Punoj si sekretareshë, ne mënyre që te bëj një ndihmesë financiare, derisa Luii studion dhe punon ne gjysmë orari.
Ai është i zënë me punë, ligjërata dhe studime, prandaj nuk ka kohë te mjaftueshme për mua.
Ne te vërtetë, ne kemi bërë shumë me tepër dashuri para martesës, se sa që tani e bëjmë këtë prej se u martuam.
Po jua rrëfej këtë ne menyre që ju ta paramendoni pamjen lidhur me atë se si jam ndier e lënduar kur une qëndroja me orë te tëra vetëm me babain shumë tërheqës te Luiit.
Ai është rreth 50 vjeçar, por askush nuk mund t’ia jep kaq shumë vite. Për nga pamja ai i ngjan shumë Paul Newmanit.
Ai është shumë i koncentruar me vështrimet e veta ndaj meje dhe përjeton kënaqësi duke me shikuar se si skuqem, e sidomos kur djalin nuk e ka ne shtëpi.
Këtë gjë kurrë nuk ia kam përmendur Luit, sepse nuk kisha lidhje se si do te kishte mundur ta priste këtë lajm.
Mendoj se arsyeja tjetër e ruajtjes se fshehtësisë sime ishte ajo se ndihesha ngapak fajtore për shkak te asaj se une ndjeja njëfarë kënaqësie ne vëmendjen e tij.
E gjithë çështja ne fillim ishte krejt e virgjër. Krejt kjo kishte te bënte me prekje verbale e tek mëpastaj edhe me disa te rrahura te pëllëmbave te tij nëpër kukat e mia.
Një burrë i martuar i ka shkruar një letër psikologes së ”The Sun” duke i kërkuar ndihmë, pas gruaja e tij nuk ia plotëson më kërkesat në shtrat.
Ja çfarë shkruan ai:
“Unë jam i martuar me gruan time prej 4 vitesh dhe jeta jonë seksuale ka qenë mjaft mirë këtë periudhë. Por kohët e fundit ajo ka filluar të sillet çuditshëm dhe nuk mi plotëson më kërkesat në seks.
Më parë ne i bënin njëri-tjetrit disa lloj pozicionesh apo edhe seks oral, por tani ajo nuk do më. I pëlqen që t’ia bëj unë por ajo nuk pranon. Kjo gjë po më mërzit dhe mendoj se do të na e shkatërrojë lidhjen intime”.
Përgjigjja e psikologes:
“A ka ndryshuar ndonjë gjë? A është higjiena juaj personale aq e mirë sa ajo duhet të jetë? A ka ndalur ajo vetëm duke pretenduar se nuk i pëlqente fare?
Ky është një akt intim dhe nëse diçka është e gabuar në marrëdhënien tuaj, nëse ajo ka ndonjë ankesë që ajo e gjen të vështirë për t’u shprehur, atëherë kjo mund ta bëjë atë më pak të prirur të jetë e dashur.
Hiqeni presionin. Merrni kohë për të qenë të dashur dhe jo vetëm në shtrat. Kjo mund të jetë një fillim i mirë”.
Pyetja e vajzes: Une jam një vajzë 16 vjeçare dhe jam e fejuar. Kam bërë se ks me të fejuarin që është 15 vjeç.
Doja të dija a të dëmton sek si në moshë të vogël?Nuk pendohem që e kam bërë se të dy e dëshironim këtë gjë, por tani kam frikë se mos ndoshta lë ndonjë pasojë mbrapa. Pres përgjigje. Faleminderit për mirëkuptimin.
Përgjigjia e mjekut: Se ksi është gëzim dhe të rinjtë bëjnë mirë që bëjnë s eks. Por duhet kuptuar se çfarë se ksi bëjnë.
Në qofte se ti put hesh, përk ëdhelesh, fërkohesh, mast urbohesh me të das hurin tënd deri sa arrin orga zmën, kjo nuk ka ndonjë të keqe.
Por në qoftë se ti bën s eks vag inal penetrant që 15 vjec, ti nuk bën mirë edhe sikur me këtë djalin që ke të martohesh (një çudi).
A je ti gati të bëhesh një nënë që në moshën 15 vjeçe? A je ti gati të përballosh një sëm undje se ksu alisht të transmetueshme, shumë prej tyre të rrez ikshme për shëndetin?
Këto janë pasoja të sek sit pen etrat va ginal, që e ka të vështirë një vajzë e moshës tënde t’i përballojë.
