Capital T fton Luiz Ejllin për një bashkëρυnim? Këngëtari shρërndan në rrjete sociale videon e veçantë të banorit të “BBVA”

Banorët në Big Brother VIP Albania ditën e sotme kanë bërë 90 ditë në shtëpi. Me këtë rast atyre i është organizuar një festë madhështore në pishinë, ku kishte edhe DJ. Konkurrentët u argëtuan mjaft shumë me njëri-tjetrin, kërcyen e madje kënduan edhe disa hite të mëdha.

Në një moment është parë Luiz Ejlli duke interpretuar këngën “U bo vonë” të artistit Capital T.

Kjo është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku duket se e ka pëlqyer këtë performancë të artistit shkodran.

“Shumë vonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos. Nuk dihet nëse Capital T do bëje ndonjë bashkëpunim me Luizin.

https://m.facebook.com/KapoOfficial/videos/1350878202122966/