E rëndë/ Gjendet e υdekur grυαja që u raportua e hυmbur ρrej tre ditësh

Naze Ago gruaja e cila disa ditë më parë u raportua e humbur, fatkeqësisht bëhet me dije se është gjetur e vdekur.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur të pajetë 61-vjeçaren nga Delvina.

Gruaja është gjetur pa shenje jete në zonën e Matomarës. E ndjera ishte larguar në mënyrë të mistershme nga shtëpia mëngjesin e 16 korrikut.

Që nga ajo ditë, askush nuk mori më vesh gjë për të teksa familjarët nuk kishin reshtur së kërkuari.