Debati mbi statujën e Skëndërbeut në Kalabri, avokati Gjokutaj: Ja çfarë do të thotë dhelpra pas shpine

Statuja e Skënderbeut e ngritur në Kalabri ka nxitur shumë reagime, ku avokati Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë kuptimi ka dhelpra në shpinën e statujës, duke hapur më shumë debat.

Gjikutaj ndër të tjera shprehet se dhelpra në shpinë të Skënderbeut në statujen e inaguruar në Kalabri sipas turkologjisë, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ka qenë qafir, ku sipas tij dhelpra në statujë i kënaq turqit pasi simbolizon tradhëtinë dhe antiislamizmin e Skendërbeut.

Reagimi i plotë nga avokati Gjokutaj:

Dhelpra në shpinë të Skënderbeut në statujen e inaguruar në Kalabri sipas turkologjisë as më shumë e as më pak do të thotë se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ka qenë qafir!

Etimologjia e kesaj fjale do të thotë jobesimtar apo antiislamik

Këtë e ka shumë për qejf miku i KM tonë Erdogan! Dhe dhelpra në statujë i kenaq pa masë turqit pasi simbolizon tradhëtinë dhe antiislamizmin e Skendërbeut! Pra sipas statujës dhe ideatoreve të saj Skenderbeu paska qenë qafir!

Arbëreshëve simboli i dhelprës do t’ju përshkruhet si shenjë e antiosmanizmit dhe proeuropianizmit të Skenderbeut! Pra përseri qafir i Turqisë!

Por qafiri i vertetë është vetë Rama i cili me fytyrën e tij në trup të Skenderbeut dhe dhelprën në kurriz nuk e ka problem ti rrijë në prehër Erdoganit duke i kenduar në turqisht këngë për Europën dhe kundër Shqipërisë!

Madje edhe termi “qafir” merr tjetër dimension kur flitet për një Bej modern që dëmton çdo ditë vendin e tij!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgenci.gjokutaj.543%2Fposts%2Fpfbid08NYG7GEGF1oCJpoWyh3ssYpnZTeYG6emJmjeQRttXLhvJjb2ns6GV5h1Lt1CE1RBl&show_text=true&width=500