ADN-ja në arushin e pelushit fυndos për*unuesin shqiptar në Angli

Një shqiptar është burgosur pasi ADN-ja e tij u gjet në një arush pelushi që ai preku kur përdhunoi një grua.

Bardhyl Mustafaj, 64 vjeç, nga Coupland Place në Greenwich, kishte shkuar në shtëpinë e gruas pranë Hampstead Heath për të rregulluar një llambë. Gruaja, rreth të 50-tave, më pas denoncoi Mustafajn në polici dhe ai u akuzua për katër akuza për përdhunim që datojnë në maj 2019.

Një provë thelbësore, e gjetur nga policia ishte prania e ADN-së së 64-vjeçarit në një arush pelushi që gruaja e përdori për ta larguar atë kur ai u përpoq ta puthte.

Mustafaj u deklarua vetë i pafajshëm, por u dënua nga një juri më 1 dhjetor të vitit të kaluar në gjykatën Wood Green Crown. Ai u burgos për tetë vjet pas një seance të premten (19 janar).