Ndaj unë them dhe insistoj mos bëni s eks vagi nal pene trant përpara se të bëheni 18-19 vjec. Ka plot mënyra të tjera që të kë naqeni se ks ualisht vetë ose me dash norin.
Fizikisht ti je e pjekur për s eks në moshën që ke, por nuk je akoma psiko-emocionalisht e gatshme, për të perballuar pasojat e se k sit vag inal.
Ndaj edhe pse keni filluar përpiquni të hiqni dorë nga se k si vagi nal. Nuk më thua sa vjeç është djali jot.
A je ti e sigurtë se do përfundosh në martesë me këtë djalë? Vajzat e moshës tënde provojnë dhe gëzojnë ma rrë dhënie s ek suale të sinqerta me shumë djem deri sa të fejohen e martohen.
Kjo është adoleshenca.Martesat e hershme nuk janë aq te mira. Lexo në blog për këto ma rrë dhënie të të rinjve, por më shumë do të gjesh tek libri “S ek si është Gëzim” që do të dalë së shpejti.
“Unë nuk e njihja historinë e çiftit, që do t’ju rrëfej tani, por më ka prekur shumë. Një ditë, ndërsa isha në punë, një grua mbërriti në zyrat e policisë, e frikësuar. E përshëndeta dhe e pyeta për të më treguar se çfarë po ndodhte me të dhe kur ajo filloi të fliste, u habita.
Gruaja 20 vjeçe ishte martuar pak më shumë se gjashtë muaj më parë dhe nuk dinte shumë për burrin e saj. Në vendet më të zhvilluara, zakonisht para se të martohesh, njerëzit kalojnë në faza njohëse e pas disa vitesh fillojnë të organizojnë martesën.
Në Indi, nga ana tjetër, prindërit organizojnë gjithçka, ose nuk ju lejojnë të qëndroni së bashku për një kohë të gjatë, sepse ata menjëherë mendojnë për organizimin e gjithçkaje.
Në natën e saj të martesës, burri i tha gruas së tij se ai nuk mund të kishte marrëdhënie me të për shkak të një çështje fetare. Natyrisht, gruaja pranoi vendimin e burrit të saj të ri pa asnjë problem.
Por Minati Hauta, ky është emri i gruas së re, krijoi dyshime për këtë, por vazhdoi ta jetonte jetën e saj si çift, pa thënë asgjë.
Ditët e saj vazhduan normalisht. Derisa një ditë, ndërsa ai po bënte një dush, vajza hyri dhe zbuloi gjithçka që kishin bërë pas krahëve të saj
. Ai nuk ishte një mashkull, por një grua që kishte vendosur të martohej me të vetëm për dhuratën që prindërit e saj i kishin dhënë.
E ajo ishte një makinë me vlerë katërqind e tetëdhjetë euro. Në atë vend ato janë shumë para, duke pasur parasysh varfërinë.
Dyshimet e saj më të këqija ishin zbuluar. Nuk ishte për fenë, por vetëm për para.
Minati, në atë pikë vendosi të ndahej, por pati shumë probleme pasi të afërmit e “ish-burrit” e kërcënonin atë.
Një ditë, ajo nuk duroi më dhe shkoi në polici për të denoncuar gjithçka që ata kishin bërë.
Iu desh shumë kohë që ta hidhte këtë hap, ama unë isha shumë e lumtur për të, sepse pas një kohe të gjatë ajo rrëfeu gjithçka dhe u ndje e lirë”.
E pabesueshme, çfarë ndodhi me Hautën, mendoj se kurrë nuk i ka ndodhur askujt tjetër!
Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj ne çift, pasi gjithçka do shkoje për mrekulli me partnerin. Do merreni vesh ne çdo moment. Beqaret duhet te përgatiten për ndryshime te mëdha te cilat do vijnë ne momentin me te papritur. Financat do jene te mira ne fillim te ditës, por me vone do përkeqësohen për shkak te shpenzimeve pa fund.
Demi
Venusi, perëndesha e dashurisë do ju mbështesë fort sot ne planin sentimental. Do flisni hapur dhe do bini ne një mendje për shume gjera. Beqaret nuk do jene aspak ne gjendje te mire shpirtërore për te filluar një histori dashurie. Edhe sot do mbeten vetëm. Ne planin financiar do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet. Do ndiheni disi me te qete kur te shpenzoni.
