Gαzetarja serbe νiziton Kosovën dhe jep goditjen e fortë qeνerisë së Vυçiçit: Në Beograd na dezinformojnë, nuk ka vend për frikë pasi këtu është bυkur

Maria Cankoviq gazetarja e njohur e reportazheve për mediat serbe ka publikuar impresionet e saj nga udhëtimet në Kosovë. Bashkë me një grup tjetër serbësh, Cankoviq ka vizituar Pejën, Prizrenin, Rahovecin dhe Hoqën e Madhe.

Maria rrëfen për mikpritjen që shqiptarët e Kosovës i kanë bërë gjatë udhëtimeve të tyre dhe me plot ndjesi të bukura ajo shfaq një vlerësim gati të panjohur dhe të pa përcjellë më parë nga një serb.

Nga ana tjetër gazetarja ka guxuar të flas për një temë delicate, lidhur dhe me faktin e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku ajo tha se dizinformimi mbi Kosovën vijon. Ajo shprehet se ndihet e pa frikësuar kur vjen në Kosovë.

“Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty. Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka bërë me dije gazetarja që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.

“Nuk ka asnjë vend për frikë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *