Si u νu në ‘gjυmë’ Izraeli? Eksperti i sigurisë bën dekΙaratën e fortë, tregon metodën e përdorur: Këtë teknologji e kanë vetëm këto 3 shtete

Avenir Peka, ekspert për çështjet e sigurisë, thotë se kjo që po ndodh sot në Izrael, si synim ka krijimin e një bote multipolare. Në studion e “Open” ai tha se mënyra sesi Izraeli “u vu në gjumë” dhe nuk arriti të paraprinte sulmin e Hamasit, ishte përmes çaktivizimit të sistemeve paralajmëruese.

Peka tha se për ta bërë këtë përdoret një teknologji që e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusia dhe Kina, dhe kurrsesi Hamasi

Sipas tij SHBA del nga ky skenar, dhe mbetet për të vërtetuar se cili shtet fshihet pas, Rusia apo Kina.

“Izraelitët nuk përfitojnë, qytetarët izraelitë jo, Hamasi, jo… janë aktorë të jashtëm që përfitojnë. Nuk ka ndodhur rastësisht në këto momente, pasi në këto momente ka konjuktura gjeopolitike rajonale.

Synimi i parë rajonal ishte për të sjellë një kundërreagim nga Izraeli që të bllokonte procesin e paqes me Arabinë Saudite. Ka konjuktura globale që lidhen me luftën në Ukrainë, për të zhvendosur vëmendjen drejt krizës në Lindjen e Mesme. Për këtë është e interesuar Rusia dhe Irani.

Kështu u përpoq të bëhej edhe në Kosovë, por aty ishte NATO, dhe nuk pati sukses ky operacion. Të gjitha këto vatra lufte na sjellin në konkluzion që po përjetojmë në një botë ku kërkohet krijimi i një bote multipolare.

Teknikisht si u vu në gjumë Izraeli, në vijim do dalë që sistemet paralajmëruese, kanë arritur të çaktivizohen me teknologji që nuk e ka as Hamasi as Irani, e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusi, Kinë. ShBA del nga ky skenar. Se kush nga këto dy shtete e ka bërë, ngelet për t’u parë”, tha ai.

Βαshkëpunoi me trαfikantët, ky është shefi i komisariatit të Policisë në Laç i cili ra sot në pranga

Dritan Metaj është shefi i komisariatit të policisë në Laç, i cili u arrestua sot (9 tetor) nga policia me urdher te SPAK, në vijimësi të operacionit “Flakë në det”.

Metaj dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

“Ka shqiρtarë të rrezikuar”/ Shqiρtaro-hebrenjtë tregojnë përjetimet e sυΙmit të ρërgjakshëm në Izrael

Teksa ka folur rreth situatës që po përjetojnë banorët në Izrael, ajo rrëfeu disa nga momentet e tmerrit

Teksa sulmet e njëpasnjëshme vijojë në Izrael, shqiptaro-hebrenjtë kanë treguar përjetimet e tyre. Gruaja shqiptare-hebre ka rrëfyer se deri tani në zonën ku jeton nuk ka shqiptarë të lënduar, por sipas saj ka shumë nga ata që janë në rrezik.

Teksa ka folur rreth situatës që po përjetojnë banorët në Izrael, ajo rrëfeu disa nga momentet e tmerrit, ku njerëzit ishin dukefjetur në shtëpitë e tyre kur terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve dhe kanë marrë të moshuar, pengje.

“Kemi një situatë shumë të keqe që po përjetojmë. Nga zona e luftës, nga territori i Gazës jemi disi larg. Unë banoj në veri. Punoj në Jeruzalem, ku nga situata që është krijuar nuk kam shkuar në punë. Nuk e di kush është kthyer në Shqipëri. Mendoj që janë kthyer ata që kanë ardhur për të punuar ose studiuar. Jemi të shpërndarë nëpër gjithë Izraelin. Shqiptarë të lënduar nuk ka, gjithsesi ka nga ata që janë të rrezikuar. Kemi familjarë dhe kolegë që janë thërritur në ushtri. Sulmin e tanishëm nuk e filloi Izraeli. Ishin njerëzit në shtëpitë e tyre duke fjetur dhe terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve, kanë marrë të moshuar, pengje. Sulmi që po merr Izraeli është i pritur, nuk mund të rrijë në qetësi kur është i sulmuar. Është e ndërlikuar situata, shpresojmë që mos ketë ndërhyrje nga toka,” tregon ajo, për Top Channnel.

Lαjm fαntastik! Nga nëntori nuk ka më vula në ρasaportë, ja si do hyjnë shqiptarët në BE

Nga nëntori, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nuk do të pajisen më më vula në pasaportën për shkak të një ligji të ri do të hyjë në fuqi këtë vit.

Qytetarët e vendit tonë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS i njohur ndryshe si Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.

ETIAS është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve.

Çdo shqiptar do i nënshtrohet një kontrolli të detajuar të ETIAS. ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit.

Përvec përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, ky sistem do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Personi që merr “ok” nga ETIAS e ka të vlefshme për 3 vite.

ETIAS të kushtojë 7 € për çdo aplikim. Kjo vlen vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi ata nën 18 nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë.