E rëndë, autobυsi ρΙot me ρasagjerë bie në greminë, të ραktën 19 kanë hυmbur jetën

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë lënduar, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor.

Sipas mediave vendase, autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa, ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.

Ngjarje të tilla fatale janë të zakonshme në Pakistan, për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm./Abcnews