Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Iraklio, Greqi, kur motoçikleta që drejtonte është përplasur me një makinë me qira që transportonte turistë.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/09/640-0-632fefaf2223b.jpg)
Mediat greke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e EKAB-it të cilët kanë marrë drejtuesin e makinës
pa ndjenja dhe dy pasagjerët të cilët mësohet se nuk kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa i riu kishte ndërruar jetë në vend.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/09/640-0-632fefaee609d.jpg)
Sakaq, viktima ishte një biznesmen që ishte mjaft i njohur në ishull.