takoj?

Sekretarja – E mora në telefon nuk del ajo…

Për të vërtetuar që dosja ka shkuar në apel gazetarët e emisionit Vetting kanë kërkuar informacion në Gjykatën e apelit të juridiksionit të Përgjithshëm në kthim përgjigjen citohet se: “Në përgjigje të shkresës tuaj dërguar me email me nr.2516/144 prot datë 16.04.2025 e cila është regjistruar pranë zyrës së Protokollit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm me nr 8712 prot 16.04.2025 ju indormojmë se nga verifimikimi në sistemine menaxhimit të çështjeve Gjyqësore nuk rezulton e regjistruar çështja civile në emër të Ilda Parroj me objekt “Lëshim Autorizimi për shitje”.

Pra 5 muaj pas apelimit, Gjykata e shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm po vijon të mbaj peng dosjen. Sipas avokates Erjola Përlesi “çështja mund të dërgohet për apelim brenda një afati të arsyeshëm. Ky afat nuk duhet të kalojë mbi 30 ditë”.

Drejtësia eremtike dhe utopike që vetëm se drejtësi nuk po bën me këtë nënë duke i hedhur më shumë krip në plagën e përjetshme që ajo tashmë mbart. Më tej, avokatja shton se “mos reagimi i instancave, i gjykatës përbën një anë negative ne rritjen e këtij fëmijë në tillë ambjen dhe sigurin e fëmiujës”. Sipas psikologes Enertila Bekteshi “rasti që ju sillni është një rast traumatizues me pasoja të thella psikologjike dhe sociale”. “Shteti duhet të ndërhyj në disa forma mbështetëse. Duhet të ndërhyje në mbështjen ligjore dhe atë të strehimit. Shteti ka për detyrë të sighuroj mundësi alternativge strehimi nëpërmjet programeve të strehimit social dhe bashkëpunimit me pushtetin vendor. Për rastin në fjalë gjykata nuk duhet të zvarris çështjen kur ka pasoja të rënda psikologjike dhe sociale duhet ndihmë psikologjike dhe psikiatrike falas si dhe kompensim financiar”.

A po shpërdoron detyrën kryesekretarja e gjykatës duke mbajtur peng dosjen?

Një rast analog ka ndodhur në Gjykatën e Elbasanit ku Kancelari Ardjan Zjarri mbante peng një dosje duke e zvarritur por në rasti e Zjarrit motivi i zvarritjes sipas kancelarit ishte se nuk gjente adresën e saktë të palëve. Si pasojë e mbajtjes së dosjes Ardjan Zjarri u dënua me 9 muaj burg më pas të konvertuar për veprën penale “shpërdorim të detyrës” vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë Kolegji Penal në dhomën e këshillimit në datën 19.04.2012.

Për t’u rikthyer në vitin 2025, a është kancelarja e gjykatës së Durrësit në shkelje dhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës “moskryerja e veprimeve procedurale nga funksionari publik” dhe përbën vepër penale sipas nenit 248 të Kodit Penal, njësoj si për çdo funksionar tjetër publik.

Por ajo që kërkohet në këtë çështje nuk është qëllim në vetvete por ajo që vërejmë është se në këtë pikë po shkelen parimet bazë të Kushtetutës mbi të drejtën e pronës.

Në nenin 11 të Kushtetuëts së Republikës së Shqipërisë thuhet se “Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj”.

Por në rastin që Vetting parashtroi të jep përshtypjen se pronar nuk është realisht pronari, por dëshira e gjykatëses dhe arsyeja e saj apo kancelares së gjykatës. Duke dalë nga kuadri që prona është një e drejtë themelore që i garantohet çdo individi.

Sipas avokates Erjola Përlesi “që të drejtën e trashëgimisë e gëzon çdo përson fizik dhe juridik. Me pak fjalë e drejta e trashgimisë me pak fjalë është kalimi i trashëgimisë nga një person tek tjetri në momentin që trashëgimdhënësi ka ndërruar jetë apo është shpallur i vdekur me një vendim gjyqësor”.

Por sa të sëmurë mendorë kanë kryer krime në Shqipëri?

Në Shqipëri, aktualisht janë 438 shtetas që kanë kryer krime, plagosje dhunë në familje dhe të tjera për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Këta shtetas nuk janë shpallur fajtorë, por trajtohen si të burgosur.

Policia e Durrësit zyrtarisht deklaroi se Koçilja vuan nga problemet e shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia. 35-vjeçari jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.

Ndërsa familjarët e tij ndodhen në SHBA. Shpesh shtrohej në psikiatrinë e Elbasanit, ku e mbanin përkohësisht dhe sërish lëvizte lirshëm nëpër Durrës.

Ku ishte Bashkia dhe gjithë sistemi?

Numri i vogël i mjekëve, mungesa e qendrave alternative dhe kapacitetet e pamjaftueshme pengojnë trajtimin e duhur për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor në Shqipëri. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë çdo ditë shtrohen dhe dalin nga spitali me qindra pacientë, por ndryshe ndodh në një qendër të veçuar brenda rrethimit, ku 18 burra qëndrojnë aty prej më shumë se një dekade.

Shqipëria po përpiqet me vështirësi gjatë viteve të fundit që të ulë numrin e shtretërve në spitalet psikiatrike dhe të shtoje shërbime alternative si qendrat komunitare apo shtëpitë mbështetëse për pacientët e vet.

E megjithatë, qendrat e tilla janë të pakëta në numër dhe funksionojnë në kushtet e kapaciteteve të mangëta dhe mungesës së mjekëve specialistë. Një grup tjetër i pacientëve me probleme të shëndetit mendor vazhdon të përballet me diskriminim teksa mbyllet brenda burgjeve përkundër rekomandimeve të organizatave të të drejtave të njeriut dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mjekët psikiatër sqaruan se shërbimi i shëndetit mendor vazhdon të mbetet një ndër sektorët më problematikë të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra në vitin 2016 do të ishte viktima e radhës, e cila ka për autor një person, që sipas policisë ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. Ky nuk ishte i vetmi krim qe kryhet nga kjo kategori dhe që ngre shqetësimin se si duhen trajtuar persona të tillë dhe ku pasi rreziku qe ata shfaqin është i nivelit të lartë dhe i vazhdueshëm. Vetëm pak kohë më parë në Palasë të Vlorës, një tjetër i sëmurë mendor Jorgo Zani, i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. Shkaqet mbeten ende të paqarta, por Zani prej kohësh njihej si problematik, madje ishte kuruar dhe në Greqi.

Ndërsa në fshatin Rrashbull të Durrësit, Arben Kabashi i njohur si njeri me probleme mendore rrëmbeu një 11-vjeçare dhe e mbajti peng në banesën e tij. Policia ndërhyri dhe mundi që ta shpëtojë vajzën.

Por, krime të kryera nga të sëmurët mendorë nuk janë vetëm këto.

Në vite kanë ndodhur ngjarje të rënda të cilët kanë patur për protagonistë këta të sëmurë. Më 31 mars të vitit 2011, një fëmijë 10-vjeçar u qëllua disa herë me lopatë nga Hysen Senka në Berat. 10-vjeçari kishte shkuar tek daja i tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, u godit nga 26-vjeçari Senka. Në 7 prill të vitit 2013 në Durrës një 51-vjeçar me probleme mendore vrau nënën e tij se nuk i jepte paratë e pensionit. Më 14 gusht 2014 në Dukat të Vlorës, 45-vjeçari Xhezar Hysa, vrau një person dhe plagosi një tjetër.

Më pas policia tha se ai vuan nga probleme mendore. Më 4 mars, 2014 në Laç, një i sëmurë mendor vrau dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi doli jashtë qëlloi me breshëri automatiku e plagosi dy kalimtarë të rastit. Pak para se të qëllonte, Altin Piroli 27 vjeç pretendonte se ishte Jezu Krishti. Por vëmendja, ndaj kësaj kategorie të rrezikshme që mund t’i hasim kudo, kthehet vetëm në momentin kur ata kryejnë krime të rënda, siç ka ndodhur edhe javët e fundit.

Aktualisht në burgje janë rreth 178 të sëmurë mendorë te konsideruar te rrezikshëm, për të cilët gjykata ka vendosur kurim te detyrueshëm në spitalet psikiatrike por me qindra të tjerë janë rrugëve jashtë vëmendjes se institucioneve dhe të patrajtuar prej tyre.

