Alarmi në Greqi / Vendi në krizë për rezervat e ujit, thatësira edhe më keq se vitin e kaluar

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike të raportuar në Athinë dhe zonat përreth saj.

Problemi i thatësirës në vend është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, pasi rezervat e ujit vazhdojnë të bien.

Athina, e cila është shtëpia e gati gjysmës së popullsisë së Greqisë, po përjeton presion të veçantë pasi niveli i ujit në liqenin Mornos, burimi kryesor i ujit të qytetit, ka rënë ndjeshëm.

Fotografi Panagiotis Panayiotopoulos tha se ka fotografuar liqenin Mornos që nga viti 2000 dhe ka qenë dëshmitar i ndryshimeve në liqen gjatë viteve.

Panayiotopoulos tha se në vitet e para, vetëm disa çati shtëpish ishin të dukshme mbi liqen, por tani për shkak të efekteve të thatësirës, ??pjesa më e madhe e fshatit është rishfaqur.

Zbulimi në Kenia rishkruan historinë e njerëzimit: Paraardhësit tanë ishin shpikës, jo thjesht mbijetues

Një zbulim arkeologjik në veriperëndim të Kenias ka tronditur botën shkencore, duke sugjeruar se njerëzit e parë në Tokë ishin shumë më të zgjuar dhe shpikës sesa besohej më parë.

Studiuesit kanë zbuluar se paraardhësit e njerëzve që jetonin 2.75 milionë vjet më parë në një vend arkeologjik të quajtur Namorotukunan kanë përdorur mjete prej guri në mënyrë të vazhdueshme për 300 mijë vite rresht, një dëshmi që ndryshon rrënjësisht mënyrën si e kuptojmë evolucionin njerëzor, raporton BBC.

Deri më tani, shkencëtarët mendonin se përdorimi i mjeteve ishte i rastësishëm dhe i përkohshëm, një ide që ky studim e përmbys plotësisht.

“Ne mendonim se përdorimi i mjeteve ishte si një shkëndijë që u shua shpejt. Por kur sheh një vazhdimësi prej 300 mijë vjetësh, kupton se kjo është diçka e qëndrueshme dhe e trashëguar”, tha profesori David Braun, nga Universiteti George Washington në SHBA, i cili drejtoi kërkimin.

Zbulimi në Kenia rishkruan historinë e njerëzimit:

Ekipi ndërkombëtar i arkeologëve, pas dhjetë vitesh kërkimesh, gjeti mbi 1,300 fragmente guri të mprehtë, çekiçë guri dhe bërthama, të gjitha të përpunuara me kujdes përmes një teknike të njohur si Oldowan, metoda e parë e njohur e prodhimit të mjeteve prej guri. Sipas Dr. Dan Palcu Rolier, gjeoshkencëtar nga Universiteti i Sao Paulos, këta njerëz të hershëm ishin “shumë më të sofistikuar se ç’mund të mendojmë”.

“Këta individë ishin gjeologë të shkëlqyer. E dinin saktësisht cilat gurë duhej të zgjidhnin dhe si t’i përpunonin. Disa prej mjeteve janë aq të mprehta sa mund të na presin gishtat edhe sot”, tha ai për BBC.

Teknologjia kundër evolucionit biologjik

Zbulimet tregojnë se përdorimi i mjeteve i ndihmoi këta njerëz të mbijetonin në një mjedis që ndryshonte me shpejtësi. Rajoni i Turkana-s, ku ndodhet siti, kaloi nga kënete të gjelbërta në savana të thata dhe gjysmëshkretëtira, sipas Rahab N. Kinyanjui, shkencëtare në Muzeun Kombëtar të Kenias.

Ndryshe nga kafshët që duhej të përshtateshin përmes evolucionit biologjik ose të migronin, këta banorë të hershëm përdorën teknologjinë si mjet mbijetese.

