Durrës/ Vajza me probleme të shëndetit mendor në rrezik abuzimi: Jeton pa drita e pa ujë!

Një dhimbshme ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vajzë me probleme të shëndetit mendor në qytetin e Durrësit shihet në një gjendje tepër të vështirë jetese. Qytetarja që ka dërguar videon thotë se vajza mund të jetë e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme nga persona të papërgjegjshëm.

Sipas denoncimit, vajza jeton vetëm me të atin, i cili është i sëmurë, dhe të dy banojnë në kushte tepër të mjerueshme. Familja nuk ka të afërm të tjerë dhe, siç thuhet në apel, nuk ka marrë ndihmë nga institucionet sociale apo strukturat bashkiake deri më sot.

Mesazhi i mbërritur në redaksi shprehet:

“Gjendja e saj është shumë keq dhe bashkia në Durrës, qendrat sociale apo shoqatat nuk e kanë ndihmuar. Jeton në kushte katastrofike me të jatin e sëmurë, pa drita dhe pa ujë, prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi të shfrytëzohet apo të abuzohet, sepse nuk është në gjendje të mbrojë veten.”

Vajza, e identifikuar si Sara Dauti, jeton në Lagjen nr.13 në Durrës, e njohur ndryshe si zona e Plazhit. Qytetarja që dërgoi denoncimin thotë se në rrugë është parë e vetme, e frikësuar dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

Në vijim, ajo shton:

“Ju lutem, ndihmojeni. Nga shteti nuk presim asgjë. Ju jeni shpresa e vetme.”

Denoncimi iu drejtohet institucioneve përkatëse në Durrës, qendrave sociale, shoqatave dhe çdo qytetari që ka mundësi të ofrojë mbështetje, qoftë për të garantuar sigurinë e vajzës ose për të përmirësuar kushtet minimale të jetesës.

Për të gjithë ata që mund të ndihmojnë, në apel është lënë edhe ky numër kontakti: +355 68 580 1030