PAMJET / Fshihet emri “Air Albania” nga stadiumi në Tiranë, do të zëvendësohet me një emër tjetër

Pak ditë më parë FSHF njoftoi se stadiumi në kryeqytet nuk do të quhet më “Air Albania”.

Është hapur një garë e re sa i përket emërtimit sesi do të quhet stadiumi i vetëm i madh dhe i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

E teksa pritet ende me kuriozitet për të parë sesi do të quhet ky stadium, së fundmi është punuar për të fshirë emrin e vjetër nga impianti në Tiranë, duke hequr të kaluarën e “Air Albania”-s.

Stadiumi i quajtur dikur “Qemal Stafa” u rikonstruktua pesë vite më parë dhe siç e parashikon kontrata, emri i vendoset përmes një procesi publik me oferta nga kompani që plotësojnë disa kritere.

Mbetet për t’u parë nëse stadiumit do t’i mbetet emri “Air Albania” apo do të ndryshojë sërish.