“Ata nuk ndryshuan trupat e tyre për t’u përshtatur, por mënyrën se si gjenin ushqim”, shpjegon Dr. Rolier.

Në shtresat e ndryshme të gërmimeve janë gjetur kocka kafshësh të thyera dhe të prera, që tregojnë përdorimin e mjeteve për të ndarë mishin nga kockat dhe për të gërmuar bimë. Kjo aftësi i lejoi ata të mbeteshin në të njëjtin vend për qindra mijëra vjet, pavarësisht ndryshimeve klimatike ekstreme.

Sfida ndaj teorive të vjetra të evolucionit

Zbulimi i Namorotukunanit sfidon bindjet e deritanishme të komunitetit shkencor, që e lidhnin përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve me rritjen e trurit njerëzor rreth 2.4–2.2 milionë vjet më parë.

Por sipas Prof. Braun, mjetet ishin tashmë në përdorim shumë kohë përpara se truri i njeriut të zmadhohej.

“Kemi nënvlerësuar jashtëzakonisht shumë këta njerëz të hershëm”, tha ai.

“Aftësia për të përdorur teknologjinë për t’u përshtatur me ndryshimet e mjedisit mund të gjurmohet shumë më herët sesa kemi menduar, ndoshta deri 2.75 milionë vjet më parë, dhe ndoshta edhe më herët.”

Ky zbulim nuk është thjesht një detaj arkeologjik, është një rishkrim i historisë së njerëzimit.

Ai tregon se rrënjët e kreativitetit dhe inovacionit, cilësi që sot e përcaktojnë qenien njerëzore, janë shumë më të thella në kohë sesa mund ta imagjinojmë. Në vend që të ishin thjesht mbijetues të natyrës, njerëzit e parë ishin shpikës që filluan të kontrollonin botën përreth tyre.

Cfare ndodhi me 500 mijë dollarët për fitoren kundër Greqisë? Ish-mbrojtësi i kombëtares zbulon të vërtetën për premion e Fatos Nanos

Një nga fitoret më të bujshme në historinë e Shqipërisë përsa i takon futbollit është triumfi kundër Greqisë në vitit 2004. Vetëm pak muaj pas triumfit në Kampionatin Europian ndaj Portugalisë, “helenët” u përballën me Kombëtaren në stadiumin “Qemal Stafa”, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1.

Një ditë para ndeshjes, kryeministri i asaj kohe Fatos Nano iu dha “besën” se në rast fitoreje, premiumi do ishte 500 mijë dollarë dhe kështu ndodhi.

Për ta vërtetuar këtë episod ka folur ish-mbrojtësi Rezart Dabulla: “500 mijë dollarëshi është i vërtetë, sepse unë kam qenë pjesë e Kombëtares në atë periudhë. Në ndeshjen ndaj Greqisë kam qenë në stol. Shuma u nda në mënyrë të barabartë. Nuk u bë diferenca se kush luajti dhe kush jo.

Të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Kombëtares, edhe ata në stol apo të tjerët në tribunë kanë marrë një shumë të njëjtë. Kemi marrë të gjithë nga 18 mijë dollarë për person. Mos të harrojmë, dollari i asaj kohe nuk kishte vlerën e tanishme”.

Më 4 shtator të vitit 2004, në Tiranë do të zbarkonte ekipi kampion i Europës, Greqia.

“Helenët” pas një super suksesi historik duke fituar për herë të parë kampionatin Europianin ndaj Portugalisë, do të zhvillonin në “Qemal Stafa” ndeshjen e tyre të parë zyrtare për kualifikueset e kampionatit Botëror 2006, kundër kuqezinjve.

Në atë vit kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano, i cili e ndoqi nga tribuna VIP e “Qemal Stafës” e këtë përballje dhe pas ndeshjes i dha një premio të madhe të gjithë skuadrës.

Një fitore dhe një emocion i jashtëzakonshëm, i cili nuk do të harrohet asnjëherë, i vulosur nga dy golat fantastik të Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt.

