FOTO/ Eldi Dizdari në burg, ish-bashkëshortja e tij shfaqet duke shijuar JETËN e RE Iuksoze në Dubai!

I shumëkërkuari nga SPAK, Denis Matoshi allias Eldi Dizdari ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkesë të organeve të drejtësisë belge.

Belgjika kërkon ekstradimin e Matoshit për shkak se ai dyshohet se është i përfshirë në importin e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp.

Denis Matoshi, është një emër i njohur në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, sipas raporimeve në media dhe akuza nga SPAK.

Emri i tij, u përfol edhe në përplasjen me armë në ish-bllok mes Ervis Martinaj e Ervin Mata, por emri i tij nuk u lidh me një akuzë zyrtare.

Dizdari doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar mr 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018, për shkak të lidhjes së afërt të gjakut me të.

Ai njihet edhe për martesën me ish-misin e njohur, Suada Sherifi me të cilën ka një vajzë.

Por duket se gjërat për çftin nuk kanë vajtur dhe aq mire sa dukeshin në foto, burime për VoxNews na thanë se ata janë ndarë.

VoxNews ka mësuar se modelja Suada Sherifi tashmë është në krahët e një tjetër njeriu të pasur me kombësi marokene i cili është në kërkin nga DEA amerikane.

Ndërkohë modelja Suada Sherifi po shijon jetën e saj luksoze në Dubai./VoxNews

Galeria fotografike (

1 / 9

)