E rëndë/ Gjendet i υarur në ρemë 48-vjeçari, jetonte në υαrfëri! Prej kohësh i kishin ρrerë edhe energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrajcë, lagjia Krastë ku një person është gjetur i pajetë.

Korrespondenti i Panorama raporton se Fatos Çollaku 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë varfëria.

Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës.

48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes.