Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi njofton mes dhimbjes lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të vëllait të tij, në moshën 61 vjeçare.
“Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake. Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme. Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar“, shkruan ish-deputeti Petro Koçi.
Shënimi i trishtë i ish-deputetit Petro Koçi për ikjen e të vëllait:
Beni yne nuk ja doli dot! Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti.
Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964. Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster.
Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.
Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake. Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!
Biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi, me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi.
Pasi betonoi zonën pranë burgut të gravë, duke ndërtuar 50 pallate pa bërë asnjë park të mirëfilltë për fëmijët, apo pa bërë çerdhe, kopësht apo shkollë, pa përmendur edhe rrugët për të hyrë dhe dalë, ai i ka vënë “syrin” zonës së preferuar të Farkës.
Disa kohë më parë, ai mori leje nga Bashkia e Tiranës për kompleksin “Aba”, duke ndërtuar disa godina nga 3 e 4 katë në një sipërfaqe të madhe ndërtimi.
Dhe, pa përfunduar ende projektin në fjalë, Bektashi ka marrë një leje të dytë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, duke e quajtur projektin “Aba 2”.
Leja mban firmën e kreut të KKTU-së, kryeministrit Edi Rama, dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e marrë edhe ajo e pandehur për aferën e Tunelit të Llogarasë.
Një paradoks tepër i madh, pasi megjithëse Bektashi është nën hetim për dy raste, ai sërish “shpërblehet” nga mazhoranca.
Duket se, Bektashi vepron me “dy porta”, duke qenë se ai është i afërm me Jamarbër Malltezin, teksa të dy janë marrë të pandehur për aferën “Partizani”.
Por, Bektashi ka pasur akses edhe nga eksponentë të mazhorancës së sotme, pasi me firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai mori lejen për pallatet te ish-kompleksi Partizani por edhe lejen për kompleksin “Mangalem 21”.
Bektashi ka përdorur edhe pasaportën e tij gjermane, ndërkohë që firma e tij “Kontakt” ka marrë leje edhe në zonën pranë Malit të Dajtit, në afërsi të Bulevardit të Ri, në Ali Dem, Farkë, Paskuqan e madje edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit, një zonë e mbrojtur.
Lejet i janë dhënë edhe gjatë kohës që ka pasur dy dosjet e SPAK-ut mbi shpinë, teksa ai hetohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Faksimile: Vendimi i KKTU-së për lejen e ndërtimit për firmën “Kontakt” në zonën e Farkës
Një nga lejet e fundit është ajo e marrë për kompleksin e radhës në zonën e Farkës.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, KKTU-ja ka zbardhur ditët e fundit lejen për objektin “ABA 2”, një kompleks banimi me godina 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë, në Rrugën e “Turdive”, në Njësinë Administrative Farkë.
Në dokumentet që hulumtoi redaksia jonë shkruhet se trualli pozicionohet në juglindje të qytetit të Tiranës, në rrugën e Turdive, rreth 5 km në vijë ajrore nga qendra e qytetit.
“Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe trualli prej rreth 3,600 m² dhe është i kufizuar në pjesën veriore nga rruga automobilistike që lidh Tiranën me Farkën, në jug nga Liqeni i Farkës dhe toka bujqësore që e rrethon, në lindje nga toka e pasur me bimësi dhe zona të gjelbra, dhe në perëndim nga një zonë e hapur, e cila është e papërdorur dhe me potencial zhvillimi” thuhet në dokument.
Sipas saj, sipërfaqja është e lirë nga ndërtimet, me pjerrësi të moderuar prej rreth 12%.
“Sheshi aksesohet nga rruga e ‘Turdive’ në perëndim, nga rruga që lidh Farkën me Liqenin e Farkës në jug dhe nga rruga që lidhet me zonat përreth liqenit në lindje. Megjithëse nuk ka kontakt dhe shikueshmëri të drejtpërdrejtë, trualli ka një afërsi prej rreth 900 m në vijë ajrore me Liqenin e Farkës” vijon dokumenti.
Faksimile: Trualli ka një sipërfaqe prej 3.600 m2 dhe ka një distancë prej 900 metrash nga Liqeni i Farkës
Në dokumentet që hulumtoi redaksia jonë shkruhet se kompleksi do të ketë 6 godina, ngjitur me njëra tjetrën në një sipërfaqe të pjerrët.
“Baza e strukturës së objektit është drejtkëndore, me vetrata të mëdha transparente, ndërkohë që çdo objekt rrethohet me konsola në fasadë, të cilat shfrytëzohen si ballkone dhe korridore kalimi.
Secili objekt është konceptuar me tonalitete të zbehta të ngjyrave të ngrohta, të verdhës dhe portokallisë, për të dhënë idenë e dritës” vijon dokumenti.
Në foto: Firma “Kontakt” e ka reklamuar projektin para se leja të zbardhej nga KKTU, teksa ka shitur edhe apartamentet
VoxNews shfletoi edhe faqen e internetit të kompanisë “Kontakt”. Kompleksi është reklamuar prej shumë muajsh, megjithëse leja nuk ishte zbardhur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Një skemë që përdoret nga të gjithë ndërtuesit, të cilët shesin apartamentet para se të hapin gropat. Kjo me qëllim që me paratë e klientëve të ndërtojnë edhe godinat.
Redaksia jonë kërkoi informacion edhe te agjentët e shitjes së “Kontakt” dhe ka mësuar se shumica e apartamenteve janë shitur. Kjo evidentohet edhe në internet, ku rezulton se pjesa më e madhe e banesave rezultojnë “shitur”.
Duket se, firma “Kontakt” ka sfiduar edhe ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga qeveria. Kjo e fundit ka nxjerrë udhëzime që të ndalojnë shitjen e apartamenteve që në gropë.
Por Bektashi me këto lidhjet majtas dhe djathtas ka qenë i “amnistuar” gjithmonë nga politika, teksa edhe SPAK-u s’e ka ndaluar dot veprimtarinë e tij!
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, një grup mbështetësish të Erion Veliajt nuk e kanë fshehur entuziazmin në rrjetet sociale.
Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh emocional për kryebashkiakun e pezulluar.
“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi vesh, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.
Kujtojmë se Gjykatës Kushtetuese vendosi pezullimin e shkarkimit nga detyra si kryebashkiak të Erion Veliajt.
Gjykata arsyetoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit.
Neda, i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogrenin, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.
Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’.
Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015.
Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai si dhe një vajzë.
Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim.
E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.
Në një intervistë mes shumë emocionesh e rezervuar për detajet, ajo pranoi zhvillimin.
“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën”, u shpre/h ajo.
Madje ajo ndër të tjera ka pohuar se ka kohë që kur raporti i tyre nuk ishte i shëndetshëm.
“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët”, tha më tej Neda.
Neda Balluku dhe Ogren Balluku janë kthyer në qendër të vëmendjes në medien rozë, pas lajmit të divorcit të tyre i publikaur nga VoxNews, pas 10 viteve martesë.
Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Doga.
Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët.
Ndonëse në fshehtësi, duket se dyshja ka kaluar disa vite të vështira, me shumë ulje dhe ngritje.
Vetëm pak vite më parë, Neda fliste për këtë raport dashurie, duke zbuluar edhe sekretin e raportit të fortë që kishin.
“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, shprehej atë herë Neda, duke zbuluar se gjithçka mes saj dhe Ogrenit ishte në ditët më të mira të mundshme.
Por e gjithë romanca tashmë ka marrë fund dhe dyshja pritet të ketë një divorc të qetë, duke qenë se të dy, paraprakisht kanë përgatitur një kontratë marrëveshjeve./Panorama
Po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme. para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme. Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike.
Jam rritur në familje të mrekullueshme. ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vd.ekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite.
shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë. por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë.
edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me kot.
Ai po tregon burrërin me mua.dikur me lutej ai mua dhe pranova.tash po i lutem une dhe ai po me braktis zemra me është thyer keq.
