Në Kryeministri u zhvillua Ceremoni në nder të sakrificës së “Dëshmorit të Atdheut” Anri Kashikut dhe për familjarët e tij, të cilëve u dorëzohen shenjat e posaçme të kujtimit dhe mirënjohjes së kombit: simboli i “Familjes së Dëshmorit të Atdheut”.
Rama tha se heronjtë nuk janë të rënë nga qielli, por janë të jashtëzakonshëm me veprimet heroike që ata bëjnë në situata të caktuara.
“Qeveria është zotuar të mbrojë fëmijët e të rënëve Dëshmor. Në këtë rast Anri vetë ishte një fëmijë, dhe ashtu si të tjerë heronj të këtyre ditëve u bë një simbol i heroizmit. Nëse Anri nuk do kishte sakrifikuar jetën, jetë të humbura do ishin dy.
Kjo na bën të kujtojmë se dëshmorët nuk janë të rënë nga qielli, por janë të jashtëzakonshëm dhe bëjnë gjëra të jashtëzakonshëm në momente të caktuar. Me emocione do doja që t’i dorëzoja të atit të Anrit këtë dekoratë .”tha Rama.
Ndërkohë babai i Anrit me zërin që i dridhej, tha se dhimbja është e madhe, ndërsa uroi që kjo që i ndodhi atij, të mos i ndodh asnjë prindi.
“Kjo që më ndodhi mua nuk dua ti ndodhi asnjë në botë. Është një dhimbje që nuk ka fjalë. Falenderoj ty zoti Kryeministër që emri i Anrit të mos harrohet në të gjithë familjet e Kombit Shqiptar. Uroj që kjo që më ndodhi mua të mos i ndodh askujt.” tha babai i Anrit.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F462813178564285%2F&show_text=0&width=560