Plot 500 mijë dollarë ishte shifra qe ish-kryeministri Nano akordoi si shpërblim për atë fitore ekipin kombëtar.

Bonusi më i madh i dhënë ndonjëherë në vendin tonë mbi futbollistët e kombëtares.

Nano dhe futbolli, një dashuri me premtime burrash; kur ish-Kryeministri

Sot Fatos Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, një figurë politike që edhe sportin e ndihmonte duke mbajtur fjalën dhe premtimin e tij.

Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Fatos Nano ishte themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së Punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua në zyrën e Prokurorit dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg.

Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin, në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.

Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normalitetit në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale.

E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite.

U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani.

Mamdani me shqiponjën shqiptare/ Fotot e Kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut cmendin rrjetin!

Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.

“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë”, u shpreh fotografi Erzen Gashi.

37-vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në ShBA, por me babin nga Kosova dhe mamin nga Mali i Zi tregon për Top Channel takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.

“Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.

Fitorja e të riut mysliman Zohran Mamdan me prejardhje afrikano-indiane, u cilësua historike dhe Erzeni zbulon si është pritur rezultati i tij.

“Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë”, u shpreh ai.

Fotoja me shqiponjën shpreson të shumëfishohet, sepse Erzeni ka pasion fotografinë por ka studiuar në sektorin shëndetësor e punon në spital; e beson për një ofertë pune nga kryebashkiaku i ri i New York.

“Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj”, përfundoi ai.

Deri këtu?? Zbulohet detaji i forte, ja cfare fshihet pas divorcit te Nedes me Ogrenin! Pas Hetimit te Ballukut dyshohet se

Moderatorja Neda Balluku, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

Por, kerkesa per divorc vjen vetem pak dite pasi SPAK mori nen akuze zevendeskryeministren Belinda Balluku pikerisht per korrupsion dhe shperdorim detyre, duke ngritur dyshime te medha edhe mbi veprimin e divorcit te vellait te saj.

Nga burime prane familjes mesohet se cifti nuk ka pasur asnje problem, por gjithcka po behet nga frika e hetimit te Belinda Ballukut qe mund te coje ne sekuestrimin e pasurive te saj dhe te familjes se saj.

Ne keto kushte, familja po mundohet te tjeteresoje pasurine, nen mentorimin e motres se Ballukut, te cilen e ka marre si avokate mbrojtese, veprim qe tregon se familja Balluku i beson vetem familjes se saj.

Madje, edhe shume komentues e kane kuptuar kete levizje qe po behet nga Neda Balluku, duke dashur te kalojne pasurine ne emer te saj, me justifikimin se pasuria eshte vene nga puna e saj si opinioniste dhe jo nga vjedhjet galopante te kunates se saj.

“Tentova ta zhd*k, por për një si ajo nuk është e thjeshtë”, çfarë tha Enver Hoxha për Musine Kokalarin: Preferoi b*rgun dhe jo

DR.URAN BUTKA

Hulumtimin e studimin e veprës së panjohur të Musine Kokalarit e kam nisur qysh në vitin 1992, nëpër arkiva me dokumentet, ditarët, shënimet e veprat e saj dhe shkrova esenë “Mesazhi i Musine Kokalarit”, të cilën e kumtova në 16 shkurt 1993 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe e botova në librin tim të parë “Ringjallje, 1996”. Thuajse në çdo përvjetor të ditëlindjes së saj, kam kumtuar për ta ringjallur këtë figurë të jashtëzakonshme të letrave shqipe dhe të politikës, por të kryqëzuar e thuajse të harruar, duke gjetur çdo herë diçka të re në jetën dhe veprën e saj, ende të pazbuluar.