Binjaket
Do takoni persona shume interesante gjate kësaj dite te cilët do ju tundojnë aq shume saqë mund ta tradhtoni partnerin. Kujdes sepse do i jepni fund marrëdhënies qe keni ndërtuar prej kohesh. Beqaret nuk do jene ne gjendjen me te mire për te kërkuar dashurinë. Ne planin financiar merrni masat e duhura përpara se gjendja te përkeqësohet.
Gaforrja
Kjo dite do kaloje disa momente te vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit. Beqaret duhet te mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te bukur. Transaksionet financiare do jene te favorizuara. Shlyejini edhe borxhet nëse keni te tilla.
Luani
Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj sot dhe do thurni plane afatgjata për te ardhmen. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por edhe mund te fillojnë se shpejti një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur. Shpenzoni me kujdes qe te mos keni vështirësi me vone.
Virgjeresha
Dite goxha e tensionuar dhe e mbushur me debate kjo e sotmja për te dashuruarit. Do doni qe gjerat te bëhen si doni ju dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak partnerit. Kujdes, ne atë lidhje jeni dy, jo një. Beqaret duhet te reflektojnë njëqind here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar po nuk u treguat te kujdesshëm me shpenzimet do keni probleme me vone.
Peshorja
Dite e mbushur me pasion dhe emocione te fuqishme kjo e sotmja edhe për ju. Do i kushtoni me tepër kohe se kurrë jetës ne çift dhe do i shprehni ndjenjat me çdo mënyre. Beqaret edhe po te duan nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te tregoheni paska me te arsyeshëm nëse nuk doni vështirësi me vone.
Akrepi
Nëse keni për t’i thënë diçka partnerit gjeni mënyrën e duhur për ta bere qe ai te mos inatoset. Nuk duhet as ta teproni me kërkesat. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Gjithsesi dita do jete e bukur. Ne planin financiar do merrni një shume te ardhurash nga familja ose do fitoni ndonjë lotari. Situata nuk do jete problematike.
Shigjetari
Duhet te bëni çmos qe t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe ju kane dale ne çift dhe te rivendosni edhe njëherë dialogun. Partneri nga ana e tij do beje çfarë te jete e mundur. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen si ne ëndërr. Ne planin financiar do jeni mjaft optimiste edhe për te ardhmen sepse do merrni një shifër te majme nga një trashëgimi.
Bricjapi
Sot edhe ju edhe partneri do mendoni t’i bëni surpriza personit qe keni ne krah dhe atmosfera do behet me emocionuese sesa mendonit. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura dhe ne fakt kjo do i joshe se tepërmi ata. Financat do jene ne gjendje goxha te mire kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim.
Ujori
Deklaratat e dashurisë do jene te forta gjate kësaj dite dhe kjo do e ngrohe se tepërmi atmosferën ne çift. Ne mbrëmje do kaloni momente mjaft romantike dhe drithëruese. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe është e kote qe te kërkojnë. Ne sektorin e financave do keni surpriza te mëdha dhe situata do filloje te stabilizohet. Do ndiheni me te qete tashme.
Peshqit
Do jeni shume xheloze gjate kësaj dite për atë qe keni ne krah dhe situata ne një moment mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollin. Mundohuni me çdo kusht te ndryshoni drejtim sepse me vone nuk do keni çfarë te bëni me. Beqaret do jene me humor te mire dhe do dalin me këdo qe do i ftoje. Edhe financat do fillojnë dalëngadalë te stabilizohen.
Moderatorja e njohur dhe ish-opinionistja e BBV, Neda Balluku, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, i cili është vëllai i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 në shtëpinë e “Big Brother Albania”, ku lindi historia e tyre e dashurisë. Ata e kurorëzuan lidhjen me martesë në vitin 2015 dhe kanë dy djem.
Voxnews.al, publikoi lajmin se marrëdhënia mes çiftit kishte kohë që po kalonte një periudhë të vështirë, duke e çuar martesën drejt një pike pa kthim pas më shumë se një dekade bashkëjetese.
Ndarja e Nedës bëhet në një moment delikat, pasi motra e bashkëshortit të saj, Ogrenit, Ministrja Belinda Balluku, ndodhet aktualisht nën hetim nga SPAK.
Pavarësisht situatës, burime pranë çiftit theksojnë se ata po përpiqen të ruajnë një raport korrekt, duke vendosur interesin e fëmijëve mbi çdo gjë tjetër.
Ndërkohë, Neda Balluku ka njoftuar në Instagramin e saj se do të jetë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” nesër në orën 21:00.
