E frikshme/ “Kapërcen banakun dhe i drejton thikën kasieres”, Grabitet Eco Market në Tiranë (Video)

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash nga Eco Market, duke kërcënuar punonjësen e kasës me thikë.

Sipas informacionit paraprak, shuma e marrë nga autori dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet gjatë hetimeve. Pas marrjes së parave, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

VIDEO