Atentati në Fushë Krujë/ Tre të υrarët varrosen pranë njëri-tjetrit, ρersonazhe VIP në fυneral

Ditën e djeshme u është dhënë lamtumira e fundit tre shokëve të vrarë ditën e djeshme në Fushë-Krujë.

Brilant Martinaj, Besmir Hosha dhe Dikler Vata janë përcjellë për në banesën e fundit, në pak orë diferencë nga njëri tjetri, në të njëjtin fshat.

Detje të reja nga ceremonia mortore ku kanë qenë të pranishëm shumë persona, mes tyre edhe personazhe VIP të njohur.

Kujtojmë se të tre viktimat po udhëtonin me një makinë Volkswagen Passat dhe në mbikalimin e Fushë Krujës atyre ju bë pritë nga një makinë tjetër që po udhëtonte përballë tyre.

Autorët hapën breshëri me kallashnikov duke gjuajtur mbi 60 plumba. Dyshohet të kenë qenë 4 autorë, 3 në rolin e ekzekutorit dhe 1 shofer i mjetit.

Hetuesit mendojnë se shënjestra ka qenë Brilant Martinaj.

Dikler Vata arriti të dilte nga mjeti, por u qëllua në distancë të afërt sërish nga vrasësit duke e lënë të vdekur në vend.