“Diçka më gόditi në fytγrë, mu sul si bίshë”, Aurela Gaçe ρërlot me shkrίmin për 7 υjeçaren: O mami nuk të shoh dot, as ty babi! Po ç’faj pata?

Tragjedia e Himarës tronditi të madh dhe të vogël. Çdo familje shqiptare po përjeton dhimbjen e familjes Avdia që ditën e djeshme humbën vogelushen e tyre 7 vjeçare.

Një reagim i fortë ka ardhur dhe nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e cila i është bashkuar dhimbjes dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës që u vra nga papërgjeshmëria e efektivit të policisë,

Arjan Tase, i cili goditi për vdekje me skaf të miturën teksa ishte duke u larë në breg të detit.

Gaçe me shkrimin e saj ka përlotur të gjithë pasi me fjalët e saj ka përshkruar dhimbjen që Joanda ndjehu në ato momente.

“MA, ba po shkoj në breg të detit. Uji është i kristaltë. Ju premtoj se do vij shpejt. E keni parë sa i bukur është deti? Oh sa më përkëdhel fytyrën flladi i erës, guralecët më gudulisin dhe dielli më përqafon. Ma, të dua, vij për pak.

Maaa, baaa, diçka më goditi në fytyrë, mu sul si një bishë, si furtunë, a thua se kisha faj?

Po unë çfarë kam bërë ma? Shkulmi i gjakut po e heq të kristaltën e ujit, qetësia ledhatuese u godit nga britma. Ba më dhemb, më dhemb.

Po shoh dritë, nuk dëgjoj më asnjë zë, drita u shua, dhe dhimbja, ma nuk të shoh më, as ty ba. Nuk e kam më dorën njgitur me tënden. Unë nuk jam më, po ç’faj pata?”, shkruan ajo.