News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor në rang kombëtar këtë të hënë në emisionin “Open”, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Lidhur me prirjen e votuesve të 11 majit, News24 dhe Notosondaggi kanë intervistuar 2005 persona në periudhën 11-13 prill nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. Atyre iu është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?
46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.
35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.
6.5% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.
5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.
Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.
Në total, partitë e vogla arrijnë 19% të votave.

Sondazhi i News24 dhe Noto
PS 46% (44-48%)
PD-ASHM 35% (33-37%)
Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)
Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)
PSD 2.5% (1.5-3.5%)
Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)
Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)
Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)
Tjetër 0.5% (0-1%)
Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.
I realizuar me 2005 intervista në të gjithë vendin në periudhën 11-13 prill përmes telefonit mobile dhe fiks, sondazhi ka një marzh gabimi prej 3%.

Neës24 dhe Notosondaggi do të vijnë edhe me dy sondazhe të tjera, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të publikohet një exitpoll.
(BalkanWeb)