Gυxon gazetari/ Jep emrin e ‘eksρertit’ të trαfikut të shqiptarëve drejt Anglisë: ‘Lëviz nëρër Shkodër me targa të ρersonαlizuara’!

Ditët e fundit media britanike i ka kushtuar vëmendje të veçantë emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Anglisë.

Gazetari Muhamed Veliu, i cili shumë vite ka jetuar dhe punuar në Londër, ka zbuluar “ekspertin” e trafikut të shqiptarëve në Angli.

Ai e nxjerr me emër dhe mbiemër dhe thotë se mund të gjendet, përveç rrjeteve sociale, edhe në qytetin e Shkodrës, ku siç thotë Veliu, udhëton me një makinë më targa të personalizuara.

“Shumë kolegë të medias shqiptare po më kërkojnë t’i ndihmoj me kontakte të shqiptarëve në Angli, që mund të flasin për valën e njerëzve që shkojnë me gomone në shtetin ishull.

Do t’u sugjeroja një person i quajtur Enkelejd Omi. Është i duhuri, pasi në 2015 është dënuar për trafik njerëzish drejt Anglisë. Ka ekspertizën e duhur të tregojë si funksionon trafiku etj.

E gjeni kollaj në Facebook ose rrugëve të Shkodrës ku udhëton me një makinë me targa të personalizuara. Mund të flasë edhe për politikë si një adhurues i Foltores”, shkruan Veliu.