E RRALLË / Binjaket siameze bëhen nëna për herë të pàrë

Abby dhe Brittany Hensel janë bërë nëna për herë të parë. Dy gratë 35-vjeçare, me origjinë nga Minesota, janë binjake të bashkuara: ato kanë dy koka të ndara, por ndajnë një trup dhe të gjitha organet jetësore, përfshirë organet riprodhuese.

Me një video të postuar në TikTok, ato njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, seksi i të cilit aktualisht nuk dihet. Ato kanë zgjedhur të ruajnë konfidencialitet të plotë në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen e tyre.

Binjaket Hensel lindën në mars të vitit 1990 në Minesota dhe gjendja e tyre është shumë e rrallë: ato janë binjake të bashkuara, që kanë dy koka të ndara dhe një trup të vetëm. Abby kontrollon anën e djathtë, ndërsa Brittany kontrollon të majtën.

E RRALLË / Binjaket siameze bëhen nëna për herë të

Në lindje, prindërit e tyre, Patty dhe Mike, vendosën të mos i nënshtroheshin operacionit delikat të ndarjes sepse konsiderohej shumë i rrezikshëm. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe, vetëm gjashtë vjeç, ato u shfaqën në televizion për herë të parë si të ftuara në The Oprah Winfrey Show.

Disa vite më vonë, ato kronikuan jetën e tyre të përditshme në dokumentarin me të njëjtin emër “Abby dhe Brittany”, të prodhuar nga TLC. Në mars të vitit 2024, ata njoftuan martesën e tyre në mediat sociale: Abby u martua zyrtarisht me Josh Bowling dhe u bë bashkëshorti i saj.

E RRALLË / Binjaket siameze bëhen nëna për herë të

Galeria fotografike (

1 / 2

)