/ Vetting, News24

Kthimi i ushtarakëve në rezervë në detyrë, ja afatet, dokumentacioni dhe rregullat e aplikimit! Si do të bëhet emërimi i tyre

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm që përcakton procedurat, mënyrat dhe rregullat për rikthimin në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ky vendim synon të garantojë një proces transparent dhe të drejtë, duke respektuar parimet e barazisë, meritokracisë dhe mosdiskriminimit, me qëllim plotësimin e nevojave për personel të kualifikuar dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Rikthimi në shërbim aktiv do të bëhet në dy raste kryesore: kur shtohet numri i përgjithshëm i personelit dhe kur kërkohen specialitete specifike për ruajtjen e operacionalitetit të forcave, si dhe në rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të hartojë kërkesat për rikthim dhe do t’i përcjellë ministrit të Mbrojtjes për miratim. Pas miratimit, Ministria e Mbrojtjes do të publikojë njoftimet zyrtare me të gjitha informacionet e nevojshme, ndërsa ushtarakët do të aplikojnë online në portalin “e-Albania” brenda një afati 10-ditor. Qendra e Personel-Rekrutimit do të bëjë verifikimin e aplikimeve dhe do t’i përcjellë për vlerësim komisionit përkatës. Komisionet e vlerësimit dhe të shqyrtimit të ankimeve përbëhen nga anëtarë të emëruar nga ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Vendimet do të shpallen përmes portalit “e-Albania”, duke lejuar ankimin sipas Kodit të Procedurave Administrative. Ushtarakët që rikthehen do të emërohen në detyrë sipas specialitetit të tyre dhe do të nënshkruajnë kontratë shërbimi. Gjatë periudhës së kontratës, ata ruajnë gradën që kanë pasur në momentin e daljes në rezervë, por nuk kanë të drejtë të përparojnë në gradë apo të konkurrojnë për pozicione më të larta. Në rast mobilizimi, Shtabi i Përgjithshëm do të hartojë planin për plotësimin e personelit dhe njoftimet do të shpallen publikisht në media dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Ushtarakët në rezervë do të njoftohen individualisht për rikthim në shërbim aktiv. Si dispozitë kalimtare, deri në krijimin e infrastrukturës së duhur teknike për aplikim dhe ankime online, procedurat do të kryhen pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe Qendrën e Personel-Rekrutimit me përgjegjësinë e zbatimit të tij”,-thuhet në vendim.

DOKUMENTACIONI

Dokumentacioni i kërkuar përfshin, ndër të tjera, vetëdeklarimin, jetëshkrimin, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, vërtetimin nga prokuroria për mungesën e procedimeve penale, certifikatat mjekësore, si dhe dëshmi për arsimimin dhe kualifikimet e nevojshme. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe ankimit, listat e kandidatëve fitues miratohen nga autoritetet përkatëse. Ushtarakët e rikthyer emërohen në detyrë sipas specialitetit të tyre dhe nënshkruajnë kontratën e shërbimit. Gjatë periudhës së kontratës, ata ruajnë gradën që kanë pasur në momentin e daljes në rezervë dhe nuk kanë të drejtë të konkurrojnë apo të përparojnë në gradë.

Vendimi parashikon edhe procedurat e veçanta për rikthimin e ushtarakëve në rast të mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm, ku njoftimi bëhet publik përmes medias kombëtare dhe kandidatët njoftohen me shkrim nga Qendra e Personel-Rekrutimit për të vijuar më tej me procedurat përkatëse.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR APLIKIM

Formulari i vetëdeklarimit
Jetëshkrimi
Vërtetimi i gjendjes gjyqësore
Vërtetimi nga Prokuroria
Vërtetimi nga Gjykata
Vërtetimi për largim nga administrata publike
Vërtetimi mjekësor
Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave
Fotokopje e noterizuar e kualifikimeve të nevojshme për specialitetin e kërkuar

Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta

Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Meteorologët parashikojnë fundjavë të ngrohtë dhe me diell.

“E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që të ketë reshje as në zonat malore”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.

Temperaturat do të jenë tipike vere, pasi termometri pritet të ngjitet në 30 gradë Celsius.