Un asgje tjeter nuk po i kerkoj vetem qe dua ta kem saher te dua un,as nuk dua ta pengoj ne
martes pasi qe edhe un jam e martuar por vetem kam deshir te dal dhe te kenaqem me te e dua jasht mase shum ne anen tjeter burrin nuk e dua hiq
thjesht e shoh aty si nej burr shtepije dhe asgje nuk me terhek nga ai, po ta kisha ndegju nje keso lloj historie me
heret do e akuzoja femren e do e quaja k*** por nuk qenka ashtu sepse nuk kemi faj edhe pse jemi te martuar edhe pse jam e martuar un e dua tjeter kend nuk e shoh te arsyeshme te ndahem
nga burri sepse esht von tash por me e tr.adhtu pse jo kur zemra e don nje person tjeter jeta nuk po te tregojka
kurr se qfar po te gjejka mas sa vitev mos thuni kurr as ju se kshtu ni shokut tem qe e ka dasht nje femer kur kan qen ne shkoll te mesme edhe u paten nda per 15 vjet.
Skan pas kurrfar kontkati po tash nuk munen me u qkoq prej njoni tjetrit edhe pse ky shoku osht i martum e ajo femra jo po ajo osht shum e mir se i ka thon qe nuk du me te bo
probleme me grun tane se ajo nuk e meriton me vujt e po du me ju thon qe dashnija sti vet letrat sikur mu qishtu,ju lutem mos me gjykoni
vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni.
Ma ndi.hmo të lutem. Vajza ime duhet të lid.h.et, të krijojë familje.
Nuk është në rregull të bas.hkëj.etojë me ndonjë” kështu tha Els.a nga Fie.ri teksa me këmbë.ngu.lje.
Ajo tha se vajza e saj ka mba.ruar studi.met në Itali dhe punon në një b.ankë, por ende nuk ka gjetur dikë.
Ndërkohë El.sa e shqetë.su.ar për vitet e vajzës shtoi se ajo duhet të krijojë familje dhe se sipas saj nuk është në rregull të bashk.ëjetojë me ndonjë.
“Jam E.lsa nga Fier.i. Dëgjo nënën, do më ndihmosh? Unë nuk dua njohje për vete.
Kam vajzën 35 vjeç jeton në It.ali, ka mbaruar studimet atje dhe punon në një ba.nkë, akoma nuk është lidhur dhe kërkoj një njohje për të.
Ajo do të lid.het, por nuk i kanë dalë rastet e volitsh.me.
Na ndihmo të lutem. Ajo duhet të lid.het, të kri.jojë familje. Nuk është në rregull, të bash.kë.jetojë me ndonjë”, tha Elsa.
Zakonisht rrëf.imet e qytetarëve teksa tregojnë hist.oritë dhe përje.timet e tyre perso.nale janë gjith.një të veçanta.
Jo të padëgj.uara, por të veç.anta për ngjyr.imin e tyre emoc.ional që u japin qytetarët.
E megjithatë kjo e sotmja mëton të jetë gati e padëgjuar në vendin tonë, më shumë do i shkonte për sht.at ndonjë sken.ari tele.novelash.
Një vajzë e re ka treguar se është sht.at.zënë por i fejuari nuk para, ndërsa da.shn.ori ka pa.ra por nuk e di që kjo është sht.atz.ënë.
Mirëdita. Jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e fejuar prej dy vitesh.
Kam një javë që kam mësuar se jam shta.tz.ënë me të fe.juarin. tim, por prob.le.min është se ky nuk ka asnjë p.ersp.ekti.vë, asnjë punë dhe nuk di çfarë të bëj.
Fëmijët kër.ko.jnë kushte dhe kanë shumë shpe.n.zime. Dua të tregoj që kam edhe një l.id.hje tjetër me një djalë i cili ka shumë para.
Ai më thotë shpesh që të nda.he.m nga i fej.ua.ri që të krijojmë një jetë bashkë, por ky nuk e di që unë kam m.b.etur shtat.z.ënë.
Tani jam në d.ile.m.ë të madhe se çfarë të bëj. Dua ndonjë men.dim të sin.qertë. Faleminderit!”
Ajo e dinte që mund t’i bënte vetes një problem të madh, por përsëri duhej ta thoshte. Nuk është e lehtë të provosh veten në gjënë e parë në jetë, dhe edhe nëse janë të bukur dhe të pashëm, atëherë tërhiq vëmendjen e shefit ose drejtorit tënd.
Fakti që Angela Ukrainase nuk është një nga ato që do të bien dakord të ndërtojnë një karrierë jashtë shtratit, shefi i saj në Institutin e Përpunimit të Ushqimit pranë Kharkovit u mashtrua në vlerësimin e tij.