Për të ardhur te ky botim që sapo ka dalë në dritë: “Musine Kokalari një yllësi”, një studim shkencor, historik, letrar, eseistik, antropologjik dhe memuaristik me temën: Musine Kokalari, shëmbëlltyra e bukurisë, muzës, lirisë, qëndresës dhe amshimit. Pas këtij vëllimi studimor, vijnë në botimin e Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skendo” shtatë vëllime te tjerë që ngërthejnë veprën e plotë origjinale të Musine Kokalarit, pjesa më e madhe e së cilës përmban vepra të panjohura dhe të pabotuara të Musinesë, të zbuluara në fondet e arkivave dhe të familjes Kokalari. Një kolanë shumë e rëndësishme e veprës së jashtëzakonshme të intelektuales dhe shkrimtares së parë shqiptare, studiueses, etnografes dhe kritikes së njohur, mëtueses së flaktë të lirisë dhe demokracisë, luftëtares së paepur të të drejtave të femrës shqiptare të skllavëruar nga sistemi dhe nga shoqëria e kohës, politikanes që themeloi Partinë Socialdemokrate shqiptare, atdhetares, antifashistes dhe antikomunistes së spikatur (“Fashizmi dhe komunizmi s’kanë ndryshim mes tyre përderisa vrasin njeriun” – shkruan ajo. “Unë s’jam fajtore, s’jam komuniste dhe ky nuk mund të quhet faj. Ti fitove në zgjedhje – i thotë E.Hoxhës – mirëpo unë në burg nuk duhet të jem”.)

Dhe përjetoi pa asnjë faj 20 vjet burg dhe 18 vjet internim nga më të tmerrshmit që ka provuar ndonjëherë njeriu, duke qëndruar e patundur ne idealet e saj si një martire. Por mbeti e pavdekshme, një simbol i lirisë njerëzore dhe i lirisë së shkrimit. Ajo ishte dhe mbeti vetvetja në çdo çast të jetës: e vetme e nisi udhën e shkollimit universitar, e vetme atë të shkrimtarisë, e vetme atë të dashurisë, e vetme atë të politikës, e vetme atë të qëndresës, e vetme edhe atë të vdekjes. Por u shndërrua në një Yllësi. Një figurë emblematike, që do ta ngrinte në piedestal çdo komb i qytetëruar.

DISA MENDIME TË THUKTA NGA VEPRA “MUSINE KOKALARI NJË YLLËSI”:

• “Në odën time të vogël, përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar, Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhës shqipe e të lëvizjes Kombëtare, Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm, jetoj me njerëz të nderuar, të ditur e demokratë, që kanë punuar për vendin, për mëmëdhenë gjersa mbyllën sytë. Unë jam nxënësja e tyre”.

• “A nuk është kjo arsyeja që veprat individuale janë më të mira se ato të masave? Atëherë arrita në përfundimin vetëmevete që synimi më i mirë dhe më i madh është që të bëhemi të aftë për veten, kështu mund të ndihmojmë sinqerisht njerëzimin”

• “Megjithatë, nuk ndihesha vetëm, sepse nuk isha me të tjerë, isha me veten, e kuptuar nga vetja ime, duke u gjendur në botën vetjake, në botën individuale. Flisja lirshëm dhe haptas me zemrën time, në një bashkëbisedim të thellë, në një monolog të ëmbël. Dhe ja tek jam e lirë dhe e kënaqur. Ne e kërkojmë lirinë jashtë nesh dhe në fakt ajo gjendet brenda nesh”.

• “Njerëzit që nuk më pranojnë i çmoj po aq sa ata që më pranojnë. Të dyja palët më bëjnë një të mirë, se me përpjekjet e tyre do të kuptoj kur shkruaj mirë dhe çfarë më mungon, duke pasur parasysh që çdo vepër ka pjesën negative që i jep vlerë asaj pozitives. Mendimet e kundërta hapin udhën e kritikës që ka një vlerë të madhe. Në Shqipëri, siç e dini dhe vetë, rrallë mund të gjejmë një kritikë, e cila të jetë analitike edhe pa paramendim. Letërsisë sonë që sot po bie poshtë ose po humbet dalëngadal i mungon kritika letrare, nga shkaku se nuk ka pasur as frymë as kundërshtim mendimesh”.