Publiku pret me kureshtje që ish-opinionistja të japë detaje mbi divorcin dhe arsyet e këtij vendimi që i jep fund historisë së tyre të dashurisë.
Për Belinda Ballukun SPAK duket sikur e ka nxjerrë këmbën nga rrethi. Prokurori Dritan Premçi u bë i pari i llojit të vet që ka marrë të pandehur një anëtar të lartë qeverie që gjendet ende në detyrë. Ai po ashtu ka vendosur ta hetojë atë për procedurën e dhënies së tunelit të Llogarasë dhe jo për ndonjë lek pas shpinës së shefit. Në njoftimin që prokuroria speciale nxori në fundjavën e shkuar theksohej se Belinda Balluku po merrej e pandehur për “Shkelje të parazisë në tendera dhe ankande publike”. Për të kuptuar më mirë këtë “risi” është e domosdoshme të thellohemi në historikun e kësaj afere që nisi me një tender të anulluar, në 11 dhjetor të 2020.
Ai u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë prej 140 milionë eurosh. Por kjo “garë” u anullua shpejt me pretendimin se asnjë prej gjashtë kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit.Katër muaj më vonë kjo gjë u bë publike, pasi në 19 prill 2021, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte prishur, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë në kulisa kishte filluar të luhej një lojë tjetër.
Kur ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke INTEKAR-ASL që sipas prokurorëve kishte faturuar 30 milionë euro më shumë sesa tenderi i parë.
Ndërtimi i këtij tuneli që në fillimi kishte ngritur pikpyetje të mëdha si një aferë korruptive. Ai i shërben një zone nga Palasa në Qeparo që numëronte gjithsej 8 mije shtreter turistike, ndërkohë që vend ekzistojnë aktualisht 110 mije të tillë. Pra, ai si prioritet ishte tjejet i diskutueshem. Po ti shtoje kësaj dhe kostot marramendëse e gjitha bëhej edhe me e dyshimtë. Ndërkohë që tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin, ai i Kërrabës, ka kushtuar 14 milionë euro për kilometër, ky i Llogarasë, vetëm 5.9 kilometra, pritej të shkonte dyfishin e kësaj shifre.
Afera filloi të vijë erë që me anullimin e tenderit dhe përsëritjen e tij me shifër më të madhe, por ajo shpërtheu publikisht pasi ish zv/ kryeministri Arben Ahmetaj e denoncoi atë si një vjedhje flagrante gjatë një interviste me Çim Pekën në korrik 2024. Akuza që Ahmetaj bëri nga arratia në Zvicër ishte ajo se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë kontribuar në avullimin e 50 milionë eurove -thoshte ai (30 milion pretendon sot prokuroria), që u zhdukën nga njëri tender në tjetrin.
Ahmetaj këmbëngulli se të gjitha punimet u bënë nga kompania Gjoka, që fitoi tenderin e parë dhe se ai kishte prova, nga doganat, se turqit nuk kishin sjellë asnjë makineri apo paisje në Shqipëri. Në fakt kjo është e vërtetë. Në të gjitha kronikat propogandistike që ka publikuar Balluku nga tuneli shihen vetëm punonjës me jelekë dhe helmeta të firmës Gjoka (foto poshte).
Ahmetaj shkoi edhe me larg. “Shikoni kush ka qene në Ankara pak ditë para tenderit të dytë dhe do ta kuptoni. Ekzistojnë foto nga këto takime”, këmbënguli atëhere ish zv kryeministri. E vërteta e denoncimit të tij konfirmohej lehtë nga Facebooku i Belinda Ballukut, ku në 2 qershor (në 22 qershor u zhvillua tenderi i dytë që shpalli fitues turqit e INTEKAR-ASL) ajo dhe Rama shkuan në Ankara për të biseduar me “kompanitë e ekselencës në fushat e infastrukturës dhe teknologjisë” (foto poshtë).
Sipas dëshmitarëve të dy drejtuesit e lartë të qeverisë u takuan veçmas edhe me kompaninë që do të shpallej fituese e “garës” tre javë më pas. Jo më kot në intervistën e tij Ahmetaj deklaroi atëhere: “Unë nuk jam 007, por nëse do Altin Dumani ja ku i ka faktet. I’u hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro dhe u ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe pas një procedure të parapërgatitur e morën turqit”.
