Tre persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë në qytetin e Kadizit, në jugperëndim të Spanjës, kur u përplasën nga një autobus, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin.
Autobusi “godi njerëzit në trotuar”, tha shërbimi zjarrfikës në platformën X.
Videot e postuara në rrjetet sociale treguan automjetin me xhamin e përparmë të thyer plotësisht dhe zjarrfikësit duke u përpjekur të lëviznin një palmë që kishte rënë në çatinë e autobusit, i cili u ndalua pranë një qendre tregtare.
Autoritetet nuk shpjeguan pse shoferi humbi kontrollin e autobusit.
Mediat spanjolle raportojnë se automjeti duket se ka pasur një problem me frenat.
https://twitter.com/BomberosCbpc?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711397458587111558%7Ctwgr%5Ec0867d4475dc6c141a3be90fe30d1eb429ccf2b1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F10%2Fautobusi-merr-perpara-kalimtaret-raportohet-per-viktima-video%2F