• “Respekti për Lumo Skëndon është i pakufishëm. Dekalogu i Ballit Kombëtar ishte demokratik”.

• “Mbas Mbledhjes së Mukjes kam marrë pjesë në ‘Ballin Kombëtar’ si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, në të cilën kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut”.

• “Partia SocialDemokrate ka për qëllim kryesor të sigurojë drejtësi shoqërore dhe liri politike. Liria politike konsiston në sigurimin e të drejtës së çdo shtetasi që të ketë lirinë e mendimit, të fjalës, të shtypit, të iniciativës private dhe të votës”.

• “E vërteta që është gjithnjë pak e pëlqyeshme, bën mirë, si ilaç: shëron. Nëse nuk të pasuron, të bën të lirë dhe prandaj është e çmuar, e pakrahasueshme me çdo gjë tjetër”.

• “Dashuria nuk është tjetër veç një ndjenjë që jeton në vetvete e që ushqehet nga vetja, prandaj është vetjake. Kur thyhet, thyhet pa mllef. Ndoshta është momenti më bukur i dashurisë. Nëse dashuria është e bukur, siç thonë, më e bukur është akoma liria e shpirtit”.

• “U thyen prangat e robërisë për të lindur jeta e re, ku gruaja të mos jetë robinjë, por shoqe e jetës, të jetë përgjegjëse për veten e saj dhe të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet e kohës, kërkon të dijë se ku rron e përse rron në jetë për të drejtën që ka, si pjesë e pandarë e saj”.

• Musine Kokalari, ishte atdhetare dhe antifashiste.

•Një polemikë e saj me pushtuesit italianë:

-Ne kemi një mision historik: të qytetërojmë Shqipërinë.

-Ne nuk ju kemi thirrur. Ju erdhët me armë. Ne ju pritëm me armë. Na pushtuat.

-Ne do ta civilizojmë vendin, – thanë ata.

-As këtë s’jua kemi kërkuar, të na civilizoni me anën e pushtimit. Ne të rinjtë po mësojmë dhe po ne do ta civilizojmë vendin tonë, që ju e pushtuat.

-Jeni prapa botës.

-Kjo nuk është një arsye që pushtimin ta quajmë shpëtim.

• “Musolini rrëmbeu frenat e vendit e donte të kthente Italinë në perandorinë e dikurshme, duke pushtuar e vrarë popuj të pafajshëm. E prekur nga gjendja e atëhershme, nën pushtimin e saj, shihja tradhtitë dhe hapat prapa të njerëzimit, nga çakejtë e egër dhe të etur për lavdi rrobëronjëse”

• “Më gjeti çlirimi me pasigurinë e rrojtjes. Filloi tragjedia e individit demokrat, nënë diktaturën e proletariatit. Kështu u mbyll epoka e Rilindjes dhe tendenca demokratike nga pozita humaniste që mbron popullin e thjeshtë, njeriun e punës për të shpëtuar nga skllavëria fizike dhe shpirtërore dhe dinjitetin njerëzor. Hyri dhuna dhe gjakderdhja për të shfarosur demokraten dhe gëzimi mizor për gjakderdhje, me forcë e me mospërfillje”.

• “Komunizmi dhe fashizmi s’kanë ndryshim midis tyre, përderisa vrasin njeriun”.

• “Po ju do të më dënoni jo se kam bërë faj, po se ju komunistët nuk lejoni parti tjetër dhe gjeni sebep e thoni se doni të përmbysni pushtetin. Unë s’jam fajtore, s’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ti fitove në zgjedhje, mirë po unë në burg nuk duhet të jem. Ti më arrestove e thua se jam fajtore. Atë s’e pranoj”.

