Ja kush është e dashura e Safet Bajrit, zbulohet roli i saj në vrasjen e Fatbardh Licit

Eri Ago është e dashura e Safet Bajrit, e akuzuar se ka bashkëpunuar me të dhe Astmer Bilalin për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Sipas raportimeve, ajo është pronare e një butiku me veshje në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Eri Ago është vënë në pranga në datën 26 shkurt, pesë ditë pas arrestimit të Safet Bajrit nga Renea në Shkodër, dhe ndodhet në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Ajo akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim, ndërsa dyshohet se ka larguar nga vendngjarja autorët e dyshuar të vrasjes Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.