Ankohet qytetari: PoΙici më υodhi 1600 euro nga makina!

Blerim Ahmedi nga fshati Tuhin i Kërçovës akuzon policinë se ia ka vjedhur 100 mijë denarë.

Në një deklaratë për Gazetën Lajm, Ahmedi thotë se rasti ka ndodhur para më shumë se 6 muajve, kur polica ia ka konfiskuar veturën që e ka vozitur.

“Pas shumë maltretimeve dhe peripecive, veturën e mora dje, mirëpo aty nuk janë 100 mijë denarët që i kisha ditën kur mu konfiskua.

Poashtu edhe vetura është dëmtuar dhe është në gjendje shumë më të keqe se kur ma mori policia”, thotë Ahmedi, duke shtuar se gjatë tërë kësaj kohe vetura e tij është mbajtur pa ndonjë arsye ligjore.

Avokati i Ahmedit, Besnik Asani, thotë se rasti do të paraqitet te Kontrolli i brendshëm policor.

“Klienti im thotë se në veturë ditën e konfiskimit ka pasur 100 mijë denarë, kurse policia nuk i ka dhënë vërtetim për to.

Ne do të bëjmë parashtresë deri te Kontrolli i brendshëm në MPB, e ndoshta edhe në Prokurori,

sepse ka indikacione për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thotë avokati Asani për gazetën Lajm.

Jozyrtarisht nga policia e Kërçovës thonë se në veturën e konfiskuar të Blerim Ahmedit nuk ka pasur para. Me qëndrim zyrtar mund të paraqiten ditëve në vijim.