• “Unë s’i kam kurrkujt borxh dhe askujt s’i kam kërkuar as ndihmë e as lehtësi, as jam ankuar, kur ata që të kanë në dorë, të varrosin për së gjalli 38 vjet me radhë pa të drejtë”.

• “Komunistët më varrosën për së gjalli, vetëm e vetëm se nuk u kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do kërkoja falje? Unë s’isha komuniste, isha demokrate dhe e shikoja demokracinë si nxënëse e Rilindjes, si dualitet politik. U dënova jo për faj. Por me mua donin të dënonin Rilindjen, vdekjen politike të saj”.

• “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste që të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste.

Unë e dua përparimin e tij. Ju mburremi se keni fituar luftën dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”.

• “Asnjë letër për falje s’ka dërguar që nga viti 1946, preferoi burgun si armike e Partisë dhe tani po vdes e vetme. U mundova ta zhduk, por nuk është e thjeshtë ta zhdukësh një njeri si ajo”, – Enver Hoxha.

• “Shkrimtarëve tanë u kufizohet liria e shkrimit, e pasqyrimit të realitetit dhe këta e dinë se po të shkruajnë atë që është, pa i bërë lustrime, Partia i godet. Kështu edhe shkrimtarët janë mësuar të shkruajnë gjëra të paqena, duke nxjerrë në pah gjoja drejtësinë e shtetit, gjoja lirinë e njerëzve, kur në fakt kjo në Shqipëri nuk ekziston fare, siç thuhet e lustrohet”. Musineja veçon dhe vlerëson pozitivisht Ismail Kadarenë, Bilal Xhaferrin, Zija Çelën e ndonjë shkrimtar tjetër.

• “Krijimtaria ime e shkurtër, pjesërisht e botuar, pjesërisht e humbur, u mbështet mbi tabanin kombëtar të shtratit etnik dhe në realitetin objektiv të kushteve të veçanta të zhvillimit të diferencuar”.

• “Ç’fat tragjik! Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pasur pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime. Vetëm të mos më humbasin dorëshkrimet. Tjetër gjë s’dua”.

• “Njoha kulturën demokratike. Njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special, njoha 16 vjet me përplasje sa andej, këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individuale, njoha punën e krahut me normë kolektive, si bujqësinë dhe ndërtimin. Njoha vetminë e vetëkërkuar dhe shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pësojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit”.

• Veprën Musinesë e kanë vlerësuar mjaft autorë të shquar, të huaj dhe shqiptarë, që i kam vendosur libër. Disa vargje lapidare të bashkëthemeluesit të Partisë Socialdemokrate, nacionalistit, shkrimtarit dhe filozofit të mërguar, prof. Isuf Luzaj: “Odiseja jote pa shembull të përngjashme: Hëm Vashë, hëm Muzë, hëm Heroinë beteje, Çudite dhe trimat e asaj kohe rebele… Vjollcë nënë borë, nën dritën e hënës,

Tentoi ta mbante te fshehte! Ja si u ‘kap’ mat Fatos Nano me Xhoanen, qe me pas e martoi

Në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, pasditen e sotme ishte i ftuar gazetari Neritan Alibali, kryeredaktor i gazetës “Republika” në vitet 2000.

Asokohe kjo media e shkruar qe e para që publikoi lajmin për një lidhje të fshehtë të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano.

Por si u zbulua e gjitha?

Neritani tregoi se pasi u kishin rënë në vesh thashetheme për jetën private të liderit socialist, ai caktoi një gazetare, identitetin e së cilës nuk e zbulon, për të investiguar se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Pas një muaj pune, doli në dritë historia e dashurisë së Fatos Nanos me një vajzë 22 vjet më të re e quajtur Xhoana.

Lajmi u publikua menjëherë, por sipas Alibalit u bë një luftë e madhe më tej për të bindur Rexhinën, bashkëshorten për të qëndruar krahë Nanos gjatë fushatës.

