DjaΙi shqiptar: Nuk mbαhet das.hηorja me 200 euro rrogë, detyrohem të…

Një djalë ankohet se vajzat e ditëve të sotme janë materialiste e sipas tij pagat që sot një pjesë e madhe e djemve shqiptarë marrin nuk u dalin as për të plotësuar nevojat e tyre, e jo më të partnereve. Kjo është historia e rrëfyer.

“Kam shkuar 34 vjeç dhe nuk po vendos të bëj një hap në jetën time. Pse do thoni ju? Ja jua them unë tani përse. Jam një djalë nga Shkodra, kam mbaruar shkollën e lartë, por punë në profesion nuk gjeta dot kurrë.

Sepse kurrë nuk u mora me asnjë parti. E babi nuk na la toka as pasuri që të bënim hajër.

Gjithësesi jam krenar se kam jetuar dhe vijoj të jetoj me ndërshmëri.
Problemi është që mirë punë që nuk gjeta në profesion, por bëj një punë tjetër ku paguhem vetëm 250 mijë lekë të vjetra në muaj.

Femrat sot janë materialiste, shohin përralla në rrjete sociale dhe duan që t’ja plotësojmë neve djemtë.

Por tani edhe i ndershëm edhe me lekë në Shkodër e as në Shqipëri nuk shkojnë bashkë si koncepte. Fatkeqësisht!

Kështu që nuk lidhen vajzat me mua sepse menjëherë marrin vesh që s’kam makinë e pastaj direkt pyesin punën që bëj.

Gjithësesi me mblesëri nuk kam në mend ta marr nusen, kështu që detyrohem të rri beqar edhe pse jam njeri me vlera.

Do vijë dhe fati ynë djema që pagueni pak, por punoni me ndershmëri dhe pa parti. Tung…”, shkruan ai.