Durim Nezha nga qyteti i Vlorës u ankua në emisionin Boom pasi është mashtruar nga një faqe në Facebook.
Sipas tij faqja “Mjaltë Rrugove” vetë i kishe çuar një SMS në messenger, në Facebook, ku paraqiste një ofertë. Qytetari bëri porosinë 3 kavanozë me mjaltë dhe 3 me hoje. Ai thotë se e porositi pasi djali i tij jashtë vuan λλμμμμλ
“Kur i erdhi porosia, ishin 6 kavanoza me mjaltë, pra kjo me hoje. I shkruaj direkt faqes, e cila fillimisht pranoi të kthente porosinë, por më pas, më bëri block.”
Ne rrjetin social në messenger qytetari komunikon me faqen ku i kërkon të kthejnë pagesën e të vij posta të marr produktin.
Faqja pranon fillimisht duke i lenë takim herë pas here, duke i thënë x date, por më pas i bën block, edhe pse ai i thotë e mori për hall se ka djalin e sëmurë
. Produkti nuk ka asnjë etiketë, thjeshtë kavanoz me mjaltë dhe në kuti nuk ka asnjë të dhënë për dërguesin, vetëm emrin e postës së Kosovës, e cila e sjell në Tiranë, e më pas qytetarit ja sjell posta në Shqipëri produktin.
Qytetari telefonon postën në
Shqipëri duke i shprehur problemin. Punonjësja shprehet se nuk mund të jap informacion për posten në Kosovë dhe se nuk ka komunikim me faqen që ka sjell
produktin, pasi në fakt thjeshtë u ka ardhur nga një postë tjetër. Punonjësja shprehet se do të kontaktojë me faqen, por ajo i ka bërë block. Boom i shkroi në rrjetin social Facebook faqes “Mjaltë Rugove” ku u
interesua të bëjë porosi. Pasi na tregon ofertën 2 plus një produkt, e pyesim se nëse porosia nuk na vjen siç duam a mund ta kthejmë, faqja na thotë “po, te ne ka siguri, jemi bletari serioze”. Boom I kërkon një numër kontakti dhe faqja na jep një numër me shifra më shumë seç ka një numër celular në Kosovë dhe thirrja nuk shkon.