Top Channel

Banka e Shqiperise e thotë troç! Cmimet e shtëpive do bien frikshëm në Tiranë, ja cfare pritet ne muajt ne vijim

Banka e Shqipërisë ka publikuar rezultatet e vrojtimit mujor të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, ku vërehet se sektori i ndërtimit po shfaq sinjale stabilizimi dhe pritshmëri për ulje të çmimeve në muajt e ardhshëm.

Sipas raportit, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) është rritur me 2.4 pikë përqindje në tetor, duke qëndruar rreth 15 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja është ndikuar si nga vlerësimet më pozitive për aktivitetin ndërtues aktual, ashtu edhe nga rritja e nivelit të porosive të reja. Megjithatë, Banka thekson se pritjet për çmimet në të ardhmen janë ulur, çka tregon një tendencë drejt stabilizimit ose rënies së çmimeve në tregun e ndërtimit.

Në kontrast me këtë zhvillim, Treguesi i Besimit në Shërbime (TBSH) ka rënë me 2 pikë përqindje në tetor, edhe pse qëndron ende 15 pikë mbi mesataren historike. Bizneset në këtë sektor kanë raportuar rënie të aktivitetit dhe kërkesës, ndërsa kanë rishikuar për poshtë pritjet për çmimet e ardhshme.

Ndryshe nga këta sektorë, Treguesi i Besimit në Tregti (TBT) është rritur me 7 pikë përqindje, duke u pozicionuar 11 pikë mbi mesataren historike.

Bizneset e tregtisë kanë vlerësuar pozitivisht ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësim, ndërkohë që presin rritje të çmimeve në të ardhmen.

Ndërsa për konsumatorët, Treguesi i Besimit Konsumator (TBK) ka shënuar një rënie të lehtë prej 1 pikë përqindje, por mbetet pak mbi mesataren historike.

Vlerësimet e tyre për situatën ekonomike dhe financiare janë zbehur, dhe pritjet për çmimet e përgjithshme në të ardhmen janë rritur.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, prirja zbritëse e pritjeve për çmimet në ndërtim mund të sinjalizojë një fazë qetësimi në tregun imobiliar, pas disa viteve me rritje të vazhdueshme të kostove dhe çmimeve.

Kjo pritet të lehtësojë presionet inflacioniste në sektorin e ndërtimit dhe të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e tregut të banesave. /skyweb.al

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 6 nëntor 2025

Dashi

Nuk do jeni ende gati sot ta falni atë qe keni ne krah dhe do qëndroni pak larg njeri-tjetrit. Ne mbrëmje ka shume gjase qe te jete partneri qe do iu afrohet. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë persona perfektë. Te gjithë e kane nga një te mete. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes. Gabimi me i vogël do ju rrezikoje se tepërmi.

Demi

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta te javës. Gjithçka do ju realizohet si me magji kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni. Beqaret duhet te pranojnë ftesat para se ata persona te fillojnë te joshin te tjerë. Ne planin financiar do kaloni një krize goxha te vështirë. Do ju duhet ndihme e miqve për t’ia dale.

Binjaket

Planetët do jene pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat nuk do ecin aspak si duhet. Priten mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë shume pëlqime dhe nuk do dine se ke te zgjedhin. Ne planin financiar vetëm me përkujdes dhe maturi do mund t’i zgjidhni problemet qe ju kishin dale. Do jeni ne humorin e duhur.

Gaforrja

Do jeni shume idealiste sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do jete pike e dobët. Qëndroni me këmbë ne toke nëse nuk doni te keni vështirësi. Beqaret ka shume mundësi te gjejnë personin e përshtatshëm ne ambientin e punës. Financat do dini si t’i menaxhoni ne mënyrë qe te mos keni probleme. Situata do jete goxha e qëndrueshme.

Luani

Duhet te bëni shume lëshime sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe lidhja me partnerin te përmirësohet. Shtojini dozat e imagjinatës dhe provoni gjera te reja. Beqaret do ndihen si te përhumbur dhe nuk do dine çfarë te bëjnë me pare. Ne planin financiar ka rrezik te bëni çmenduri dhe te përballeni me probleme goxha serioze. Beni kujdes!

