Një lajm i rëndë i ndodhur pak minuta më parë ka tronditur opinionin publik. Sipas raportimeve të policisë, gazetari dhe analisti i mirënjohur Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i 4-t dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja tragjike u shënua paraditen e sotme në lagjen Ali Demi teksa trupi i pajetë i gazetarit të ndjerë është filmuar i shtrirë në rrugë.
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar menjëherë pas lajmit tragjik, ku me anë të një postimi ka hedhur dyshime se gazetari nuk është vetëhedhur.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/07/800-0-dc753d483fc7aaff7b250acc666ef01f.jpg)
“Kastriot Myftaraj paska ndërruar jetë pasi sipas policisë është hedhur nga kati i 4-të. Unë nuk i besoj këtyre! Po ti? Ngushëllime familjes”, shkruan Altin Goxhaj.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/07/640-0-62c6d52ea353e.jpeg)