DjαΙi e fton υ. αjzën për kafe, ja çfαrë i kërkon ajo si shkëmbίm (FOTO)

Njohjet në rrjetet sociale janë bërë të zakonshme tashme, madje ka shumë çifte që janë njohur në Facebook, Instagram etj.

Por, tentativa e këtij djali për t’u njohur me një vajzë, ka rezultuar pa sukses. Ai e ka ftuar atë për kafe, por përgjigja që ka marrë e ka tronditur.


Kështu, vajza i ka vënë një kusht të çuditshëm që të pranonte të takohej me të.

Ajo i ka kërkuar djalit që t’i dërgojë dy karta rimbushje dhe i ka premtuar që pas kësaj do flasin dhe do takohen.

Sigurisht, djali nuk është treguar “budalla”, por i është përgjigjur me të qeshura. “Hahahahaha interes i gjallë ee?”, ia kthen djali.

“Klm pra”, ia pret shkurt vajza. Një përgjigje kjo që dëshmon se e vetmja arsye që vajza i ka kthyer përgjigje djalit, është interesi për të marrë karta rimbushjeje.

Epo dihet që sot njerëzit janë bërë shumë materialistë, por të paktën mos ta shprehin kaq hapur!

Duhet thënë medet për adoleshentët e sotëm, adoleshentë që i lidh interesi, leku dhe fama. Vallë, vlerat shoqërore ku mbetën?