“Rama bllokon Kuvendin për të shpëtuar Ballukun”, Çollaku paralajmëron: Prangat po afrohen, prej 3 ditësh po …

BKH dhe SPAK, prej tre ditësh në terren në mbledhje provash për Ballukun dhe AKSHI-n. Janë sërish veprime me agjentët e Strukturës së Posaçme, për shkak të telasheve të mundshme të dekonspirimit, kur në aksione ka qenë e përfshirë Policia e Shtetit.

Kjo lidhet edhe me faktin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtoresha e Kibernetikës, Gjana, në Policinë e Shtetit, janë me telefona të sekuestruar, të lidhur me dy dosjet hetimore Balluku–Rama–AKSHI, tashmë si dy organizata kriminale,u shpreh Basir ÇollakU .

Dyshimet flasin edhe për emra të shërbimeve të përfshirë si target hetimi. Kontrolle banesash, zyrash, sekuestrime pajisjesh kompjuterike. Kryesisht biznesmenë të cilët janë të lidhur me hetimin rreth tenderave të lëvruar nga ministria dhe komunikimet favorizuese të zyrtarëve dhe titullares së institucionit.

Numri vjen në rritje dhe emrat janë shumë të njohur. Gjetjet janë të rëndësishme për hetimin. Kjo ka shtuar dyshimet dhe indiciet për emra të tjerë të shumtë, të cilët mund të jenë së shpejti me masa sigurie.

Krahas kësaj, po kqyren edhe lëvizje pasurie bankare dhe të patundshme. Me pengmarrjen e Kuvendit për të mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë para se prangat të zbresin në Parlament. Është hera e tretë që Peleshi, me urdhër të Ramës, nuk lejon shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka shërbyer si ndalim i procedurave edhe në Gjykatën e Posaçme. Ndikimi i Ramës ende ka mbetur në Kushtetuese, e cila ka dhënë kohë shtesë deri më 22 janar. Rama po përpiqet, me sajesa procedurash, të kapë kohën tremujore për të rrëzuar kërkesën e arrestit për zëvendësen e tij.

Por materialet e përftuara nga hetimi janë gjithnjë e më të rënda dhe, kur Kuvendi të hapë seancën, 16 mijë faqeve mund t’u shtohen të tjera prova, të cilat nuk do t’u lënë shteg refuzimi deputetëve. Ndonëse socialistët e Ramës po përpiqen ta kthejnë Kuvendin në Gjykatë, ekziston hapësira ligjore që ndaj anëtarëve të Këshillit dhe urdhëruesit të tyre të ngrihet akuzë për pengim të drejtësisë. Deri atëherë, kontrollet dhe mbledhjet e provave vazhdojnë prej tre ditësh, 24 orë në ditë, nga BKH dhe SPAK.