Vesa Vllasaliu, ka ndarë pas disa muajsh momente nga “Babyshower-i” për vajzën e saj, të cilën e solli në jetë në dhjetor të 2025.
Siç shihet edhe në fotot, Vesa është kujdesur që gjithçka në festën për të bijën të jetë rozë, duke filluar që nga veshja e saj.
Krah partnerit të saj, sulmuesit të Kombështares shqiptare Mirlind Daku, Vesa është shfaqur e veshur me një fustan rozë pas trupit, ku dukshëm i dallohet barku i rrumbullakosur.
Festa me miqtë e afërt dhe familjarë të çiftit është zhvilluar më 9 nëntor 2025, rreth një muaj para ardhjes në jetë të vajzës së saj, Miresa.
Kujtojmë se lajmin e bukur e ka ndarë vetë Daku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë dhe emrin e foshnjës.
Krahas një fotografie ku shihet dora e vogëlushes së porsalindur, Daku ka shkruar: “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”