Virgjeresha

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot me ne fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Ne planin financiar do duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

Peshorja

Do jeni sensuale sot ne jetën tuaj ne çift dhe do e mbani me afër atë qe keni ne krah. Do i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni. Beqaret duhet te tregohen shume te matur sepse do ketë persona qe do kërkojnë te tallen. Ne planin financiar duhet te përballeni me problemet ji ti anashkaloni ato. Situata mund te ndërlikohet edhe me tepër nëse i lini pas dore.

Akrepi

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te përballeni me sfida te mëdha dhe do merrni vendime me rëndësi. Beqaret do ndihen mire ne praninë e miqve dhe nuk do bëjnë asnjë lëvizje për te ndryshuar status. Ju e dini me mire çfarë te bëni. Buxhetin do e ekuilibroni sa hap e mbyll sytë. Do e gjeni çelësin e duhur për t’u qetësuar.

Shigjetari

Dite shume me e favorshme për beqaret sesa për te dashuruarit kjo e sotmja, Pritet qe takimet qe do realizoni te jene mbresëlënëse dhe fantastike. te dashuruarit do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Financat nuk do jene shume te mora. Do shpenzoni shume marramendëse vetëm për t’ia bere qejfin vetes dhe kjo do jete shkatërruese.

Bricjapi

Do jeni shume te privilegjuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni momente fantastike pranë partnerit tuaj. Beqaret do fillojnë aventura te shkurtra, por qe do ju sjellin kënaqësi pa fund. Kjo ne fakt është ajo qe ata kane dëshiruar. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do e stabilizoni shume shpejt situatën. Do jeni shume me te qete.

Ujori

Po nuk u treguar te matur me xhelozinë do keni probleme serioze gjate kësaj dite. Partneri nuk do jete shume i duruar dhe as ne humor për t’iu duruar. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Marsi dhe Jupiteri mund te sjellin probleme financiare. Nuk do dini se çfarë hapash te hidhni për ta stabilizuar gjendjen.

Peshqit

Venusi do e favorizoje mjaft sot jetën tuaj ne çift. Do e forconi bashkëpunimin me njeri-tjetrin dhe çdo gjë do ju shkoje me se miri. Planet e menduara duhet t’i diskutoni me partnerin. Beqaret do realizojnë takime te mrekullueshme qe mund te çojnë ne lidhje te qëndrueshme. Buxheti do jete i qëndrueshëm, por nuk duhet te shpenzoni shifra te mëdha.

ZBULOJENI! Marrëveshje e re mbrojtjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Italinë, një hap që synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve në fushën ushtarake.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli i Ministrave ka vendosur zgjatjen e misionit të Forcave të Armatosura shqiptare në Sinai të Egjiptit, deri më 30 dhjetor 2029, si pjesë e forcës shumëkombëshe të vëzhguesve (MFO).

Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Më 25 qershor 2023 filloi kontributi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionin e MFO-së në Sinai, duke përfshirë 3 personel ushtarakë nga Policia Ushtarake në një rotacion 1-vjeçar.

Shqipëri-Itali

Qeveria shqiptare dhe italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor në Romë një mbledhje të përbashkët, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas raportimeve të mediave.

Takimi pritet të shënojë nivelin më të lartë të bashkëpunimit strategjik mes Tiranës dhe Romës zyrtare.

Disa ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje të re për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, që përfshin të paktën 10 fusha – nga shëndetësia, energjia dhe mjedisi, te industria e sigurisë dhe zhvillimi inteligjent.

Në prill, tre anije italiane mbërritën në Portin e Durrësit, mes tyre edhe anija patrulluese “Libra”, e cila iu dhurua Flotës Detare shqiptare për të forcuar kapacitetet e patrullimit në det të hapur.