EKSΚLUZIVE/ Erion VeΙiaj i dhυron katin e ρarë të Ρiramidës Arbana 0smanit për restorαnt

14 Miliard Lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës ka kushtuar rikonstruksioni i Piramidës. Kjo shumë e frikshme i është dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha nga Erion Veliaj në shkelje totale të ligjit të Prokurimeve Publike.

“Piramida do të jetë endra më e madhe për mësimin dhe trajnimin digjital për fëmijët e së ardhmes”,-u shpreh Veliaj në përurimin e saj… por duket se pas disa muaj gjërat kanë ndryshuar.

Kryebashkiaku e ka vënë në funksion të tij hapësirën që supozohej t’u shërbente fëmijëve për të zhvilluar aktivitete mësimore e digjitale. JOQ ka zbuluar ekskluzivisht se kati i parë i piramidës do i jepet prezantueses Arbana Osmani për të hapur aty bar-restorantin e saj.

Llogaritë e fshehta të Veliajt pas çdo propagande për sy të popullit, herët e vonë bëhen publike si në këtë rast ku e ka vënë hapësirën publike në shfrytëzim të tijin personal.

Një qokë e majme kjo për Osmanin, e cila prej kohësh është vënë në rreshtin e personazheve publike, kolegë të saj që plotësojnë show-n e shtirur të Veliajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *