Luiza Gega është një nga femrat më të shpejta të botës në 3000 metra me pengesa.
Atletja e njohur shqiptare është renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.
Në pistë, Luiza tregoi sërish se është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje, Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar prej saj në këtë Botëror është fantastike.
Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Luiza Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik, në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022”.
Gjithashtu, presidenti i Shqipërisë, Ilir meta, ka bërë një postim në Facebook duke përgëzuar Gegën për këtë arritje historike./ h.ll/abcnews.al
Postimi i Ilir Metës:
“E pesta në botë!
Sukses i jashtëzakonshëm i kampiones, Luiza Gega në finalet e Botërorit!
Urimet më të përzemërta për këtë arritje të shkëlqyer për Atletikën tonë!”
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2Fpfbid02MijM4Pmna6LXZ3jK1q4qr4v9MZbTmMTietLX3MmoLtSwFH2oZSWRHBdFcx1z5ZeQl&show_text=true&width=500