Një vit e gjysëm më pas SPAK ka marrë të pandehur Belinda Ballukun, për një procedurë tenderi, ku ka qenë prezente në çdo hap ish zv/kryeministrja dhe shefi i saj. Sipas një investigimi me dokumenta të bërë nga gazetarja Ola Xama 30 milonë eurot e famshme tashmë janë shpërndarë si dividentë tek partnertët e panjohur turq, ndërsa ka burime të pakonfirmuara që pohojnë se ato kanë mbetur në Shqipëri, madje një pjesë ka shërbyer edhe për të financuar një nga televizionet e mëdhenj të vendit.
Por, pavarësisht nga këto, denoncimi që bëri Arben Ahmetaj, të cilin spin doktrorët e Ramës atëhere u munduan ta zhvlerësojnë duke thënë se “nuk tha asgjë të re” me sa duket pati vlerë. Sot edhe fjala që po përhapin qarqet rreth Ballukut nuk e mohon abuzimin me miliona dollarë, por mundohet ta mbulojë këtë vjedhje me interesin strategjik për ta mbajtur mirë me Erdoganin. Pra askush nuk e mohon më ekzistencën e milionave të avulluar për gjashtë muaj mes dhjetorit 2020 dhe qershorit 2021, nga tenderi i parë tek “gara” e dytë.
Pasi gazeta Washington Post njoftoi të premten se Presidenti autoritar i Venezuelës, Nicolas Maduro, për shkak të presionit në rritje nga SHBA-të dhe kërcënimit të një grushti shteti ushtarak, i dërgoi një letër Vladimir Putinit, Xi Jinping dhe regjimit në Teheran me një kërkesë për ndihmë në armatim, Alexei Zhuravlyov, nënkryetari i parë i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore Ruse, pohoi të martën se Moska po furnizon me armë Venezuelën dhe propozoi që ajo gjithashtu mund të furnizojë Karakasin me sistemin e saj të ri raketor Oreshnik, i cili është i aftë të mbajë edhe koka bërthamore.
“Nuk shoh pengesa për të furnizuar një vend mik me zhvillime të reja si Oreshnik”, tha Zhuravlev për Gazetën e Rusisë, siç raportohet nga Kyiv Post. Ai theksoi gjithashtu se Rusia mbetet një partner kyç ushtarako-teknik i Venezuelës, duke furnizuar “një gamë të tërë armësh, nga armët e lehta deri te aviacioni”. Detajet e dërgesave të armëve janë të klasifikuara, shtoi ai, duke paralajmëruar se “amerikanët mund të habiten”.
Mediat shtetërore ruse raportuan vitin e kaluar se raketa Oreshnik dyshohet se është e aftë të godasë çdo objektiv në kontinentin evropian në më pak se një orë dhe ta shkatërrojë atë me deri në gjashtë koka luftarake që manovrojnë në mënyrë të pavarur, secila prej të cilave mund të jetë bërthamore.
Zhuravlev tha se avionët luftarakë Su-30MK2 të Rusisë formojnë thelbin e forcës ajrore të Venezuelës, duke e bërë atë “një nga fuqitë ajrore më të fuqishme në rajon”. Ai përmendi gjithashtu dërgesat e mëparshme të sistemit S-300VM (Antey-2500) dhe dërgesat e fundit të sistemeve të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 dhe Buk-M2E të transportuara nga avionët Ilyushin Il-76. Sipas tij, detyrimet ndërkombëtare të Kremlinit nuk e kufizojnë dërgimin e armëve të përparuara në Karakas, duke përfshirë sistemet e raketave lundruese Kalibr, të cilat gjithashtu mund të mbajnë koka luftarake bërthamore.
Gazeta Washington Post raportoi se Venezuela i ka kërkuar Moskës 14 sisteme raketash tokë-ajër, riparim të përgjithshëm të avionëve luftarakë dhe motorëve Su-30MK2, riparime radarësh dhe mbështetje logjistike. Burimet thanë se Karakasi gjithashtu i është drejtuar Kinës dhe Iranit për të thelluar bashkëpunimin në mbikëqyrje, bllokimin e GPS dhe teknologjitë e dronëve me rreze të gjatë veprimi.
Aktiviteti ushtarak amerikan në Karaibe u intensifikua në gusht, kur administrata Trump vendosi një forcë detare dhe ajrore prej rreth 16,000 personash për atë që Uashingtoni e quan një operacion kundër trafikantëve të drogës. Forca përfshin tetë anije sipërfaqësore, një nëndetëse bërthamore, një bombardues B-52, avionë luftarakë F-35 dhe aeroplanmbajtësen Gerald R. Ford me pesë anije shoqëruese.