Ajo e dërgoi rrëfimin e saj në një portal ukrainas, një nga më të njohurit në këtë vend. Filloi me një shkëmbim kulturor të mendimeve dhe nganjëherë shaka gjatë pushimit, dhe pastaj shefi filloi të ndiqte Angela në pothuajse çdo pushim në punë, të gjitha në mënyrë që të mund të shkëmbenin edhe disa fjalë.
Ajo vuri re se qëllimi i tij nuk ishte thjesht biznes, dhe kur ai e ftoi për herë të parë për një pije, ajo e dinte se sa ishte ora.
Ajo me mirësjellje refuzoi herën e parë dhe të dytë, kështu që ai u bë gjithnjë e më agresiv. Pirota dëgjoi për një vajzë që u desh të largohej nga Instituti një vit para saj për shkak të mobingut dhe ngacmimit, kështu që ajo tashmë kishte filluar të përgatiste përgjigjen e saj në kokën e saj, për çdo rast.
Ai moment erdhi shumë shpejt, në fakt, më shpejt sesa priste ajo. Një pasdite, shefi e përshëndeti atë në parking, duke e ditur që Anxhela duhej të kalonte këtu për të kapur autobusin.
Ai e pyeti nëse mund ta merrte në shtëpi. Meqenëse binte shi, ajo vendosi të ishte praktike, kështu që pranoi.
“Në veturë ai filloi të më lante me komplimente dhe të ankohej se nuk kishte pasur një të dashur normale për një kohë të gjatë. Ai arriti në pikën ku unë duhej t’i thosha se isha i zënë.
“Dhe pastaj ai filloi të bërtiste dhe më tha qartë se ose do të shkonim tek ai ose ai do të më pushonte nga puna”, shkroi Angela. Pastaj ajo shtoi se ishte koha e duhur për të aktivizuar përgjigjen e përgatitur në kokën e saj.
“Unë i thashë që të mos jetë naiv dhe se e di se çfarë i ndodhi vajzës para meje, si dhe se e njoh personalisht. Ai filloi të kthehej në sedilje dhe i vuri flakën makinës, dhe pastaj unë i thashë se isha një vajzë e emancipuar, urbane që dinte për të drejtat e saj dhe nuk ishte naive. Unë e kërcënova me një proces gjyqësor dhe i thashë se ai kurrë nuk duhet të thotë një fjalë jashtë temës në lidhje me punën, përndryshe do të shkojë shumë keq, sepse unë njoh disa njerëz të rëndësishëm.
Unë gjithashtu i thashë se cilat. Këtu ai ishte i heshtur dhe nuk foli me shtëpinë time. Nuk kemi biseduar më kurrë, por prapë pas 3 muajsh e lashë punën. “Disi, nuk u ndjeva rehat atje pas gjithë kësaj,” shkroi Angela, e cila ishte mbështetur e gjitha në vendimin e saj.
Një djalë po vuan komplekset që ka partnerja e tij nën çarçafë.
Ai thotë se është i dashuruar me vajzën që ka në krah, por ajo nuk e lejon që të kenë një marrëdhënie intime siç ai do të dëshironte. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Përshëndetje të gjithëve. Jam prapë unë, djali nga Thethi që jetoj në Italinë e bukur, që shyqyr që ekziston.
Sot po ju shkruaj sepse më ka ndodhur diçka që kurrë nuk kam menduar se do të më ndodhte.
Kam 2 muaj i lidhur me një vajzë, edhe ajo shqiptare.
Ajo është 23 vjeçe. Është shumë bukur kur bëj dashuri me të, e për çdo gjë tjetër jemi në një mendje. E dua!
Ama jam shumë i befasuar nga fakti se ajo nuk pranon seksin oral. As ta marrë, e as ta bëjë. Kjo e dyta i duket tmerri mbi tokë.
Jam mjaft i befasuar, sepse realisht nuk mendoj se jam gabim.
Kam qenë me ish-in tim për 3 vite dhe me të kam bërë shumë praktikë.
Por e dashura aktuale thotë se preferon të bëjë gjëra që përfshijnë të dy. A është në terëzi? Se,ksin orαl e duan të gjitha femrat…!
Dua të më jepni një mendim, si ta bind? Ajo madje nuk ka as pikën e kureshtjes se si është…!”, shkruan ai.