Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mαrtë 10 Tetor 2023

Dashi

Dita e sotme do jete paksa e ndërlikuar për çiftet. Nuk iu pëlqen aspak kur partneri iu jep urdhra dhe sot kjo do sjelle debate pa fund. Disa mund te marrin edhe vendime te prera. Beqaret do kenë një dite tërësisht ndryshe dhe do e gjejnë personin qe aq shume kane kërkuar. Ne planin financiar do jeni te detyruar te ulni shpenzimet ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Demi

Nuk do jeni te qëndrueshëm ne lidhjen qe keni sot dhe do shihni sa andej këndej për ndonjë person interesant. Kujdes, nëse partneri kuptoni diçka do shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Dite delikate kjo edhe për beqaret. Me mire qëndroni edhe sot vetëm. Problemet financiare qe keni pasur do fillojnë te zgjidhen një nga një. Do jeni me te qete ne këtë sektor.

Binjaket

Debatet me partnerin do jete te paketa gjate kësaj dite dhe do flisni me qetësisht me te. Disa mund te bien ne kompromis për diçka dhe te sigurojnë edhe një te ardhme te ndritur se bashku. Beqaret do ndihen te dashuruar pas dikujt, por do e kenë te vështirë t’ia shprehin atij këtë. Nëse doni qe financat te jene te mira, mos shpenzoni pa u menduar.

Gaforrja

Do e rigjeni entuziazmin dhe ngrohtësinë qe keni kërkuar gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni te plotësuar me ne fund. Partneri do mundohet ne çdo çast t’ua beje qejfin. Beqaret do ndihmohen nga Saturni dhe nga Marsi. Ata do i ndihmojnë te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar do jete dite me fat dhe përmirësime te ndjeshme

Luani

Dite e mire kjo për te dashuruarit. Do ndani gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do kaloni edhe momente entuziazmuese. Ata qe janë me pushime do qëndrojnë me shume kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene ende ne kërkim te princit te kaltër, por mundësitë për ta gjetur sot atë janë te pakta. Ne planin financiar nuk do ketë probleme sepse do e dini mire sa te shpenzoni.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe nuk ka për te ndodhur asgjë qe ju nuk e dëshironi. Ata qe ka me shume se dy vite se bashku do mendojnë te krijojnë një familje te re. Beqaret do joshin shume persona dhe njeri do jete ai qe do iu përshtatet me shume. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe nuk pritet asnjë problem.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do vije duke u përmirësuar gjate kësaj dite. Komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerin do shtohet edhe me tepër. Edhe për beqaret priten surpriza shume te këndshme. Përfitoni nga te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha edhe nëse situata do jete tërësisht e qëndrueshme.

Akrepi

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mendoje gjate gjithë kohës i t’iu beje te ndiheni te vlerësuar dhe do ua shprehe çdo gjë qe mendoni. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm te cilin nuk duhet ta humbin për asnjë lloj arsyeje. Ekuilibri financiar do jete i garantuar, kështu qe ne këtë plan nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.

Shigjetari

Mos u shqetësoni aspak sot për mbarëvajtjen e jetës suaj ne çift sepse do jene yjet qe do kujdesin për ju. Gjithçka do shkoje me se miri dhe do dashuroheni ne pafundësi. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe do takojnë rastësisht ne zyrën e një mikeshe. Njihuni me te. Financat do jene me te mira sesa e kishit parashikuar prandaj ne këtë plan do jeni te qete.

Bricjapi

Dite me ulje dhe ngritje kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do bini dakord për shume gjera. Beqaret do ngurrojnë te fillojnë një lidhje me personin qe ka kohe qe i josh sepse do kenë frike nga zhgënjimet. Qe financat mos jene problematike duhet te bëni një riorganizim te buxhetit dhe te ulni paksa shpenzimet.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate sot me partnerin tuaj për te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur kohet e fundit. Me qetësi dhe mirëkuptim do zgjidhni gjithçka. Nëse jeni ende vetëm , pritet te vijnë mundësi te jashtëzakonshme për te filluar një lidhje pasionante. Tregohuni sa me te hapur! Klima yjore do favorizoje edhe financat. Ato do jene mjaft te qëndrueshme.

Peshqit

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Për disa do rizgjohet edhe pasioni i zjarrte. E rëndësishme është qe nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi. Beqaret do kenë shume mundësi për njohje te reja, por do hezitojnë. Ne planin financiar do jeni te mbrojtur nga Merkuri. Edhe pse do shpenzoni pak me tepër sesa duhet situata nuk do jete problematike.

ΡΙagosja e të mitυrit në Korçë, arrestohen dy aυtorët e dγshuar, në kërkim i treti

Identifikohen 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta u dëmtua me mjete të forta një i mitur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u bë ndalimi i shtetasve me inicialet A. E., 17 vjeç dhe Dh. F., 15 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

NJOFTIMI I POLICISE

në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta u dëmtua me mjete të forta, një shtetas i mitur. Vihen në pranga 2 prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim.

