Fαmilja e majmύnit “bόksier” sqaron akuzat për dhυnë: E ndoqën me shkoρinj dhe gυrë!

SARANDE- Majmuni “boksier” vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës në pikun e sezonit turistik në qytetin e Sarandës. Një ditë pas lajmit se rrahu me shpulla efektivët e Policisë Bashkiake, sot është zbuluar pamja, identiteti dhe familja e majmunit të vogël tashmë të shqiptarizuar.

Plazhi “African” në Sarandë ka publikuar në rrjetet sociale një foto të majmunit që quhet Kiko dhe mohon që të jetë agresiv.

Sipas tyre, “njerëz që e ndjekin me gurë dhe shkopinj duhet të ndalojnë”, duke iu referuar indirekt reagimit të Policisë Bashkiake të Sarandës. Gjithashtu, familja që deklaron se e administron sqaron se Kiko dëshiron të eksplorojë dhe më pas kthehet vetë në shtëpi.

POSTIMI I PLOTE:

“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë.

Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij.

Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”.

Por çfarë ndodhi dje?

Mesditën e të enjtes, majmuni i vogël u arratis nga kafazi dhe qytetarët u alarmuan duke njoftuar Policinë se po shihnin një ari nëpër qytet duke lëvizur.

Në momentin që efektivët e Policisë Bashkiake u afruan për ta parë, panë se ishte një majmun dhe jo ari dhe tentuan ta kapnin.

Por në këtë çast, majmuni inteligjent iu është përgjigjur duke i goditur në zonën e fytyrës, nga ku raportohet se kanë marrë dhe dëmtime.