Mbrëmjen e djeshme, ish-zv.kryeminitri Arben Ahmetaj në Syri TV denoncoi, projektin ‘Smart City’.
Projekti që parashikon instalimin e mijëra kamerave të sigurisë në të gjithë vendin.
Ahmetaj u shpreh se me vizitën e një ish-ministri të Brendshëm, është zgjedhur një kompani “X”, por pa përmendur emrin e ish-anëtarit të qeverisë.
VoxNews ka mësuar se ish-ministri i Brendshëm është Taulant Balla, sot kreu i grupit parlamentar socialist.
Siç e dëshmon edhe fotoja e mëposhtme ish-ministri Balla me datë 23/04/2024 firmosi gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY nës disa qytete të Shqipërisë.

Marrëveshja për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë
Sipas të dhënave të zbuluara, kostoja e cila ishte 60 milionë dollarë është shumëfishuar në 140 milionë një fond i siguruar si kredi nga Abu Dhabi dhe i dhënë pa tender një kompanie specifike.
Shifrat alarmante sipas Ahmetajt: një kamerë trupi për efektivët e policisë, e lidhur me sistemin qendror, kushton 15,723 dollarë, ndërsa një kamerë për monitorimin e trafikut arrin vlerën 52,000 dollarë.
Këto kosto konsiderohen gjashtë deri në shtatë herë më të larta se vlera reale e tregut.
Ish-zv.kryeministri Ahmetaj shtoi se kontrata i jep një kompanie nga një vend jashtë NATO-s akses në infrastrukturën kritike dhe në të dhëna sensitive të qytetarëv.
Sipas tij, flitet për rrezikun e përdorimit të një “teknologjie armiqësore” (hostile technology), duke e vënë sigurinë e vendit në duar të paçertifikuara sipas standardeve të Aleancës.
©Copyright Vox News