Sekuestrohen tre shkopinj që janë përdorur nga autorët e dyshuar, gjatë konfliktit për motive të dobëta. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u dëmtua me mjete të forta, një 14-vjeçar, bënë të mundur identifikimin e 3 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, 2 prej të cilëve janë shoqëruar dhe pyetur në praninë e psikologut, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasve A. E., 17 vjeç dhe Dh. F., 15 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit, kanë goditur me sende të forta 14-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj (dy prej druri dhe njëri metalik), të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Si u νu në ‘gjυmë’ Izraeli? Eksperti i sigurisë bën dekΙaratën e fortë, tregon metodën e përdorur: Këtë teknologji e kanë vetëm këto 3 shtete

Avenir Peka, ekspert për çështjet e sigurisë, thotë se kjo që po ndodh sot në Izrael, si synim ka krijimin e një bote multipolare. Në studion e “Open” ai tha se mënyra sesi Izraeli “u vu në gjumë” dhe nuk arriti të paraprinte sulmin e Hamasit, ishte përmes çaktivizimit të sistemeve paralajmëruese.

Peka tha se për ta bërë këtë përdoret një teknologji që e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusia dhe Kina, dhe kurrsesi Hamasi

Sipas tij SHBA del nga ky skenar, dhe mbetet për të vërtetuar se cili shtet fshihet pas, Rusia apo Kina.

“Izraelitët nuk përfitojnë, qytetarët izraelitë jo, Hamasi, jo… janë aktorë të jashtëm që përfitojnë. Nuk ka ndodhur rastësisht në këto momente, pasi në këto momente ka konjuktura gjeopolitike rajonale.

Synimi i parë rajonal ishte për të sjellë një kundërreagim nga Izraeli që të bllokonte procesin e paqes me Arabinë Saudite. Ka konjuktura globale që lidhen me luftën në Ukrainë, për të zhvendosur vëmendjen drejt krizës në Lindjen e Mesme. Për këtë është e interesuar Rusia dhe Irani.

Kështu u përpoq të bëhej edhe në Kosovë, por aty ishte NATO, dhe nuk pati sukses ky operacion. Të gjitha këto vatra lufte na sjellin në konkluzion që po përjetojmë në një botë ku kërkohet krijimi i një bote multipolare.

Teknikisht si u vu në gjumë Izraeli, në vijim do dalë që sistemet paralajmëruese, kanë arritur të çaktivizohen me teknologji që nuk e ka as Hamasi as Irani, e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusi, Kinë. ShBA del nga ky skenar. Se kush nga këto dy shtete e ka bërë, ngelet për t’u parë”, tha ai.

Βαshkëpunoi me trαfikantët, ky është shefi i komisariatit të Policisë në Laç i cili ra sot në pranga

Dritan Metaj është shefi i komisariatit të policisë në Laç, i cili u arrestua sot (9 tetor) nga policia me urdher te SPAK, në vijimësi të operacionit “Flakë në det”.

Metaj dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

“Ka shqiρtarë të rrezikuar”/ Shqiρtaro-hebrenjtë tregojnë përjetimet e sυΙmit të ρërgjakshëm në Izrael

Teksa ka folur rreth situatës që po përjetojnë banorët në Izrael, ajo rrëfeu disa nga momentet e tmerrit

Teksa sulmet e njëpasnjëshme vijojë në Izrael, shqiptaro-hebrenjtë kanë treguar përjetimet e tyre. Gruaja shqiptare-hebre ka rrëfyer se deri tani në zonën ku jeton nuk ka shqiptarë të lënduar, por sipas saj ka shumë nga ata që janë në rrezik.

Teksa ka folur rreth situatës që po përjetojnë banorët në Izrael, ajo rrëfeu disa nga momentet e tmerrit, ku njerëzit ishin dukefjetur në shtëpitë e tyre kur terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve dhe kanë marrë të moshuar, pengje.

“Kemi një situatë shumë të keqe që po përjetojmë. Nga zona e luftës, nga territori i Gazës jemi disi larg. Unë banoj në veri. Punoj në Jeruzalem, ku nga situata që është krijuar nuk kam shkuar në punë. Nuk e di kush është kthyer në Shqipëri. Mendoj që janë kthyer ata që kanë ardhur për të punuar ose studiuar. Jemi të shpërndarë nëpër gjithë Izraelin. Shqiptarë të lënduar nuk ka, gjithsesi ka nga ata që janë të rrezikuar. Kemi familjarë dhe kolegë që janë thërritur në ushtri. Sulmin e tanishëm nuk e filloi Izraeli. Ishin njerëzit në shtëpitë e tyre duke fjetur dhe terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve, kanë marrë të moshuar, pengje. Sulmi që po merr Izraeli është i pritur, nuk mund të rrijë në qetësi kur është i sulmuar. Është e ndërlikuar situata, shpresojmë që mos ketë ndërhyrje nga toka,” tregon ajo, për Top Channnel.

Lαjm fαntastik! Nga nëntori nuk ka më vula në ρasaportë, ja si do hyjnë shqiptarët në BE

Nga nëntori, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nuk do të pajisen më më vula në pasaportën për shkak të një ligji të ri do të hyjë në fuqi këtë vit.

Qytetarët e vendit tonë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS i njohur ndryshe si Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.

ETIAS është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve.

Çdo shqiptar do i nënshtrohet një kontrolli të detajuar të ETIAS. ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit.

Përvec përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, ky sistem do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Personi që merr “ok” nga ETIAS e ka të vlefshme për 3 vite.

ETIAS të kushtojë 7 € për çdo aplikim. Kjo vlen vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi ata nën 18 nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë.