E tmerrshme, bυrri gόdet grυαn në studio: Të kapa gαfil

Vangjelia ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Safetin pasi thotë se ai e ka ndarë pavarësisht se kanë 29 vite martesë dhe 3 fëmijë. Ndërkohë Safeti thotë se ai e ka “zënë gafil” bashkëshorten e tij, diçka që ajo nuk e pranon dhe kundërshtimi i fortë mes tyre ka shkaktuar një rrëmujë në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se prej sa kohësh vazhdon ky debat mes tyre, Safeti thotë se kanë të paktën një vit e gjysmë duke nxitur habinë e moderatorit.

Vangjeli: Ku e bëra gabimin more zotëri? Ku e bëra gabimin?

Ardit Gjebrea: E di pse i bëj gjithë këto pyetje? Sepse ju keni një vit e gjysmë që kështu bëni?

Safet: Një vit e gjysmë…

Vangjeli: Kemi dy vjet.

Safet: Dy vjet që e kam kaluar, një vit e gjysmë që jam ndarë fare.

Vangjeli: Ka dy vjet zoti Ardit që kemi kapur…

Ardit Gjebrea: Kë ke kapur? Edhe ti e ke kapur?

Vangjeli: I kemi kapur letrat, i kemi kthyer në kadastër.

Safet: Vete në kadastër…

Ardit Gjebrea: Tani më fal, cili është faji që ka Safeti sipas teje?

Vangjeli: Safeti, pse më zbuloi certifikatën mua tani? Më futi në sherr me babanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *