E gοditi disa herë në kokë dhe fγt, 47-vjeçari vret grυσn me okllai në sy të foshnjës 6-muajshe

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e 25 qershorit në Rimini.

33-vjeçarja u vra nga bashkëjetuesi i saj 47-vjeçar, i cili u arrestua me akuzën e vrasjes.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në sy të djalit 6 muajsh.

Trupi i 33-vjeçares ndodhej në dhomën e gjumit, ndërsa foshnja në dhomën e ngrënies.

Alarmi është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar britmat torturuese. Më pas ata trokitën në derë derisa burri e hapi atë.

Policia tha se foshnja ishte mirë dhe u mor në mbrojtje.

Policia po heton për të zbuluar se cila ishte arma e vrasjes. Dyshohet se 47-vjeçari ka përdorur një okllai (përdoret për të hapur petët).

Sipas një rikonstruksioni fillestar të kryer në vend nga policia, gruaja u godit disa herë në kokë dhe në fyt.

Vrasja erdhi pas një diskutimi lidhur me mosmarrëveshjet për menaxhimin e foshnjës 6-muajshe, të cilën babai nuk e kishte parë prej kohësh.

Viktima, në fakt, ishte kthyer në Rimini prej rreth një jave, pasi ishte larguar nga partneri pas problemeve që kishin lindur në çift, shkruajnë mediet italiane.

Mëngjesin e sotëm, pas një sherri të dhunshëm, burri e ka goditur vazhdimisht gruan me okllai në kokë dhe me thikë në fyt dhe më pas e ka mbështjellë me çarçaf.

Pas mbërritjes së agjentëve, burri, i cili kishte gjurmë të gjakut të viktimës në trupin e tij, ishte ulur në dhomën e ngrënies, ndërsa gruaja ishte shtrirë përtokë në një pellg gjaku brenda dhomës së gjumit.

Burri ndodhet në komisariat në pritje për tu marrë në pyetje./Abcnews.al/