Më datë 05.01.2024, ka telefonuar në Polici shtetasi A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, i cili ka kallëzuar se në brendësi të automjetit të tij, ka konstatuar tre granata dore defensive pa ndezës dhe një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.