Aktorja e njohur publikon fotot e  d. hυnës që përjetoi nga i fejuari: Nuk kam dashur kurrë ta bëj çështje pubΙike, por…

Aktorja britanike, Danielle Mason, ka bërë një deklaratë tronditëse publike, duke akuzuar ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, për dhunë fizike ndaj saj.

Sipas saj, incidenti ndodhi në nëntor 2024, pas një feste fejesë në një hotel luksoz në Angli.

42-vjeçarja, e cila është gjysmë motra e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, publikoi në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me fytyrë të dëmtuar, duke i treguar ndjekësve pasojat e dhunës.

Në një seri postimesh të tjera, ajo ndau detaje nga betejat ligjore me 45-vjeçarin Dopson, duke theksuar se tashmë ka siguruar një urdhër ndalimi nga Gjykata në Slough.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Mason tregoi se episodi ndodhi pas një feste në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Ajo tha se u ndje e detyruar të dalë publikisht për shkak të një videoje të publikuar nga ish-i fejuari, ku ai shfaqej me shenja në fytyrë, duke pretenduar se ishte ai viktima.

“Unë u vetëmbrojta. Ai më sulmoi dhe unë reagova për të mbrojtur veten. Nuk kam dashur kurrë ta bëj këtë çështje publike, por nuk mund të lejoj të përhapet një narrativë e rreme.”

Çifti ishte lidhur në vitin 2023, pasi ishin njohur rastësisht në një supermarket, ndërsa shoqëronin fëmijët e tyre në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme. Danielle ka dy fëmijë me ish-partnerin Tony Giles, me të cilin ka marrë pjesë në emisionin televiziv “My Big Fat Gypsy Wedding”.

Aktorja e njohur publikon fotot e tmerrshme të dhunës që